SHTATOR 2009
Deklaratë e Presidentit me rastin e Bajramit (20 Shtator, 2009)
Teksa myslimanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të gjithë botën mbyllin muajin e Ramazanit dhe festojnë Bajramin, unë dhe Michelle dëshirojmë që të përcjellim urimet tona personale në këtë gëzim festiv. Bajrami është momenti për të festuar 30 ditë dhe netë përkushtimi. Por edhe në një rast të tillë festiv, myslimanët kujtojnë ata që janë më pak fatlumë, përfshirë ata që goditen nga varfëria, uria, konfliktet dhe sëmundjet. Përgjatë gjithë muajit, myslimanët mbledhin dhe shpërndajnë sadakanë në mënyrë që të gjithë myslimanët të marrin pjesë në këtë ditë festimesh. Ashtu siç e thashe edhe në Kajro, administrata ime po punon për të bërë të mundur që myslimanët të kenë mundësinë që të përmbushin detyrimet e tyre bamirëse jo vetëm gjatë Ramazanit, por përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë të bekuar, në emër të popullit Amerikan, ne urojmë myslimanët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë botës! Eid Mubarak.
Konferenca e USAID Ndihmon Qytetet Shqiptare
Qytetet në të gjithë Shqipërine po zbatojnë ide novatore për të nxitur qeverisjen e mirë, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve dhe për të qenë sa më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Këtë javë USAID organizoi një konferencë dy ditore per t’u njohur me praktikat më të mira të përdorura nga 65 bashki e komuna. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dhe Drejtoresha e Misionit te USAID në Shqipëri, Znj. Roberta Mahoney mbajtën fjalën e hapjes. Programi i Qeverisjes Vendore në Shqipëri (LGPA) i Agjencisë për Zhvillimin Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) punon me dhjetë bashki në të gjithë Shqipërinë me qëllim që të mbështesë zhvillimin e ekonomisë vendore, të përmirësojë qeverisjen dhe të forcojë pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe sektorit privat në zhvillimin vendor. Bashkitë partnere të LGPA-së janë Fieri, Fushë Kruja, Gramshi, Himara, Korça, Kukësi, Lezha, Librazhdi, Pogradeci dhe Shkodra.
DEKLARATË E AMBASADËS SË Sh.B.A.
Raporti i ODIHR mbi Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri (16 Shtator 2009)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë me kënaqësi publikimin më 14 shtator nga Zyra për Institucione Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të OSBE-së të raportit përfundimtar mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri. Mirëpresim përmirësimet e bëra në krahasim me zgjedhjet e kaluara të përshkruara në raport, siç është kuadri i përmirësuar ligjor dhe procesi i regjistrimit të votuesve. Këto fusha shënuan përmirësim të prekshëm në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Raporti i ODIHR gjithashtu identifikoi mangësi. U shënuan probleme lidhur me numërimin dhe regjistrimin e votave, si edhe me anshmërinë e medias për partitë kryesore politike. Po ashtu, ODIHR nxjerr në pah veprime dhe presione problematike nga partitë politike dhe qeveria gjatë fushatës elektorale.
Nxisim qeverinë shqiptare dhe të gjitha partitë politike shqiptare që ta shfrytëzojnë këtë raport dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të punuar me qeverinë shqiptare, OSBE-në dhe Bashkimin Europian për t’u marrë me fushat e shënuara për përmirësim.
Zyra e Marrdhenieve me Publikun Mirepret Anetaret e Komunitetit Mysliman per Mbremjen e Vecante te Iftarit
Ne nje atmosfere te ngrohte dhe miqesore , nente anetare te Komuniteteve Myslimane te Durresit, Shkodres dhe Tiranes I jane bashkuar anetareve te stafit te Zyres se Mardhenieve me Publikun prane Ambasades se ShBA per te marre pjese ne mbremjen e djeshme te Iftarit organizuar ne Naten e Kadrit. Sipas tradites Myslimane, gjate muajit te Ramazanit, Nata e Kadrit eshte me e vecanta per agjerim. Ne kete nate, besimtaret myslimane zakonisht qendrojne ne shtepi me familjaret e tyre. Anetaret e stafit te Zyres se Mardhenieve me Publikun jane ndjere vertete te nderuar kur mesuan se te ftuarit kishin zgjedhur te kalonin ne shoqerine e tyre mbremjen e Iftarit ne naten e Kadrit. Darka e organizuar ne Rezidencen e Ambasadorit mblodhi ne naten e vecante te Kadrit drejtues, mesues dhe nxenes te Medreseve te cilet kane punuar me Projektin per Edukimin Qytetar, pjese e Programit te Komisionit per Demokraci.
Ambasada Amerikane Financon Rinovimin e Shkolles Elementare ne Kucove
Sot, në 14 shtator, e Ngarkuara me punë Deborah Jones, kreu i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje (ODC) Martin Perryman dhe drejtori i zyrës për Asistencë Humanitare i EUCOM (Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara) Charles Brady, iu bashkuan autoriteteve lokale në ceremoninë e inagurimit për përfundimin e projektit të asistencës humanitare financuar nga Shtetet e Bashkuara, në qytetin e Kuçovës. (njoftim i plote)
Ambasada Nderon Ditën e Patriotit
Në një ceremoni solemne në orën 8:46 të mëngjesit në 11 Shtator, stafi i ambasadës zyrtarisht përkujtoi Ditën e Patriotit dhe Ditën Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit. Pas uljes së flamurit në gjysëm shtizë, të gjithë mbajtën një moment heshtje për të nderuar viktimat e 11 Shtatorit, 2001.
Zyra e Mardhënieve me Publikun sponsorizon diskutimin mbi zhvillimin e Komunitetit Myslyman
Më 8 Shtator, përfaqësues të Komunitetit Myslyman Shqiptar dhe organizatave jo-qeveritare vendase morrën pjesë në një video conference mbi organizimin e komunitetit me specialistin nga SH.B.A. Taleb Salhab, Drejtor pranë Qendrës së Komunitetit Arab për Shërbimet Ekonomike dhe Sociale (ACCESS). Aktiviteti u organizua nga Zyra e Mardhënieve me Publikun për të nderuar Muajin e Shenjtë të Ramadanit. Diskutimi, i moderuar nga Shefja në detyrë e Zyrës së Mardhënieve me Publikun Leigh Rieder, mbuloi një gamë të gjerë çështjesh, nga sfidat e integrimit të myslymanëve në shoqëri, roli i shkollave fetare në ndërtimin e komuniteteve, e deri tek bashkëpunimi ndërfetar. Diskutimi krijoi premisa për një komunikim dhe bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet komuniteteve myslymane Shqiptare dhe Amerikane në të ardhmen.