jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Viza për në SHBA
 
  Shërbimet për Viza Informacion i Përgjithshëm Orët e Shërbimit Llotaria Amerikane Fotografia e Vizës Ftesat dhe Letrat Mbështetëse Humbja e Pasaportës me Vizë Pyetje për Vizat Formularët e Aplikimit Viza Jo-Emigruese Viza Emigruese Rezidentët e Përhershëm Ligjor

Visa Jo-Emigruese

Humbjet apo Vjedhjet e Pasaportave, Vizave, dhe Formularëve I-94 (Të Dhënat e Mbërritjes/Largimit)

Përmbledhje

Pasaportat, Vizat, dhe Të Dhënat e Mbëritjes/Largimit (Formulari I-94) janë dokumenta zyrtare udhëtimi që qytetarët e hyaj kur vijnë në Shtetet e Bashkuara duhet të kenë me vete për të treguar nga cili shtet janë dhe çfarë statusi ligjor kanë në Shtetet  e Bashkuara.  Ne inkurajojmë udhëtarët të fotokopjojnë faqen biometrike të pasaportës së tyre, vizën Amerikane dhe Formularin I-94, sa më shpejt të jetë e mundur mbas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.

Nëse jeni një qytetar i huaj me qëndrim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe ju humbisni vizën tuaj Amerikane, ju mund të rrini deri në përfundim të qëndrimit tuaj të autorizuar, aq sa shkruhet në Formularin I-94.  Ju do t’ju duhet një pasaportë e vlefshme për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe të hyni në një shtet tjetër.  Formulari I-94 duhet në momentin që ju largoheni nga Shtetet e Bashkuara, për të dokumentuar që ju po largoheni brenda datës së kërkuar.  Nëse pasaporta juaj me Formularin I-94 të bashkangjitur humbasin, ju duhet t’i zëvendësoni ato menjëherë.  Ka disa hapa që duhet të ndiqni si më poshtë:

Raporti Policor

Shkoni në stacionin policor më të afërt dhe raportoni humbjen e dokumentave tuaja.  Nëse i keni, juve do t’ju duhet të jepni kopjet e dokumentave origjinale.  Ju do të pajiseni me një raport policor të detajuar përsa i përket incidentit.  Mos harroni të bëni një potokopje të këtij dokumenti që ta keni.

Kërkoni Zëvendësimin e Formularit I-94

Zëvendësimi i Formularit I-94 është përgjegjësi e Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DSK).  Për të kërkuar zëvendësim të I-94, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të DSK, dhe pastaj vizitoni http://www.cbp.gov/xp/cgov/travel/id_visa/i-94_instructions/arrival_departure_record.xml, për më shumë informacion.

Raportoni Humbjen e Pasaportës tuaj në Ambasadën tuaj

Kontaktoni Ambasadën e shtetit tuaj, për më shumë informacion mbi procedurën e zëvendësimit të pasaportës tuaj të humbur.  Shumica e shteteve kanë faqe Interneti me informacion se si t’i kontaktoni ato.

Raportoni Humbjen e Vizës tuaj në Ambasadën Amerikane ku keni marrë Vizën

Faksoni në Zyrën Konsullore të Ambasadës Amerikane ku keni marrë vizën, për të raportuar humbjen e saj.  Shprehuni specifikisht nëse viza ju ka humbur apo jua kanë vjedhur.  Sigurohuni të përfshini emrin tuaj të plotë, datën e lindjes, dhe vendin e lindjes, adresën në Shtetet e Bashkuara, dhe një adresë e-mail apo faksi nëse keni.  Nëse keni një kopje të pasaportës apo vizës, faksojini edhe ato gjithashtu.  Përndryshe, nëse dihet, raportoni kategorinë e vizës dhe numrin tuaj të pasaportës që ju ka humbuar apo vjedhur.   Nëse ju e keni raportuar tashmë që keni humbur vizën në Ambasadën Amerikane, dhe më vonë e gjeni atë, ju lutemi kini parasysh që ajo vizë është raportuar e pavlefshme dhe ju nuk mund të udhëtoni me të në të ardhmen për në Shtetet e Bashkuara, dhe ju do t’ju duhet të aplikoni përsëri personalisht në Ambasadën Amerikane për një vizë të re.

Të Aplikosh për një Zëvendësim të Vizës Amerikane

VIzat e humbura apo të vjedhura nuk mund të zëvendësohen në Shtetet e Bashkuara.  Për të zëvendësuar një vizë, ju duhet të aplikoni për një vizë tjetër në Ambasadën Amerikane jashtë Amerikës.  Kur të aplikoni, ju do t’ju duhet të jepni një letër me shkrim që dokumenton humbjen e pasaportës me vizë.  Përfshini një kopje të raportit policor.

 


Kjo faqe u rishikua në datën: 2 Qershor 2009 në orën 9:55

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!