Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Sigurimet Shoqërore

Administrata e Sigurimeve Shoqërore

Administrata Amerikane e Sigurimeve Shoqërore (SSA) jep shërbime përmes një rrjeti mbarëkombëtar të mbi 1.400 zyrave që përfshijnë zyrat rajonale, zyrat në terren, qendra të kartave, qendra shërbimesh telefonike, qendra përpunimi, zyrat e dëgjimit, Këshilli i Ankesave, si dhe partnerët e Shteteve dhe territoreve, Shërbimet e Përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar.  SSA gjithashtu kanë një prani të gjerë në Ambasadat Amerikane nëpër botë.  Megjithatë, SSA nuk ka një prani të sajën në Ambasadën Amerikane në Tiranë apo diku tjetër në Shqipëri.

Për një listë të shërbimeve të sigurimeve shoqërore, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të SSA mbi “Pyetjet e Bëra më Shpesh - në Anglisht”.

Pagesat Tuaja kur ju Ndodheni Jashtë Shteteve të Bashkuara

Informationi i dhënë në faqen e Internetit të SSA “Pagesat Tuaja kur ju Ndodheni Jashtë Shteteve të Bashkuara (PDF 428.61 KB - në Anglisht)” shpjegon se si mund të ndikohen pagesat tuaja gjatë qendrimit jashtë Shteteve të Bashkuara.  Gjithashtu ju tregon se çfarë ju duhet për të raportuar në mënyrë që SSA të sigurehet që ju të merrni të gjitha pagesat e Sigurimeve Shoqërore që ju përkasin.

Aplikimi për një Kartë Sigurimesh Shoqërore - Formulari SS-5-FS

“Aplikimi për një Kartë Sigurimesh Shoqërore”, Formulari SS-5-FS (PDF 206.11 KB) është një formular që duhet plotësuar nëse ju nuk keni pasur kurrë një numër sigurimesh shoqërore më përpara, ose nëse keni nevojë për një dublikatë ose të korigjoni atë.  Mund të përdorni këtë formular nëse jetoni jashtë Shteteve të Bashkuara ose jeni duke aplikuar për një numër apo kartë në emër të një fëmije që jeton jashtë Shteteve të Bashkuara.  Për të aplikuar në zyrën tonë, ju lutemi kërkoni një takim duke dërguar një email në adresën acstirana@state.gov.

Raportoni Ndryshimin e Adresës

Nëse ju merrni përfitime nga SSA dhe keni vendosur të jetoni në Shqipëri përfundimisht, ju duhet të plotësoni formularin e ndryshimit të adresës, SSA-21 (PDF 755.77 KB) dhe duhet ta dorëzoni atë në zyrën konsullore të Ambasadës Amerikane në Tiranë.  Ju mund të kërkoni një takim duke dërguar një email në adresën acstirana@state.gov.

Depozitë Direkte Ndërkombëtare e Pagesave

Nëse banoni në Shqipëri, ju mund të dëshironi që pagesat e Sigurimeve Shoqërore të dërgohen direkt nëpërmjet llogarisë bankare tuajën në një institucion financiar në Shqipëri.

Ka disa avantazhe të depozitës direkte.  Ju nuk duhet të shqetësoheni kurrë nëse çeku juaj vonohet nga posta, humbet apo vidhet.  Me depozitën direkte ju merrni pagesat tuaja shumë më shpejtë se të pagueni me çek.  Ju gjithashtu shmangni burokracitë bankare për ta kthyer çekun në para.

Për t'u regjistruar për depozitë direkte, ju duhet që të keni marrë paraprakisht përfitimet nga të ardhurat e Sigurimeve Shoqërore dhe të keni një llogari bankare në Shqipëri në LEK.

Mënyra më e lehtë për t'u regjistruar për depozitë direkte është të na dërgoni një email në adresën acstirana@state.gov ku të kërkoni një takim për këtë çështje.  Sapo që ne t'ju kemi caktuar takimin, ju duhet të përgatiteni për të na dhënë informacionin si më poshtë.

Hapni një llogari bankare në LEK dhe kërkoni nga punonjësi i bankës që të plotësojë formularin SSA-1199 (PDF 247.63 KB).  Nëse banka nuk mundet ta plotësojë, atëhere merrni informacionin e mëposhtëm në lidhje me llogarinë tuaj:

Numri IBAN:
Kodi SWIFT:
Lloji i Llogarisë:

Të Rejat e Fundit

Administrata e Sigurimeve Shoqërore

  • Logoja e Administradës së Sigurimeve Shoqërore
    SSA.gov

    Merrni ose zëvendësoni një Kartë Sigurimesh Shoqërore, aplikoni për përfitime pensioni ose paaftësie për punë, aplikoni për kujdes mjeksor ose përfitime të tjera, duke vizituar faqen e Internetit të Administratës së Sigurimeve Shoqërore.

Departamenti i Thesarit

Caktoni Takimin

  • Imazh i një kalendari me një datë të rrethuar me laps.
    Vetëm të Martave

    Përpara se të kërkoni për të caktuar një takimin, ju lutemi sigurohuni që keni lexuar të gjithë informacionin e kërkuar.  Vini re se pyetjet për çështje vizash NUK do të adresohen gjatë orarit të këtij shërbimi dhe do t'ju kërkohet që të largoheni.  Për të caktuar një takim për këtë shërbim, ju lutemi dërgoni një email në adresën acstirana@state.gov duke sqaruar me detaje arsyen përse e kërkoni takimin.

Adobe Reader

  • Shkarkoje Falas
    Shkarkoje Falas

    Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF.  Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”.  Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.