jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Viza për në SHBA
 
  Shërbimet për Viza Informacion i Përgjithshëm Orët e Shërbimit Llotaria Amerikane Fotografia e Vizës Ftesat dhe Letrat Mbështetëse Humbja e Pasaportës me Vizë Pyetje për Vizat Formularët e Aplikimit Viza Jo-Emigruese Viza Emigruese Rezidentët e Përhershëm Ligjor

Shërbimet për Viza

Programi i Vizave të Diversitetit (Llotaria Amerikane)

Përgjithësisht

Programi i Vizave Emigruese të Diversitetit (Llotarisë Amerikane) i autorizuar nga Kongresi Amerikan, bën të vlefshëm vit për vit 50,000 viza diversiteti, nxjerrë nga përzgjedhje të rastësishme midis të gjitha hyrjeve (aplikimeve) personave që plotësojnë kërkesat strikte të përshtatshmërisë nga vende me emigracion të ulët për në Shtetet e Bashkuara.

Udhëzimet e Llotarisë së Vizave të Diversitetit

Periudha e regjistrimit në rrjet për llotarinë DV-2011 është midis orës 18:00, të datës 2 Tetor 2009, dhe orës 18:00, të datës 30 Nëntor 2009. Aplikuesit duhet të aplikojnë me Formularin Elektronik të Llotarisë DS-5501, i cili gjindet në rrjet gjatë periudhës së regjistrimit, si më lart.

• Ju lutemi lexoni Udhëzimet në Anglisht të Llotarisë DV 2011.
• Ju lutemi lexoni Udhëzimet në Shqip të Llotarisë DV-2011.

Shpërblim për Drejtësinë

Meqë po aplikoni për të shkuar në SHBA, ju lutemi merrni një moment për të vizituar programin e Departamentit të Shtetit, Shpërblim për Drejtësinë, për të parë se si mund të ndihmoni në përpjekjet e vazhdueshme për "kufij të sigurtë" dhe "dyer të hapura".

Paralajmërim për Mashtrim

Ju lutemi mbani shënim: Ka pasur shëmbuj faqesh interneti që hiqen si faqe të Qeverisë Amerikane. Disa kompany kanë kërkuar para në mënyrë që të "kompletojnë" formularit e aplikimit të llotarisë. Nuk ka asnjë tarifë për të plotësuar Formularin Elektronik të Aplikimit të Vizës së Diversitetit. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton aplikantë e llotarisë me letër, dhe JO me postë elektronike (e-mail). Për të mësuar më shumë ju lutemi lexoni informacion në Paralajmërimet e Departamentit të Shtetit dhe Paralajmërimet e Komisionit Federal të Tregtisë.

Kontrolloni Statusin e DV-2010

Deri në datën 30 Qershor 2010, aplikantët (që janë regjistruar më parë për llotarinë në webfaqen http://www.dvlottery.state.gov) kanë mundësi të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet E-DV webfaqe http://www.dvlottery.state.gov. Regjistruesit duhet të përdorin faqen e tyre të konfirmimit të stampuar gjatë regjistrimit të aplikimit në periudhën 2 Tetor 2008 deri në 1 Dhjetor 2008, për të kontrolluar statusin e tyre nëse janë përzgjedhur apo jo.

Rezultatet e Llotarisë së Vizave të Diversitetit

Rezultatet e DV 2009
Rezultatet e DV 2010


Profesionet Kualifikuese

Ligji dhe rregulloret kërkojnë që çdo aplikant i vizës së diveristetit të ketë të paktën edukimin e mesëm ose të barabartë ose të ketë, brenda pesë viteve të fundit, dy vite eksperiencë pune në një profesion që kërkon të paktën 2 vite trajnim ose eksperiencë. Për të mësuar më shumë rreth profesiovene që kualifikohen, lexoni pikën 13Udhëzimeve të Vizave të Diversitetit dhe faqen e Internetit Lista e Profesioneve.

Informacione Shtesë

Informacion mbi Qendrën Konsullore të Kentucky (QKK)

 



Faqja e rishikua në datën: 14 Tetor 2009, në orën: 13:25

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!