Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Viza Studentore

Aplikantët për Viza F-1 ose M-1 Studimi

Një student që dëshiron të marrë pjesë në një universitet apo institucion tjetër akademik në Shtetet e Bashkuara i duhet një vizë studenti (F-1).  Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në një institucion profesional ose jo-akademik i duhet një vizë studenti M-1.  Mbajtësit e vizës (B-2) e kanë të ndaluar të studiojnë me kohë të plotë studimi.

Vizat Akademike F-1

Një student që dëshiron të marrë pjesë në një universitet apo institucion tjetër akademik në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë shkollat ​​fillore dhe të mesme, apo një program trajnim gjuhe i duhet një vizë F-1.  Seksioni 214 (l) i Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë (INA), ndalon lëshimin e vizave F-1 për studentët që po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur shkollat ​​publike fillore (klasat K deri në 8, afërsisht moshat 5 deri në 14 vjeç) dhe programet arsimore të financuara publikisht për të rriturit siç janë klasat e gjuhëve të huaja.  Studentët që aplikojnë për vizat F-1 për të marrë pjesë në shkollat ​​publike të mesme (klasat 9 deri në 12, afërsisht moshat 14 deri në 18 vjeç) janë të kufizuar në një maksimum prej 12-muaj shkollë të mesme publike me vizën F-1 dhe duhet të dëshmojnë se pagesa është bërë e plotë për arsimimin e tyre përpara se viza e tyre të procesohet.  Studentët që ndjekin shkollat ​​private fillore dhe 8-vjeçare nuk preken nga ky rregull.  Studentët që pranohen nga institucionet akademike do të marrin nga shkolla Formularin I-20A-B, Certifikata e Pranueshmërisë për Statusin e Studentit Jo-emigrues për Studentët Akademik dhe të Gjuhës (F-1).

Vizat Jo-Akademike (M-1)

Në qoftë se ju shkoni në SH.B.A. për turizëm, por dëshironi që të ndiqni një kurs studimi më pak se 18 orë në javë, ju mund ta bëni këtë duke marrë një vizë vizitori që mund ta merrni në konsullatën përkatëse të SH.B.A. Në qoftë se kursi i studimit është më shumë se 18 orë në javë, juve do ju duhet një vizë studenti. Ju lutemi lexoni informacionin në këtë faqe për dijeni të përgjithshme se si të aplikoni për një vizë studenti F-1 ose M-1. Për më shumë informacione përsa i përket mundësive për të studiuar në SH.B.A. ju mund të vizitoni faqet e Internetit të krijuar nga Departamenti i Shtetit: “Edukimi në SH.B.A” ose faqen e “Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore” - informacionet në këto faqe janë në Anglisht.

Duhet të keni parasysh që Qershori, Korriku dhe Gushti janë muajt më të zënë në zyrën tonë konsullore, përsa i përket intervistave për viza. Studentët duhet të planifikojnë të bëjnë kërkesën shumë kohë përpara se të aplikojnë për një intervistë vize.

Kur më duhet të aplikoj për vizën time të studentit?

  • Studentët janë të inkurajuar të aplikojnë për vizat e tyre shumë kohë përpara procesimit të aplikimit të tyre për vizë.
  • Zyrtarit Konsullor do ti duhet të ketë qartësi maksimale bazuar nga lloji i kursit të mësimit dhe të kombësisë të studentit. Kjo mund të marrë shumë kohë. Për më shumë informacion për aplikantët që mund të kenë kërkesa speciale shtesë vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Procedura të veçanta të përpunimit të Visave”. - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.
  • Studentët duhet të mbajnë shënim që konsullatat janë në gjendje të lëshojnë vizën tuaj të studentit 120 ditë a më pak, më përpara datës së regjistrimit të kursit të studimit.. Në qoftë se ju aplikoni për vizën 120 ditë përpara datë së fillimit apo të regjistrimit, ashtu si është shkruar edhe në Formularin I-20, konsullata do të mbajë aplikimin tuaj derisa të jetë në gjendje të lëshojë vizën. Zyrtarët konsullor do ta përdorin këtë kohë për të kontrolluar më mirë aplikimin për ndonjë dokument shtesë që mund të kërkohet. SHËNIM: Kjo gjë aplikohet vetëm për studentët që hyjnë në SHBA për herë të parë me këtë lloj vize.
  • Sipas rregullores së Departamentit të Sigurisë Kombëtare kërkohet që të gjithë studentët fillestar, të hyjnë në SH.B.A. jo më shumë se 30 ditë përpara datës së fillimit të kursit të studimit që ndodhet në Formularin I-20. Ju lutemi konsiderojeni këtë datë me kujdes kur planifikoni udhëtimin tuaj për në SH.B.A.
  • Një student i cili kërkon të hyjë në SH.B.A. më herët (më shumë se 30 ditë përpara datë së fillimit të kursit të studimit), duhet të kualifikohet dhe të marrë një vizë vizitori. Një shënim i veçantë do të shkruhet në vizën e studentit dhe mbajtëisi vizës duhet t'ia bëj të qartë inspektorit të emigracionit në hyrje të SH.B.A. qëllimin për të studiuar. Përpara se te fillojë studimet, ai ose ajo duhet të marrin një ndryshim klasifikimi, duke plotësuar Formularin I-506, Aplikim për ndryshim të Sttatusit të Jo-Emigrimit, gjithashtu ti paraqesë, Formularin I-20, Zyrës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare ku aplikacioni është bërë. Duhet të jeni në dijeni që duhet bërë një pagesë prej 140.00 Dollarësh për këtë proces, dhe që personi nuk mund të nisë studimet derisa ndryshimi i klasifikimit të miratohet.

Për më shumë informacion mbi vizat e studentëve ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat Studentore” - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën Angleze.

Për informacion se çfarë dokumentacioni të paraqisni gjatë aplikimit për vizë, ju lutemi lexoni “Dokumentacioni Për Vizat e Studentëve”.