Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Shërbimet për Vizë

Të Reja Mbi Vizat

  • DV-2016 Logo
    Lotaria DV-2016

    01-10-2014: Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2016 fillon sot më 1 tetor 2014, në orën 12:00 në mesditë, dhe do të mbyllet të hënën, më 3 nëntor 2014, në orën 12:00. 

  • Stema e Tarifave Konsullore
    Njoftim i Rëndësishëm - Tarifat e Reja të Aplikimeve

    04-09-2014: Tarifat e aplikimeve për viza jo-emigruese dhe emigruese për disa kategori do të ndryshojnë më 12 shtator 2014. Tarifat për kategoritë e njohura, të tilla si vizat turistike B1/B2 dhe vizat studentore F-1 nuk do të kenë ndryshim. Megjithatë, tarifat për vizat e fejesës K-1, tarifat e paguara nga sponsorët për vizë emigrimi në SHBA, dhe për disa kategori të tjera vizash jo-emigruese, do të ndryshojnë pak. 

  • Llotaria Amerikane DV-2014
    Njoftim i Rёndёsishёm pёr tё Pёrzgjedhurit e Programit tё Vizave tё Lotarisё DV-2014

    15/07/2014: Të përzgjedhurve për Programin e Shumëllojshmërisë DV-2014 u bëhet me dije se vizat pёr aplikantёt e DV-2014 nuk mund tё lёshohen pas datës 30 shtator 2014.  

  • Njoftim: Procesi i Ri Elektronik për Formën I-94
    Njoftim: Procesi i Ri Elektronik për Formën I-94

    8/5/2013: Duke filluar nga data 30 prill deri më 25 maj 2013, zyra e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve (CBP) do të nxjerrë në qarkullim një proces të ri elektronik të Formës I-94 në portet e hyrjes ajrore dhe detare. Nën procesin e ri të CBP-së, një zyrtar i CBP-së do të pajisë çdo udhëtar që lejohet të hyjë me një vizë jo-emigrimi, me një vulë të pranimit të tyre në pasaportë. CBP nuk do të lëshojë më Formën I-94 në letër pas hyrjes në SHBA, përveç disa përjashtimeve.  Mësoni më shumë (në Anglisht) »

  • Ndryshim i Ardhshëm
    Tarifë e Re nga Emigracioni Amerikan për Emigrantët

    10-01-2013: Duke filluar nga data 1 shkurt 2013, të gjithë individët që i'u është lëshuar një vizë emigracioni pas kësaj date, duhet të paguajnë tarifën e emigrantit prej 165 dollarësh përpara se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. 

  • 2 Pasaporta Shqiptare
    Informacion pёr Aplikantёt e Vizave, Zotërues tё Pasaportave Shqiptare jo Biometrike

    17-01-2012: Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane nё Tiranё njofton tё gjithё aplikantёt e vizave, zotërues tё pasaportave Shqiptare jo biometrike, qё duke filluar menjёherё, vizat Amerikane nuk do tё vendosen mё nё pasaportat Shqiptare jo biometrike. 

  • Vigjilencë ndaj Mashtrimeve
    Kujdes me Mashtrimet e Llotarisë

    01-02-2011: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Llotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. 

Udhëtimi dhe Turizmi në SHBA

  • Udhëtim dhe Turizëm në SHBA

Vendndodhja e Ambasadës

Pyetje të shpeshta

  • Pyetje të Bëra më Shpesh
    Pyetje Rreth Vizave

    Të interesuarit kanë mundësi që të marrim informacion nëse kanë pyetje mbi llojet e ndryshme të vizave dhe procedurat që ata duhet të ndjekin.

Pyesni Konsullin

  • Pyesni Konsullin

    “Pyesni Konsullin” është një përzgjedhje përgjigjesh të përgatitura nga Seksioni Konsullor i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila mbulon një mori temash me interes për qytetarët Shqiptarë të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara.  Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe në kohë.

Adobe Reader

  • Shkarkoje Falas
    Shkarkoje Falas

    Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF.  Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”.  Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.