jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Ambasada
 
  Ambasadori Rreth Ambasadës Seksionet e Ambasadës Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Deklarata për Shtyp Aktivitete të Ambasadës Aktivitetet Gjatë 2006 Mundësi Punësimi Adresa të ndryshme Festat për 2008

QERSHOR 2009

Deklaratë nga Ambasadori i Sh.B.A. Xhon Uidhers per Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri


Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të përgëzuar popullin shqiptar për zgjedhjet e djeshme parlamentare dhe të ofroj vlerësimin për zgjedhjet që, në përgjithësi, ishin të mirë-administruara dhe të qeta. Tani presim përfundimin e numërimit të votave si dhe zyrtarizimin e rezultateve në një mënyrë po kaq të rregullt.

Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Zgjedhjeve ka prodhuar një raport paraprak të mirëmenduar dhe objektiv që i karakterizon këto zgjedhje si përmirësim krahasuar me praktika të mëparshme, por që edhe shpreh shqetësim në lidhje me mangësi që mbeten në proces.  Jam në një mendje me këto gjetje dhe nxis autoritetet shqiptare të ndërtojnë mbi suksesin e djeshëm për të përmbushur standarte më të larta dhe më kërkuese ndërkombëtare në votime të ardhshme.

Përsëris që përgëzoj popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë dje dhe ofroj urimet e mia më të mira për të ardhmen.


Fjala e Ambasadorit të Sh.B.A. Xhon L. Uidhers Ceremonia e Akreditimit të Monitoruesve të Numërimit Paralel të Votës (24 Qershor, 2009)

Mirëmëngjes të gjithëve! Kryetari Celibashi, Kryetari Ristani, miku im Ambasadori Bosch dhe të gjithë vëzhguesit që janë akredituar për të marrë pjesë në motorimin e proçesit zgjedhor në datën 28.

Jam i lumtur që ndodhem sot këtu për të përgëzuar dy grupimet shqiptare, KRIIK dhe ECA, që do të ndërmarrin numërimin e parë paralel të votës të bërë ndonjëherë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. (fjala e plote)


Deklaratë nga nga Zëdhënësi i Ambasadës së Sh.B.A. Biks Aliu (19 qershor 2009)

 

Nxisim Qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë aktorët politikë që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore, në të cilën të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë, ta bëjnë këtë duke qenë të qetë dhe në paqe më 28 qershor.  Edhe një herë, shprehim shpresën dhe pritshmërinë tonë që zgjedhjet që po vijnë të jenë në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare.


Raporti Vjetor i Departamentit të Shtetit të Sh.B.A. Trafikimi i Personave, 2009

SHQIPËRIA (Grupi 2)

Shqipëria është një vend burim për burra, gra, dhe fëmijë, të trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar, përfshi lypjen e detyruar. Viktimat shqiptare trafikohen kryesisht në Greqi, si dhe në Itali, Maqedoni, Kosovë, Spanjë, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera të Europës Perëndimore, si dhe brenda në Shqipëri. Të dhënat në dispozicion tregojnë se më shumë se gjysma e viktimave të trafikimit janë nën moshën 18 vjeç. Shumica e viktimave të trafikimit janë gra dhe vajza të moshës 15 deri 25 vjeç dhe 90 përqind janë shqiptare etnike. Fëmijë etnikë romë janë në rrezik më të madh për lypje të detyruar. Ekzistojnë të dhëna që burra shqiptarë janë trafikuar për punë të detyruar në sektorin bujqësor në Greqi dhe vende të tjera fqinje. (raporti i plote)


Transkripi i Fjalimit të mbajtur nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara John L. Withers, Gjatë Ceremonisë së lançimit të Koalicionit Shqiptar të Monitorimit
(8 Qershor, 2009)

Mirëmëngjes të gjithëve!  Jam shumë i lumtur që ju shoh sot të gjithëve këtu, të shoh përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!  Dua të falenderoj edhe parafolësit për fjalët e tyre të rëndësishme.  Më e rëndësishme është të shpreh kënaqësinë time të veçantë për të gjithë ata pjesmarrës që janë pjesë e këtij programi të rëndësishëm, që përfshin përfaqësuesit e fondacionit Soros dhe anëtarët e Koalicionit Shqiptar të Monitorimit të Zgjedhjeve.  Gëzohem gjithashtu teksa shoh se shumë prej vëzhguesve i kanë veshur tashmë fashat që tregojnë se ata janë vëzhguesit e zgjedhjeve të ardhshme dhe që jeni tashmë gati për të nisur punën. (fjala e plote)


Transkripti i Konferencës për Shtyp nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara John L. Withers (5 Qershor, 2009)

Mirëmëngjes të gjithëve! Faleminderit që jeni sot këtu! Doja të merrja pak çaste nga dita juaj sot për t’ju folur për disa gjëra. Dua të filloj me një mesazh të shkurtër, një fjalë shumë të shkurtër hapëse dhe pastaj, nëse dëshironi do të pranoj me kënaqësi pyetjet nga ju.

Jemi pothuajse edhe një javë larg nga koha e mbylljes se proçesit të aplikimit për kartat që do të përdoren në ditën e zgjedhjeve. (fjala e plote)


Eli Yamin Sjell Muziken Blues ne Shqiperi

Në 1 Qershor Ambasadori Withers mikpriti në rezidencën e tij koncertin që mbylli turneun shqiptar të grupit bluz Eli Yamin.  Edhe pse nisi të binte shi, të ftuarit nuk ndaluan së kënduari së bashku me grupin.  Në 29 Qershor grupi dha një koncert në klubin e Akademisë së Arteve, House of Arts.  Të ftuarit e shquar shijuan këngë bluz të përzgjedhura nga repertori i grupit si dhe bashkëvepruan me entuziazëm gjatë interpretimit të tyre.  Grupi ishte gjithashtu i ftuar i veçantë në spektaklin “E diell” në Top Channel.  Përpara se të interpretonin drejtëpërdrejtë tre këngë të tyre, Eli Yamin foli mbi misionin e muzikës që grupi luan, për programin “Rhythm and Road” dhe mbi përshtypjet e tyre mbi Shqipërinë.  Grupi u prek nga reagimi entuziast i publikut ndaj këngëve të tyre dhe përshëndetjes që Eli Yamin bëri në gjuhën shqipe.  Prezantuesi Adi Krasta falenderoi Sekretarin e Marrëdhënieve Publike, Bix Aliu, dhe Ambasadën Amerikane që bënë të mundur performancën e veçantë të grupit në serinë finale të spektaklit.

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!