Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Programi i Folësit Amerikan

Ambasada Amerikane në Shqipëri shpall programin e ri të Folësit Amerikan

Ambasada Amerikane në Shqipëri do të sjellë një diplomat Amerikan për të folur me një grup, shkollë të mesme apo universitet. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësinë të dëgjoni nga zyrtarë të Ambasadës Amerikane për çështjet që ju interesojnë. Ne duam të përcjellim te ju kulturën dhe vlerat Amerikane dhe do t’ju japim mundësinë të takoheni me amerikanë të cilët jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ky program i jep mundësinë grupeve të ndryshme të dëgjojnë prezantime dhe të bëjnë pyetje lidhur me politikat e jashtme amerikane, jetën politike dhe kulturore në Amerikë si dhe të shkëmbejnë ide dhe mendime rreth çështjeve me interes të përbashkët.

Temat e diskutimeve dhe prezantimet janë të shumëllojshme. Ato variojnë nga kultura, sporti, historia, zakonet dhe traditat, ekonomia, polika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Amerikë. Shumë njerëz e konsiderojnë të rëndësishme mundësinë për të krijuar kontakte personale me një diplomat Amerikan. Ky program ofron gjthashtu mundësinë për të folur në ambjente të ndryshme, duke filluar nga shkollat fillore, të mesme dhe grupet universitare. Ne jemi gjithashtu të interesuar të marrim pjesë në konferenca dhe evente kulturore të ndryshme që zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu zyrtarë të ambasadës janë të gatshëm të bëhen pjesë e programit ”Lexojmë me Ambasadën” që do të zhvillohet me shkollat fillore si dhe të japin intervista në mediat lokale të shkruara dhe ato televizive. Numri i të pranishmëve duhet te jetë jo më pak se 30 persona.
Udhëtimi i Folësit Amerikan do të arranxhohet dhe mbështetet me fondet e këtij programi, si dhe do të organizohet nga zyra jonë.

Formati i zakonshëm në këtë program është që mbas prezantimit vijojnë pyetjet nga salla. Ne i mirëpresim sugjerimet tuaja lidhur me temat e prezantimit. Mbasi të përcaktojmë axhendën e detajuar të folësit, ju jeni të lutur të na jepni orientimet e duhura për të arritur në vendin ku do të zhvillohet prezantimi. 

Koordinatorja e këtij programi është Erjona Kurti dhe ju mund ta kontaktoni atë në adresën e e-mail-it kurtie@state.gov ose në numrin e telefonit 04 224 7285 ext. 3253. Ju mund të kontaktoni me ne  në rast se jeni të interesuar të ftoni një folës nga Ambasada Amerikane në eventin që ju do të organizoni.

Në e-mailin tuaj ju lutem jepni informacionin e mëposhtëm:

  • Mosha dhe lloji i audiencës, p.sh studentë, mësues, akademikë, autoritete lokale, përfaqësues të OJF-ve, etj.
  • Sa e madhe është pjesëmarrja?
  • Tema që rekomandoni për të diskutuar 
  • Lloji i eventit p.sh leksion, konferencë, konferencë shtypi apo diskutim.

Broshura e Programit të Folësit Amerikan