TETOR 2009
Porgy and Bess Premierë në Shqipëri
Vepra më e mirë e Xhorxh Gershuin, “Porgy dhe Bess,” u realizua për herë të parë në Shqipëri, me mbështetjen financiare të Ambasadës Sh.B.A.. Kjo histori guximi dhe vlerash Amerikane u ndalua nga ish-regjimi komunist si e papërshtatëshme për publikun shqiptar, e madje edhe ata që guxuan ta përmendin si vepër u ndëshkuan. Këtë muaj, ekuilbiri u rivendos me hapjen e kësaj premiere nga Ambasadori John Withers, prezenca e Kryeministrit Sali Berisha dhe salla e operas e mbushur plot. Artistët vendas dhe ata Amerikanë realizuan një produksion mjaft emocionues të “Porgy and Bess” që reflektonte Amerikën e fillim-viteve 1930 dhe Shqipërinë post-tranzicion. Shkëmbime të tilla kulturore përfitojnë nga tradita e fortë e ekselencës muzikore dhe teatrore shqiptare, duke ofruar një mjet të rëndësishëm për të shkuar sa më pranë të rinjve. Shfaqja u mbulua dhe u komentua gjerësisht dhe me entuziazëm nga media.
USAID Pikat kryesore të Konferencës për Politikat, Programin për Gratë në Shqipëri.
Aktivistët për të drejtat e grave, punonjës të pushtetit lokal dhe qendror, si dhe gra nga biznesi, u takuan sot në një konference kombëtare në Tiranë me temë “Fuqizimi i Grave në Shqipëri: Një strategji për Zhvillim Gjithëpërfshirës”. Konferenca u mbështet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) dhe u organizua nga shoqata e grave “Refleksione”. Në fjalën e saj, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Shqipëri, Znj. Roberta Mahoney, inkurajoi qeverinë të përkushtojë më shumë burime njerëzore dhe financiare në mbështetje të programeve dhe institucioneve për gratë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bamir Topi, në fjalën e tij bëri thirrje për eleminimin e pabarazisë gjinore si një strategji efektive dhe kyçe në progresin e Shqipërisë drejt integrimit në Komunitetin Europian. Pjesëmarrësit diskutuan strategjitë për transformimin e ligjeve dhe dokumentave në veprime konkrete prej të cilave mund të përfitojnë gratë dhe vajzat e gjithë Shqipërisë për të dhënë kontributin e tyre për një shoqëri më të mirë.
Raporti i Departamentit te Shtetit mbi Lirine Fetare ne Bote, SHQIPËRIA (26 Tetor 2009)
Kushtetuta garanton lirinë e fesë dhe ligje dhe politika të tjera kontribuan për ushtrimin e lirë të fesë.
Qeveria përgjithësisht respektoi liritë fetare në praktikë. Nuk pati ndryshim në statusin e respektimit për lirinë fetare nga qeveria gjatë periudhës së raportimit.
Nuk pati raportime për abuzime apo diskriminim shoqëror mbi bazë identifikimi, besimi, apo ushtrimi fetar.
Qeveria e Sh.B.A. diskuton mbi lirinë fetare si pjesë e politikës së saj të përgjithshme për të mbështetur të drejtat e njeriut. (raporti i plote)
Fjala e Ambasadorit të Sh.B.A. Uidhers Konferencë mbi Integritetin (23 Tetor 2009)
Jam i nderuar në prani të Presidentit Moisiu, Presidentit Meidani, Gjykatësit Kondi, si dhe mikut tim të dashur Roxher Sherrard e gruas së tij Katu.
Koncepti i zhvillimit të një konference mbi integritetin është si i thjeshtë ashtu edhe i thellë. Duket një koncept aq i qartë, jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo vend në botë.
Siç ka thënë Ajnshtajni, idetë më të mira janë më të thjeshtat. Dhe më të thjeshtat shpesh janë vepra të gjenive.
Integriteti është një fjalë që e dëgjojmë shpesh, por hera-herës mund të jetë e vështirë ta përkufizosh. (fjala e plote)
Ambasada Sh.B.A Financon Rinovimin e Qendrës Shëndetësore në Bregu i Lumit, Shkodër
Në 15 tetor, Nënkolonel Martin Perryman nga Zyra e Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Ambasadës Sh.B.A, së bashku me autoritetet vendore, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të punimeve në Qendrën Shëndetësore në Bregu i Lumit, në rrethin e Shkodrës.
Komanda Europiane e Sh.B.A, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Ambasadës Sh.B.A, rinovoi Qendrën Shëndetësore në Bregu i Lumit në rrethin e Shkodrës, me një fond prej 450.000 Dollarësh. Ky rinovim u bë i mundur nëpërmjet fondeve të Ndihmës Humanitare të ODC (Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen).
Rinovimi i Qendrës Shëndetësore është pjesë e nismës për të promovuar një sistem të qëndrueshëm shëndetësor në Shqipëri.
Punimet përfshijnë çati, mure dhe kate të reja për Qendrën. Brenda në ndërtesë u rinovuan tërësisht dyshemeja dhe tualetet. Projekti do t’iu japë mundësinë banorëve të Bregut të Lumit për të pasur një shërbimin më të mirë shëndetësor.
Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje e Shteteve të Bashkuara ka dhënë ndihmë humanitare për Shqipërinë që nga vitit 1999. Projekte të tjera kanë përfshirë pajisje, rindërtime shkollash dhe qendrash mjekësore, zhvillim të sistemeve të ujit të pijshëm për qytetarët shqiptarë.
Komanda e Sh.B.A për Europën dhuron furnizime dhe pajisje për Qendrën Shëndetësore Rajonale të Këlcyrës, Përmet
Në 9 tetor 2009, Komanda e Sh.B.A për Europën, nëpërmjet Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje të Ambasadës Amerikane, dhuroi për Qendrën Shëndetësore Rajonale në Këlcyrë të Përmetit, furnizime dhe pajisje mjekësore me vlerë 59.000 dollarë. Kjo Qendër Shëndetësore i shërben 12.000 banorëve që jetojnë në këtë zonë. Dhurimi synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit shëndetësor që u jepet qytetarëve shqiptarë.
Zyra e Sh.B.A për Bashkëpunim në Mbrojtje ka siguruar asistencë humanitare për Shqipërinë që në vitin 1999. Projekte të tjera kanë përfshirë furnizime, rindërtime shkollash dhe qendrash mjekësore dhe zhvillimi i sistemeve të ujit të pijshëm.
Presidenti Barak Obama fiton çmimin Nobel për Paqen
Komiteti i çmimeve Nobel deklaroi në 9 Tetor se fituesi i çmimit Nobel për Paqen për vitin 2009 është Presidenti i Sh.B.A Barak Obama, për përpjekjet e tij për të kufizuar rezervat e armëve bërthamore dhe për punën mbi paqen në botë. I pari Afro-Amerikan që drejton zyrën më të lartë të vendit, Presidenti Obama ka bërë thirrje për çarmatosje dhe ka punuar për të rinisur proçesin e paqen në Lindjen e Mesme që nga janari kur nisi punën në zyrën e Shtëpisë së Bardhë. Komiteti i çmimit Nobel vlerësoi Presidentin “për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në forcimin e demokracisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis njerëzve.” Urime Presidenti Obama!