Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Ndihmë Juridike

Konfliktet në Lidhje me Pronën, Tregtinë, Investimet, Etj.

Departamenti Amerikan i Shtetit synon të japë ndihmën e duhur kur është e mundur në pretendimet e përfshirjes së qytetarëve të SHBA-së kundër shteteve të huaja.  Megjithatë, mundësia e Shteteve të Bashkuara për të ndjekur pretendimet individuale zyrtarisht duhet të përcaktohet në bazë rast-pas-rasti, në përputhje me parimet e njohura të së drejtës ndërkombëtare.  Në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të jenë në gjendje të paraqesin një kërkesë formale kundër një qeverie të huaj, kërkuesi duhet të ketë qenë një qytetar i SHBA-së në kohën e ngritjes së kërkesës.  Për më tepër, kërkuesi duhet të ketë konsumuar të gjitha mjetet lokale gjyqësore dhe/ose administrative, ose të kenë treguar se për ta bërë këtë do të ishte e kotë.  Nëse nuk plotësohen këto kushte, Shtetet e Bashkuara nuk mund t'a konsiderojë paraqitjen zyrtare të kërkesës.  Hetimet në lidhje me pretendime të tilla mund t'i drejtohen Zyrës së Këshilltarit Ligjor, të Kontestimeve të Pretendimeve Ndërkombëtare dhe Investimeve (L/CID), Departamenti i Shtetit, Washington, D.C. 20520, telefon: (202) 776-8430.

Informacione të mëtejshme në lidhje me kontestimet pronësore janë në dispozicion në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit “Ndihmë Juridike”, duke përfshirë informacion në lidhje me gjetjen e mbrojtësit ligjor jashtë SHBA.  Për një listë të disa avokatëve që praktikojnë ligjin në Shqipëri, ju mund të vizitoni faqen tonë të Internetit “Lista e Avokatëve”.  Ju lutem vini re se kjo listë nuk përmban miratimin e ambasadës për secilin avokat.

Avokati i Popullit Shqiptar

  • Stema e Avokatit të Popullit Shqiptar
    Kur Duhet të Ankoheni tek Avokati i Popullit

    Çdo person fizik ose juridik që gjykon se të drejtat dhe liritë e tij janë shkelur në Shqipëri nga një akt, veprim ose mosveprim i organeve Shqiptare të administratës qëndrore e vendore apo të ndonjë organi tjetër të veshur me autoritet publik, mund të paraqesë një ankesë, kërkesë apo njoftim tek Avokati i Popullit Shqiptar.