Informacion mbi Votimet
Votimi në Mungesë
Votimi në mungesë do të thotë kur ju ndodheni jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë zgjedhjeve dhe përsëri ju lind e drejta për të votuar. Ju mund të votoni në mungesë në çdo zgjedhje Federale nëse jeni që qytetar Amerikan 18 vjeç ose më i madh dhe banoni jashtë Shteteve të Bashkuara.
Ju mund të regjitroheni dhe të kërkoni një fletë votimi në mungesë me anë të një formulari të vetëm: Regjistrim dhe Kërkesë për Fletë Votimi për të Votuar në Mungesë - Aplikim me Kartë Federale Postare(FPCA) (PDF 356.8 KB). Versioni elektronik i formularit duhet të postohet me një zarf me pullat përkatëse, ose të postohet duke përdorur zarfin e parapaguar nga Programi i Votimeve. Ky formular aplikimi pranohet nga të gjitha shtetet dhe territoret dhe është i parapaguar për t'u përdorur në postën Amerikane, duke përfshirë Sistemin Postar Ushtarak dhe Postën e Departamentit Amerikan të Shtetit. Kopjet të stampuara të formularit mund të merren në zyrën tonë ose direkt nga Programi Federal i Ndihmës për të Votuar (http://www.fvap.gov/ - në Anglisht).
Formulari juaj FPCA duhet të plotësohet, printohet, firmosur me datë dhe t'i postohet direkt zyrtarit tuaj të votimeve.
SHËNIM: Zarfet me postë të para-paguar mund t'i stamponi direkt nga faqja e internetit http://www.fvap.gov/vao/index.html. Ato duhen stampuar direkt në një zarf të bardhë (format 10) dhe NUK duhen stampuar në një fletë të bardhë dhe pastaj të ngjiten mbi zarf.
Shteti Ligjor i Banimit
Për qëllime votimi, “shteti ligjor i banimit” tuaj është shteti apo territori ku ju keni banuar për herë të fundit përpara se të largoheshit nga Shtetet e Bashkuara. Kjo i aplikohet qytetarëve me banim jashtë shtetit megjithese ju nuk mund të keni pronë apo lidhje të tjera me shtetin e fundit të banimit dhe qëllimi juaj për t'u kthyer në atë shtet është i pasigurt.
Kur të plotësoni seksionin 7 të formularit, sigurohuni të shënoni adresën e plotë të postës së banimit të fundit, duke përfshirë, rrugët rurale, numrin dhe kontenë. Kjo adresë përcakton juridiksionin tuaj të votimit.
Disa nga shtetet lejojnë fëmijët e qytetarëve Amerikan që banojnë jashtë SHBA të cilët janë qytetar Amerikan por që nuk kanë banuar kurrë në SHBA, të kërkojnë të drejtën për të votuar në shtetin ligjor të banimit të prindit të tyre si të ishte i tyri. Shikoni Listën e Shteteve që e lejojnë një gjë të tillë.
Ndihmë për t'u Regjistruar të Votoni
(Nuk është e Nevojshme të Caktoni Takim - Orari i Hapur, të Hënë deri të Premte, nga 8:00 deri 12:00 dhe nga 13:00 deri 16:00)
Nuk ka dispozita apo vende të caktuara për votime nëpër Ambasadat apo Konsullatat Amerikane. Zyrat tona mund të ndihmojnë qytetarët Amerikan në plotësimin e Formularit FPCA apo materialeve të tjera zgjedhore për shtetin e tyre përkatës, të jenë dëshmitarë në firmosjen e materialit zgjedhor (nëse kërkohet), dhe të ofrojë informacione të tjera mbi votimet. Nëse dëshironi ndihmë me këto shërbime ju duhet të paraqiteni në zyrën konsullore gjatë orarit të caktuar (8:00 me 12:00 dhe 13:00 me 16:00.)
Për më tepër, ju keni mundësinë për t'i dërguar zarfet me material zgjedhor me anë të postës diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, si alternativë e përdorimit të postës lokale. Vini re se duhet të përdorni zarfe me postë të parapaguar për këtë shërbim. Versioni i këtij zarfi mund të gjendet në adresën http://www.fvap.gov/vao/index.html. Ajo duhet stampuar direkt në një zarf të bardhë (format 10) dhe NUK duhet stampuar në një fletë të bardhë dhe pastaj të ngjiten mbi zarf. Ju mund të përdorni edhe një zarf të thjeshtë, por ju duhet të vendosni pulla Amerikane mbi to.
Zarfet mund të dorëzohen në zyrën konsullore të Ambasadës gjatë orarit të punës, nga e Hëna në të Premte, nga ora 8:00 deri më 12:00, dhe nga ora 13:00 deri më 16:00.
Të Rejat e Fundit
-
Ne Kërkojmë Mendimin Tuaj
02-04-2013: Formulari i regjistrimit për të votuar në mungesë (FPCA)(SF-76) dhe Fleta Federale e Votimit në Mungesë (FWAB)(SF-186) janë përditësuar me disa ndryshime për të rritur përdorimin e tyre në mënyrë sa më efikase. Ne kërkojmë mendimin dhe sugjerimin tuaj mbi pikpamjen teknike të formularëve.
-
Dërgimi i Fletëve të Votimit në Mungesë në Ambasadën Amerikane në Tiranë
15-10-2012: Votuesit që kanë ndërmend të dorëzojnë fletët e tyre të votimit në Ambasadën Amerikane duhet t'i dërgojnë ato brenda datës 25 Tetor 2012.
-
Plotësimi dhe Dërgimi i Fletëve të Votimit në Mungesë
01-10-2012: Çdo qytetarë Amerikan që ka kërkuar një fletë votimi në mungesë dhe ka zgjedhur mundësinë për t'a dërguar atë me faks apo email duhet t'a kenë marrë tashmnë. Ju lutemi votoni dhe ndiqni hapat për t'a kthyer votën tuaj sa më shpejt në mënyrë që t'ju numërohet.
-
Arkiva e Lajmeve në FVAP.gov (në Anglisht)
Ndihmë për të Votuar
-
Programi Federal i Ndihmës për të Votuar
Ndihmë për të votuar për anëtarët e shërbimeve me uniformë, pjesëtarëve të familjes së tyre, dhe qytetarëve Amerikanë që jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara.
-
Votimet në Mungesë për Qytetarët Amerikan Jashtë SHBA
Informacion i Departamentit Amerikan të Shtetit për votuesit jashtë SHBA.
Votimi në Mungesë
-
Fletëpalosja (PDF 417.80 KB)
Informacion mbi regjistrimin për të votuar në Anglisht dhe Shqip.
Adobe Reader
-
Shkarkoje Falas
Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF. Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”. Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.