Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation

Numri i Votuesve Ka të Ngjarë të Ndikojë në të Ardhmen Politike të Irakut (14 Janar, 2005)

Zyrtari i Departamentit të Shtetit Kozak shikon shenja të mira koalicioni midis partive

Nga David Shelby Korrespondent i Washington File Washington – Numri i votuesve në zgjedhjet e ardhshme të Irakut është më i rëndësishëm për të ardhmen politike të vendit se sa për besueshmërinë e procesit zgjedhor, sipas Zëvëndësit të Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Demokraci, Të Drejtat e Njeriut dhe Punë Michael Kozak.

“Në qoftë se njerëzit vendosin të bojkotojnë zgjedhjet … është zgjedhja e tyre. Eshtë pjesë e zgjedhjes tuaj demokratike. Ju mund të vendosni të mos shkoni në qendrat e votimit… por pastaj nuk mund të fajësoni askënd përveç vetes tuaj,” tha ai në një konferencë shtypi më 12 Janar.
 
“Në qoftë se procesi është i pastër, sidoqë njerëzit të vendosin të përfitojnë prej tij, apo jo, kjo nuk e minon besueshmërinë tij,” shtoi ai.
 
Kozak tha, se sidoqoftë, pjesëmarrja e gjerë është e rëndësishme për të ardhmen politike të vendit. Faktorët lokalë dhe ndërkombëtarë që janë përfshirë në administrimin e zgjedhjeve dhe shumë udhëheqës nga vendet fqinjë të Irakut i kanë bërë thirrje qytetarëve irakenë që të marrin pjesë në votimet e 30 janarit.

Sipas Kozak, irakenët kanë treguar entuziazëm për zgjedhjet. “Kur shikon anketat e bëra në Irak, 84 përqind e irakenëve thonë se do të votojnë, dhe kjo nuk ndodh se po i detyron njeri,” tha ai.

Ai tha se shumë nga grupet e kandidatëve në votime janë multietnikë dhe se ai e konsideron si shenjë pozitive se të gjitha partitë dhe grupet etnike inkurajohen të votojnë.

“Për mua, është një gjë shumë e mirë që të gjithë shohin dhe mendojnë, 'mbase unë kam 60 përqind, por nuk dua që t’a largoj 40 përqindëshin tjetër, kështu që më duhet të zgjedh disa kandidatë nga ai komunitiet dhe t’i fus në grupin e kandidatëve,'” tha ai.

Kozak vuri në dukje se ky lloj ndërtimi koalicioni, si përpara, ashtu edhe pas zgjedhjeve, është i përhapur në vende me sisteme parlamentare që veprojnë me përfaqësim proporcional. Ky është edhe modeli i Asamblesë të Përkohshme prej 275 vendesh të Irakut. Partive do t’u jepet një pjesë e vendeve që reflektojnë përqindjen e votave që do marrin në zgjedhje. 

Në sisteme të tilla, shpesh ndodh që asnjë parti e vetme nuk ka shumicë të pastër. Si rrjedhojë, partitë formojnë koalicione për të qeverisur dhe për të zhvilluar legjislacionin.. “Ajo ç’ka është vërtetë e mirë kur shikon Irakun e ditëve të sotme, është se të gjithë shikojnë rrotull dhe thonë, 'nuk dua t’a nxeh këtë person, sepse mund të më duhet që të më kalojë ndonjë nen që më duhet kur të përpilojmë kushtetutën, apo kur të caktojmë qeverinë e re,'” tha Kozak.

Kozak tha se shpreson që situata e sigurisë të mos i pengojë irakenët nga votimet, dhe ai përmendi shumë vende të tjera ku votuesit kanë sfiduar kërcënimet dhe kanë shkuar në votime.

“Njerëzit e thjeshtë kanë një armë shumë të fuqishme në dorë. Ne e pamë këtë në [El] Salvador. E pamë kohët e fundit të Afganistan, në disa vende ku po përpiqeshin t’i trembnin nga votimet, dhe ata thane, jo ne nuk do trembemi,” tha ai.

Për më shumë informacion mbi zgjedhjet në Irak, shikoni "Iraq Elections: A Vote for Democracy."

###