Viza Jo-Emigruese
Vizat jo-emigruese janë për udhëtuesit ndërkombëtar (qytetarë të vëndeve të tjera përveç SH.B.A.-ve), që vijnë në SH.B.A. përkohësisht. Kjo lloj vize ju lejon të udhëtoni në një "portë-hyrëse" (Aeroport, për shëmbull) dhe ti kërkoni leje inspektorit të emigracionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të hyrë në SH.B.A. Viza nuk ju garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Udhëtuesit ndërkombëtar vijnë në SH.B.A. për arsye të ndryshme, si p.sh. turizëm, biznes, studime, trajtim mjeksor dhe disa lloje punërash të përkohshme. Lloji i vizës që duhet për të hyrë në SH.B.A. caktohet nga ligji i emigracionit dhe ka lidhje me qëllimin e udhëtimit tuaj. Për më shumë informacion mbi llojet e vizave mund të shikoni listën në krah të kësaj faqe, ose mund të vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Llojet e Vizave Jo-Emigruese - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën Angleze. Zyrtari konsullor që do t'iu intervistojë do të përcaktojë llojin e vizës që ju duhet, kur të aplikoni.
Për të aplikuar për një vizë të përkohshme jo-emigrimi ju lutemi lexoni udhëzimet në faqen: Si të Aplikoni.
Faqja u rishikua në datën: 8 Qershor 2009, në orën: 9:25