Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Informacion Mjeksor
 


Informacion për Gripin

Për më shumë informacion mbi Gripin e Shpendëve ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Gripi i Shpendëve H5N1”.  Gjithashtu, faqja e zyrtare e qeverisë Amerikane për Gripin FLU.gov jep informacion të rëndësishëm për qytetarët Amerikan që jetojnë jashtë SHBA nëpërmjet faqes së tyre të Internetit “Udhëtarët dhe Njerëzit që Jetojnë Jashtë SHBA.”

Informacion për Sigurimet Mjeksore

Në Shqipëri, doktorët dhe spitalet presin që pagesat të kryhen në momentin e shërbimit.  Sigurimi juaj mjeksor i zakonshëm Amerikan mund të mos i mbulojë shpenzimet e vizitave të doktorëve dhe spitaleve në Shqipëri.  Nëse sigurimi juaj nuk shkon me ju kur udhëtoni, është gjithmonë një ide e mirë të blini një për udhëtimin tuaj.  Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Kompani që Ofrojnë Sigurime Shëndetësore.”

Eskortë Mjeksore dhe Shpërngulje Mjeksore

Nëse ju sëmureni në Shqipëri dhe kërkoni ndihmë për t'u kthyer në Shtetet e Bashkuara, ju mund të punësoni një eskortë mjeksore.  Në përgjithësi, kur një eskortë mjeksore punësohet, një doktor me pajisje një mjek me pajisje themelore mjekësore e shoqëron pacientit në bordin e një linje flutumi komercial ajror.  Nëse jeni duke kërkuar një eskortë mjekësore, ju mund të konsultoheni me mjekët dhe spitalet në këtë listë për të parë në lidhje me mundësitë për të punësuar një.

Nëse keni nevojë për ndihmë shtesë, ju mund të vendosni që të shpërnguleni duke kërkuar shërbimin e një ambulance ajrore.  Një ambulancë ajrore është një avion që jep ndihmë të menjëhershme mjekësore në rast emergjencash.  Secila autoambulancë e ajrit është e pajisur me pajisje mjekësore zakonisht së bashku me personelin mjekësor të specializuar për t'u kujdesur për nevojat e pacientit.  Anëtarët e familjes janë zakonisht të lejuar të shoqërojnë pacientin.  Për një listë të ambulancave ajrore dhe shërbimeve të tjera, ju lutemi lexoni më poshtë.

Nëse ju nuk keni nevojë për ndihmë mjekësore për t'u kthyer në një fluturim komercial, por nuk jeni në gjendje të përdorni një vend normal brenda avionit, disa kompani ajrore mund të sigurojnë barela.  Kostot varet nga numri i vendeve të nevojshme për të siguruar shërbimin.  Ju duhet të kontaktoni direkt me linjat ajrore për informata plotësuese.

Hyrja në Shqipëri me Ilaçe për Përdorim Personal

Udhëtarët që hyjnë në Shqipëri me medikamente ligjore, në përgjithësi nuk u kërkohet që të veprojnë në përputhje me ndonjë rregullore të veçantë.  Megjithatë, praktika ka treguar se për shuma që e tejkalojnë 30 ditë të trajtimit, autoritetet shëndetësore dhe doganore Shqiptare mund t'i kërkojnë udhëtarëve që të tregojnë recetë nga mjeku.  Disa narkotikë, psikotrope dhe substanca dopuese janë ligjore për përdorim, por të ndaluara për import në Shqipëri dhe, nëse gjinden nga autoritetet doganore apo kufitare do të çojnë në vështirësi ligjore udhëtarin.  Udhëtarët që mbajnë narkotikë për përdorim personal mjekësor duhet të kenë një certifikatë mjekësore të hartuar nga autoriteti kompetent shëndetësor shtetëror para nisjes së tyre.  Dështimi për të bërë këtë mund të rezultojë në konfiskimin e narkotikëve nga autoritetet doganore.

Nëse udhëtarët kanë ndonjë çështje mjekësore ose pyetje në lidhje me mjekësinë gjatë qëndrimit në Shqipëri, ata duhet të kontaktojnë një mjek ose spital.  Për një listë të disa mjekëve dhe spitalave në Shqipëri, ju lutemi lexoni më poshtë.

Postimi i Ilaçeve nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri

Sipas ligjit Shqiptar, importimi i ilaçeve në Shqipëri është i rregulluar në mënyrë rigoroze.  Doganave Shqiptare dhe autoritetet shëndetësore në përgjithësi lejojnë hyrjen e dërgesave me ilaçe vetëm me paraqitjen e një recete, ose një deklarate të nënshkruar nga një mjek i licencuar në Shqipëri, duke vërtetuar se mjekimi është thelbësor për pacientit.  Thelbësore do të thotë nëse pacienti vihet në një situatë të rrezikshme për jetën pa medikamentin.  Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit të Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë.

Lista e Doktorëve, Spitaleve dhe Klinikave, Dentistëve, Psikologëve, dhe Ambulancave Ajrore

Rifreskuar në prill 2013
Ambasada Amerikane në Tiranë nuk mban përgjegjësi për aftësinë profesionale apo reputacionin e personave apo objekteve mjekësore emrat e të cilëve paraqiten në këto lista.  Shumica e mjekëve dhe personeli flasin nivele të ndryshme të gjuhë Angleze.  Këto lista kanë për qëllim që të ofrojnë burime alternative mjekësore.

Adobe Reader

  • Shkarkoje Falas
    Shkarkoje Falas

    Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF.  Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”.  Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.