jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Ambasada
 
  Ambasadori Rreth Ambasadës Seksionet e Ambasadës Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Deklarata për Shtyp Aktivitete të Ambasadës Aktivitetet Gjatë 2006 Mundësi Punësimi Adresa të ndryshme Festat për 2008

NENTOR 2009

Studentët e Universitetit të Tiranës në Video Konferencë me Studentët e Universitetit të Georgia Southern

Profesoresha Fulbrightiste Lori Amy, ishte forca shtytëse për realizimin e dy video konferencave ndërmjet studentëve të shëndetit public në Universitetin e Tiranës dhe studentëve të antropologjisë dhe shëndetit public të universitetit Georgia Southern në datat 10 dhe 11 nëntor.   Të dy diskutimet virtual trajtuan respektivisht çështje e prioritete të jetës në tranzicion dhe të shëndetit global. Të shqetësuar veçanërisht në lidhje me zhvillimin e infrastrukturës së shëndetit public dhe gatishmërinë e emergjencës, pjesëmarrësit e diskutimit për Shëndetin Global planifikojnë të organizojnë edhe videokonferenca të tjera si pjesë e planifkimit strategjik për projekte dhe kurrikulën e Shëndetit Publik. Video konferencat u mundësuan me ndihmesën teknike të Z. Nikolin Kola, pronar i një kompanie internet në vend, dhe Profesor Ilirian Malollarin, Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës që e mikpritën këtë aktivitet në shtëpinë e tyre. 


Deklaratë e Presidentit Barak Obama mbi Iranin (4 Nëntor, 2009)

Si sot tridhjetë vjet më parë, Ambasada Amerikane në Teheran u pushtua.  444 ditët që nisën në 4 nëntor 1979 ndikuan thellë jetët e amerikanëve të pafajshëm që u mbajtën peng në mënyrë të padrejtë, dhe ne iu detyrohemi atyre amerikanëve dhe familjeve të tyre mirënjohjen tonë për shërbimin dhe sakrificën e tyre të jashtëzakonshme.

Kjo ngjarje i futi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranin në një rrugë dyshimi, mosbesimi dhe përplasjesh. E kam bërë të qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta kapërcejnë atë të kaluar dhe kërkojnë që të kenë me Republikën Islamike të Iranit një marrëdhënie të bazuar në interesat dhe respektin e përbashkët.  Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Iranit.  Ne i kemi dënuar aktet terroriste kundër Iranit.  Ne e kemi njohur të drejtën ndërkombëtare të Iranit si një fuqi paqësore nukleare.  Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për të ndërmarrë hapa të sigurtë, së bashku me anëtarët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare.  Ne kemi pranuar një propozim nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike për të përmbushur kërkesën e Iranit për ndihmë për nevojat mjekësore për qytetarët e tij.  Ne e kemi bërë të qartë që nëse Irani përmbush detyrimet që çdo komb ka, do të ketë një rrugë për një marrëdhënie më të frytshme dhe të suksesshme me bashkësinë ndërkombëtare.

Irani duhet të zgjedhë. Kemi dëgjuar për tridhjetë vite se çfarë kundërshton qeveria iraniane; pyetja, tani, është se çfarë lloj të ardhmeje përkrah ajo. Populli amerikan ka respekt të madh për popullin e Iranit dhe historinë e tij të pasur. Bota vazhdon të jetë dëshmitare e thirrjeve të tyre të fuqishme për drejtësi dhe kërkimin e guximshëm të tyre për të drejtat universal. Është koha që qeveria e Iranit të vendosë nëse do që të përqendrohet tek e kaluara, apo nëse do të bëjë ato zgjedhje që i hapin derën shanseve, begatisë, dhe drejtësisë më të madhe për popullin e tij.


Deklaratë nga Ambasada e Sh.B.A. (3 Nëntor 2009)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor. Sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit. Të gjitha format e presionit dhe kanosjes ndaj medias janë të papranueshme. 

Ambasada mbështet dënimin nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të këtij akti dhe përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari. Ambasada do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri. 


Ambasada Amerikane Organizon Konkursin e Artit për Studentët e rinj me temë – “Respekti dhe Shumëllojshmëria nëpërmjet Artit”

Tiranë: Ambasada Amerikane në Tiranë do të organizoje një konkurs mbarëkombëtar, me titullin “Respekti dhe Shumëllojshmëria nëpërmjet Artit” nga data 1 Nëntor deri më 15 Dhjetor. Të rinjtë nga mosha 10 deri 18 vjeç janë të mirëpritur të sjellin piktura origjinale pa kornizë, me temën e respektit dhe larmishmërisë. Ky konkurs arti feston bashkëpunimin e diversitetit,  ndërbesimit, dhe atë ndërkulturor. Tradita e gjatë e Shqipërisë në lidhje me tolerancën dhe respektin për diversitetin janë temat që duhet të pasqyrohen në punimet artistike që do të dorëzohen.
Të interesuarit mund t’i dorëzojnë punimet e tyre pranë hyrjes së Ambasadës Amerikane deri në orën 17:00, të datës 15 Dhjetor. (njoftimi i plote)

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!