Pasaportat
Ambasada Amerikane në Tiranë ofron shërbime rutinë për pasaporta për qytetarët Amerikan, të Hënën, të Mërkurën dhe të Enjten, në orën 13:15, vetëm me anë të takimeve të caktuara paraprakisht sipas sistemit të takimeve në Internet. Nëse ju keni humbur ose i'u kanë vjedhur pasaportën Amerikane, ju lutemi na kontaktoni në adresën e postës elektronike acstirana@state.gov dhe përfshini numrin e telefonit ku mund t'ju kontaktojmë.
Në shumicën e rasteve, shërbimet e pasaportave kërkojnë 10 deri në 14 ditë pune që të përfundojnë. Përpara se të caktoni një takim, ju lutemi zgjedhni një nga shërbimet e mëposhtme për pasaportë për të ditur në lidhje me dokumentacionin që kërkohet. Ju duhet të paraqiteni me të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe me formularët e plotësuar.
- Aplikantët e Mitur (Nën Moshën 16 Vjeç):
(Për të gjithë aplikantët e mitur nën moshën 16 vjeç.) - Aplikantët për Herë të Parë (16 Vjeç e Lart):
(Për aplikantët e moshës 16 vjeç e lart që aplikojnë për pasaportë për herë të parë; dhe për ata që rinovojnë pasaportat për herë të parë pas moshës 16 vjeç.) - Rinovimi i Pasaportës Amerikane (Për të Rriturit):
(Vetëm për të rriturit, të cilëve pasaporta që po rinovojnë u është lëshuar pas moshës 16 vjeç e lart.) - Aplikimi për Pasaportë pas Humbjes apo Vjedhjes;
- Ndryshim/Korigjim Informacioni në Pasaportë;
- Shtim Faqesh në Pasaportë;
- Zëvendësim i Pasaportës së Limituar.
Këshilla për Shërbim më të Shpejtë Gjatë Intervistës Tuaj
- Ju lutemi sillni të gjitha pagesat e nevojshme, fotografitë, formularët, dhe fotokopjet e kërkuara;
- Sillni dokumentat origjinale të identitetit që kërkohen si dhe nga një fotokopje për secilin dokument;
- Ju lutemi plotësoni me kujdes dhe tërësisht formularin tuaj të pasaportës përpara se të vini për intervistë, por mos shkruani poshtë linjave treguese dhe mos e nënshkruani atë;
- Për rinovimet e pasaportave të të miturve, ju lutemi sillni fotografi të rritjes. Zakonisht ne kërkojmë nga një fotografi çdo 6 deri në 12 muaj nga data kur fëmijës i është lëshuar psaporta e kaluar, deri më tani;
- Sigurohuni që të jeni në përputhje me kërkesat e veçanta për fëmijët nën moshën 16, siç është përshkruar më poshtë:
Kërkesa të Veçanta për Fëmijët nën Moshën 16 Vjeç
- Të dy prindërit duhet të paraqiten së bashku me fëmijën për të dhënë miratimin e tyre (Në pamundësi të paraqitjes së njërit nga prindërit ose nga të dy, ju lutemi lexoni skenarin “Miratimi i Prindërve” të përgatitur për këtë arsye;
- Të dy prindërit duhet të kenë një mjet identifikimi + 1 fotokopje të secilit dokument;
- Në rast se mjeti i identifikimit me fotografi të fëmijës (psh: pasaporta) është lëshuar në një moshë tepër të vogël, zyrtari konsullor mund të kërkojë fotografi të rritjes së tij (psh: fotografi në moshën 6 muajshe, 1 vjeç, 2 vjeç, e kështu me rradhë deri në moshën aktuale).
- Prindi(ërit)/kujdestari(ët) duhet të paraqesin prova të lidhjes familjare me fëmijën:
Dëshmi të lidhjes familjare (një nga mëposhtë):
- Certifikatën Amerikane të lindjes me emrat e të dy prindërve;
- Certifikatën e huaj të lindjes me emrat e të dy prindërve (*);
- Raportin Konsullor të Lindjes Jashtë SHBA (CRBA), me emrat e të dy prindërve;
- Dekretin e birësimit me emrat e të dy prindërve (*);
- Urdhërin e gjykatës mbi vendosjen e kujdestarisë;
* Të gjitha dokumentet në gjuhë të huaj që paraqiten me një aplikim për pasaportë duhen shoqëruar me një përkthim në Anglisht (formal ose joformal).
Pasaporta Amerikane nuk është e pranueshme si dëshmi e lidhjes familjare. Dëshmia e një ndryshimi emri ligjor duhet të dorëzohet, në qoftë se emri i një prindi/kujdestari ka ndryshuar që nga dokumentet origjinale të lëshuara (p.sh. fotokopjen e një certifikate martese, etj).
Lajmi i Fundit
-
Shpërndarja e Pasaportave me anë të Postës Private
29-03-2013: Duke filluar nga data 2 prill 2013, në rast të miratimit të aplikimit tuaj për pasaportë, ju do të keni dy mundësi për të tërhequr pasaportën e re.
Të Dhënat e Pasaportave
-
Siguroni Kopjet e të Dhënave të Pasaportave
Këtu do të gjeni informacion se si të pajiseni me kopje të të dhënave të pasaportave tuaja të mëparshme.