Qëndrimi në Shqipëri
Sqarim: Hyrja dhe qëndrimi në Shqipëri është nën juridiksionin e qeverisë Shqiptare dhe informacioni i dhënë më poshtë është subjekt për t'u ndryshuar. Pyetje ku përfshihet interpretimi i ligjeve dhe rregullave Shqiptare duhen adresuar nëpërmjet këshillimit ligjor vendas. Informacioni i mëposhtëm përmbledh pjesë nga Ligji Shqiptar Nr. 5595, i datës 17 Korrik 2008 “Për të Huajt”. Megjithatë, procedurat që aplikohen janë nën autoritetin dhe kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit, pranë Policisë së Shtetit Shqiptar, dhe si i tillë ju duhet të interesoheni drejtpërdrejtë me këtë drejtori për informacion më të detajuar.
Hyrja në Republikën e Shqipërisë
Hyrja në Republikën e Shqipërisë bëhet në një pikë kufitare (Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, Porti Detar i Durrësit, Pikat e Kalimit Kufitar Tokësor, etj). Nëse ju hyni në Shqipëri, si qytetar Amerikan, duhet të keni një pasaportë Amerikane të vlefshme për të paktën 6 muaj nga data e hyrjes në Shqipëri. Pasaporta vuloset me datën e mbërritjes nga Zyrtari i Policisë së Kufitirit dhe Migracionit (PKM). Është e rëndësishme që të kontrolloni nëse PKM e ka vulosur saktë pasaportën tuaj me datën e hyrjes. Kjo ju lejon të qëndroni në Shqipëri për 90 ditë brenda periudhës 180-ditore. (Shënim: Qytetarët Amerikan që planifikojnë të qëndrojnë më shumë se 30 ditë duhet t'i referohen informacionit të mëposhtëm). Përveç një pasaporte të vlefshme, PKM mund të kërkojë që të keni një ose më shumë nga dokumentat që vijojnë:
- Një letër ftese nga pritësi në Shqipëri;
- Biletë Kthimi;
- Konfirmimi i strehimit;
- Leje pune;
- Mjete të mjaftueshme financiare për të qëndruar në Shqipëri (shuma aktuale është 50 euro në ditë, duke treguar para/kesh ose karta krediti);
- Certifikata origjinale ndërkombëtare të vaksinimit nëse ju vini nga vende të prekura nga sëmundje ose epidemi.
Autoritetet e PKM në pikën hyrëse kufitare mund t'ju a refuzojnë hyrjen në Shqipëri nëse nuk përmbushni kushtet e ligjit Shqiptar. Nëse ju u refuzohet hyrja, keni të drejtën e ankesës ndaj refuzimit të hyrjes brenda 5 ditëve, në rrugë administrative, me strukturat e larta të autoritetit përkatës të PKM.
Nëse ju Dëshironi të Qëndroni mbi 30 Ditë
Nëse ju, si qytetar Amerikan, dëshironi të qëndroni më shumë se 30 ditë në Shqipëri, duhet të paraqiteni personalisht në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për të regjistruar adresën tënde lokale.
Nëse ju Dëshironi të Qëndroni mbi 90 Ditë
Nëse ju, si qytetar Amerikan, dëshironi të qëndroni më shumë se 90 ditë në Shqipëri, duhet të aplikoni për një leje qëndrimi Shqiptare. Brenda 60 ditëve nga data e hyrjes në Shqipëri, ju duhet të depozitoni një kërkesë për një leje qëndrimi personalisht në zyrat e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit me judiksion mbi adresën tuaj të banimit. Për të miturit, duhet të aplikojë njëri nga prindërit. Autoritetet lokale do të përfundojnë së përpunuari dhe do t'ju japin një leje qëndrimi të përkohshme.
Vlefshmëria e një leje qëndrimi varion:
- Tre muaj, gjashtë muaj, ose një vit leje të përkohshme qëndrimi për ata që aplikojnë për herë të parë; pastaj
- Dy vjet leje të përkohshme qëndrimi nëse aplikohet për rinovimin e lejes së përkohshme një vjeçare të qëndrimit; pastaj
- Dy vjet të tjera leje të përkohshme qëndrimi nëse aplikohet për rinovimin e lejes së përkohshme dy vjeçare të qëndrimit; dhe
- Leje qëndrimi e përhershme, pas lëshimit të lejeve të përkohshme të qëndrimit të përmendura më lart.
