Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Sistemi Përzgjedhës i Shërbimit Ushtarak
 

Sistemi i Përzgjedhës të Shërbimit Ushtarak Amerikan (SPSHU) është një agjenci e pavarur federale.  Kjo nuk është pjesë e Departamentit të Mbrojtjes, por ajo ekziston për t'i shërbyer nevojave emergjente të ushtrisë Amerikane duke rekrutuar njerëz të pastërvitur, ose personel me aftësi profesionale të kujdesit shëndetësor, nëse urdhërohet nga Kongresi dhe Presidenti Amerikan në një krizë kombëtare.  Misionet e saj statutore përfshijnë gjithashtu të qenit të gatshëm për të administruar një program alternativ të shërbimit, në vend të shërbimit ushtarak, për meshkuj të klasifikuar si kundërshtar të ndërgjegjshëm të këtij shërbimi.

Oficerët konsullorë në Ambasadën Amerikane në Tiranë ndihmojnë SPSHU me programin e saj të regjistrimit duke pranuar formularët e regjistrimit në postin tonë në emër të PSHU-së.

Kush Duhet të Regjistrohet?

Me disa përjashtime, të gjithë meshkujt qytetarë Amerikanë (duke përfshirë edhe personat me dy-shtetësi) dhe të gjithë meshkujt e huaj që banojnë në Shtetet e Bashkuara dhe territoret e saj duhet të regjistrohet brenda 30 ditëve që nga dita që mbushin 18 vjeç.  Ju lutemi shikoni tabelën e dhënë në faqen e Internetit të SPSHU “Kush Duhet të Regjistrohet” për të mësuar më shumë.

Si të Regjistrohemi?

  • Në Internet: SPSHU këshillon se mënyra me e lehtë dhe më e shpejtë për t'u regjistruar është nëpërmjet Internetit në faqen zyrtare të SPSHU.  Nëse jeni një mashkull qytetar Amerikan, nga mosha 18 deri në 25, dhe jetoni jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju mund të regjistroheni me Shërbimet Ushtarake duke plotësuar formularin e dhënë në faqen e Internetit të SPSHU “SU Regjistrimi nga Jashtë.”

    Ju duhet të keni një Numër Sigurimesh Shoqërore për t'u regjistruar dhe duhet të jeni të paktën 17 vjet e 3 muaj (nëse nuk keni mbushur moshën e regjistrimit, ju do të regjistroheni nga SPSHU kur të mbushni moshën 18 vjeç).  Brenda 3 javëve pas regjistrimit, ju do të merrni me postë Njoftimin e Regjistrimit.  Ju mund të verifikoni numrin tuaj të regjistrimit në Internet duke vizituar faqen e Internetit të SPSHU “Kontrolli i Regjistrimit”.
  • Në Ambasadë: SPSHU rekomandon fuqimisht përdorimin e Internetit për t'u regjistruar, gjithsesi, kur kjo nuk është absolutisht e mundshme, zyrtari konsullor i emëruar si regjistrues nga SPSHU, mund t'ju regjistrojë me anë të një formulari dhe të verifikojë nështetësinë tënde Amerikane.


Si të Raportojmë Ndryshim Adrese?

Pasi të regjistroheni, ju jeni i detyruar të njoftoni SPSHU brenda 10 ditëve nga çdo ndryshim informacion që keni dhënë në kartën e regjistrimit, si përshëmbull ndryshim adrese.  Ju duhet të raportoni ndryshimet deri në 1 Janar të vitit që ju mbushni 26 vjeç.  Ju duhet të përdorni formularin në Internet për ndryshim adrese, në faqen e Internetit të SPSHU.

Çfarë Ndodh Nëse Unë Nuk Regjistrohem?

Regjistrimi është ligj.  Nëse ju dështoni për t'u regjistruar, ju mund të akuzoheni dhe dënoheni, dhe të ballafaqoheni me një gjobë deri në 250,000 dollarë dhe/ose me burgim deri në 5 vjet.  Edhe në qoftë se nuk akuzoheni, nëse ju dështoni për t'u regjistruar me Shërbimet Përzgjedhëse përpara se të mbushni moshë 26 vjeç, ju mund të vëreni se disa dyer do të jenë mbyllur përgjithnjë.  Vizitoni faqen e Internetit të SPSHU “Përfitimet dhe Programet e Lidhura me Regjistrimin” për të mësuar më shumë.

Sistemi i Përzgjedhjes

  • Stema e Sistemit të Përzgjedhjes së Shërbimit Ushtarak
    Vizitoni Faqen e Internetit

    Misioni i Shërbimit të Përzgjedhjes është që të përgatitet të sigurojë personel të trajnuar dhe të patrajnuar për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në rast të një emergjence kombëtare dhe të përgatitet për të zbatuar një Program Alternativ të Shërbimit për të regjistruarit e klasifikuar si kundërshtar të ndërgjegjshëm.

Kalendari Elektronik

  • Imazh i një kalendari me një datë të rrethuar me laps.
    Caktoni Takimin

    Përpara se të caktoni takimin, ju lutemi sigurohuni që keni lexuar të gjithë informacionin e kërkuar në mënyrë që të aplikoni për këtë shërbim.  Vini re se asnjë pyetje për çështje vizash do të adresohet gjatë orarit të Shërbimeve të Qytetarëve Amerikan.  Për të caktuar një takim, ju lutemi shtypni në imazh ose në titull.