Dëshmi Pranueshmërie për Leje Qëndrimi
Në dëshironi të qëndroni në Shqipëri për më shumë se 90 ditë, përveç dokumentacionit bazë të kërkuar për të marrë një leje qëndrimi, autoritetet Shqiptare kërkojnë që të dorëzoni edhe një dëshmi penaliteti të lëshuar nga qeveria Amerikane. Për shkak se qeveria Amerikane nuk lëshon një dokument të tillë, ju duhet të dorëzoni një dëshmi që merret nën betim në Ambasadën Amerikane në Tiranë, duke deklaruar se ju nuk jeni dënuar apo nuk keni të dhëna kriminale në Shtetet e Bashkuara.
Ky dokument quhet “Dëshmi Pranueshmërie për Leje Qëndrimi në Republikën e Shqipërisë” dhe është një deklaratë me betim e noterizuar nga një zyrtar konsullor në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Tarifa noteriale për këtë dokument është 50 Dollarë ose ekuivalenti në Leke sipas kursit të Ambasadës (Shënim: Pagesa kryhet te arkëtari i Seksionit Konsullor, dhe mund të bëhet me para në dorë (Dollarë ose Lekë) ose me kartë krediti (Visa, Master Card, American Express, Diners Club, dhe Discover). Ju lutemi caktoni një takim nëpërmjet kalendarit tonë elektronik në mënyrë që aplikoni për këtë dokument.
Dokumentacioni i Nevojshëm për të Marrë një Leje Qëndrimi
Lista e mëposhtme e dokumenteve nevojitet për ju si qytetar Amerikan për të filluar procesin e aplikimit për një leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë. Ju lutemi vini re se kjo listë është marrë pjesërisht nga Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 362, i datës 1 prill 2009 (PDF 76.49 KB), dhe ndoshta nuk mund të jetë i gjithi i saktë. Fillimisht, ne sugjerojmë që të kontaktoni zyrën e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit që ka juridiksion mbi vendbanimin tuaj në Shqipëri. Ju mund të këshilloheni ndryshe ose që mund t'iu nevojitet dokumentacion shtesë në varësi të qëllimit të aplikimit tuaj (punësim, studime, etj.):
- Formularin e Aplikimit Nr. 8 (PDF 126.10 KB);
- Deklaratë Kërkesë:
Deklaratë me shkrim për qëllimin e qëndrimit; - Pasaportën tuaj Amerikane:
Pasaporta e përdorur për të hyrë ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe gjithashtu një fotokopje të të gjitha faqeve që përmbajnë shënime zyrtare. Data e skadimit të pasaportës duhet të jetë të paktën 3 muaj më shumë e vlefshme pas datës së skadimit të leje qëndrimit që po aplikoni. Pasaporta do t'ju kthehet në kohën e aplikimit tuaj, ndërkohë që kopja mbahet në dosje; - Certifikatën tuaj të Lindjes:
Nëse keni lindur në SHBA, duhet të keni një certifikatë të legalizuar me “Apostile” nga autoriteti lëshues në SHBA. Për informacion më të hollësishëm në lidhje me procesin e “apostile” mund të lexoni në adresën e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Asistencë Juridike - Noterizimet dhe Vërtetimet (Apostile)”. Sapo të merrni këtë certifikatë me “apostile”, ju duhet t'a përktheni dhe noterizoni atë nga një noter i licensuar në Shqipëri përpara se t'a dorëzoni; - Dëshmi për Leje Qëndrimi:
Kjo merret në seksionin konsullor të Ambasadë Amerikane në Tiranë. Ju lutemi ndiqni udhëzimet e mësipërme; - Kopje e Kontratës së Blerjes apo Qerasë së Apartamentit;
- Dy Fotografi:
3.5cm x 4.5cm për aplikantin dhe çdo pjestar të familjes së tij; - Deklaratë nga Pritësi apo Punëdhënësi:
Një deklaratë e noterizuar nga pritësi apo punëdhënësi juaj ku të tregohet arsyeja e qëndrimit (nëse ju kërkohet); - Dëshmi të Mbështeties Financiare:
Një certifikatën e banke për të vërtetuar mjetet financiare që do të mbulojë shpenzimet për periudhën e kërkuar të qëndrimit (nëse ju kërkohet); - Leje Ligjore për të Ushtruar Profesionin:
Dëshmi financiare dhe kopje të noterizuar të lejes ligjore të kërkuesit për të kryer punë apo veprimtari humanitare (nëse ju kërkohet); - Pagesën e Aplikimit:
Faturën e pagesës për aplikimin e lejes së qëndrimit (më shumë informacion për këtë do të merrni në momentin e aplikimit).
Të gjitha dokumentet e lartpërmendura duhet të jenë lëshuar jo më pak se tre muaj para datës së aplikimit.
Tabela e Tarifave për Leje Qëndrimi
| Vlefshmëria | Çmimet në Leke |
|---|---|
| 3 muaj | 5,000 Leke + Koston e kartës |
| 6 muaj | 5,000 Leke + Koston e kartës |
| 1 vit | 10,000 Leke + Koston e kartës |
| 2 vite | 15,000 Leke + Cost of the Card |
| E përhershme | 25,000 Leke + Koston e kartës |
Shënim: Tarifa e kartës do t'ju mblidhet vetëm në rast se do t'ju lëshohet një kartë e tillë.
Anullimi i Lejes së Qëndrimit
Ju duhet ta keni me vete gjithmonë Lejen e Qëndrimit (në format letre ose në format karte identiteti) në mënyrë që t'ja tregoni policit në çdo kohë nëse ju ndalon. Gjithashtu ju sugjerojmë që të mbani edhe një kopje të pasaportës tuaj Amerikane. Autoritetet Shqiptare do t'ju anullojnë lejen e qëndrimit nëse ju keni qenë jashtë Shqipërisë për më dhumë se:
- Tre muaj për personat që kanë leje qëndrimi nj vjeçare;
- Gjahtë muaj për personat që kanë leje qëndrimi dy vjeçare; dhe
- Dy vjet për personat që kanë leje qëndrimi të përhershme.
Po nëse unë ka qëndruar në Shqipëri për më shumë se 90 ditë dhe nuk aplikuar sipas rregullores?
Autoritetet Shqiptare të Kufirit dhe Migracionit mund të lëshojnë një urdhër largimi vullnetar ose të detyruar nëse ju shkelni afatet e qëndrimit tuaj. Hyrja juaj në Shqipëri mund të ndalohet deri në 5 vjet. Kundër urdhër largimit mund të bëhet ankimim administrativ brenda 30 ditëve nga data e njoftimit, ndërsa ankimi në gjykatë mund të bëhet brenda 10 ditëve nga marrja e përgjigjes së ankimit administrativ. Në rast se ju nuk i bindeni një urdhër largimi vullnetar, autoritetet do të lëshojnë një urdhër të detyrueshëm largimi kundër jush; ju mund të gjobiteni, ndaloheni, dhe/ose t'ju mbajnë në izolim, dhe mund të dëboheni fizikisht nga Shqipëria.
Shkelësit e ligjeve të emigracionit Shqiptar mund të përballen me gjoba:
- Për shkelje të afateve kohore mund të gjobiteni nga 10.000 në 15.000 Leke;
- Personat të cilët bien dakord në strehojnë ilegalisht një shtetas të huaj në kundërshtim me dispozitat e ligjit Shqiptar përballen me gjoba nga 300,000 Leke deri në 400,000 Leke.
Upon Receiving the Residency Permit
Sipas ligjit Shqiptar Nr. 10129 për gjendjen civile, Neni 21, ju jeni i detyruar që brenda 30 ditëve nga data e marrjes së lejes së qëndrimit të deklaroni vendbanimin tuaj në zyrën e gjendjes civile me juridiksion mbi këtë vendbanim. Nëse ndryshoni vendbanim, jeni i detyruar të njoftoni zyrën e gjendjes civile të vendbanimit brenda 30 ditëve nga ardhja në vendbanimin e ri. Ju lutemi kontaktoni zyrën e gjendjes civile me juridiksion mbi vendbanimin tuaj për më shumë informacion.
Nesë i'u është lëshuar një leje qëndrimi e përkohshme dhe jeni duke u larguar nga territori Shqiptar përkohësisht, ju keni të drejtë të rihyni brenda afatit të vlefshmërisë të lejesë së qëndrimit.
Adobe Reader
-
Shkarkoje Falas
Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF. Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”. Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.