Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Turn Admin On!
2012 Deklarata

E Dërguara Speciale e SHBA për Luftën kundër Anti-Semitizmit dhe Përfaqësuesja Speciale e SHBA pranë Komuniteteve Muslimane Nxisin Rininë Shqiptare të Përfshihet në Nismën “2012 Orë kundër Urrejtjes” (9 mars 2012)

E Dërguara Speciale e SHBA për Luftën kundër Anti-Semitizmit dhe Përfaqësuesja Speciale e SHBA pranë Komuniteteve Muslimane Nxisin Rininë Shqiptare të Përfshihet në Nismën “2012 Orë kundër Urrejtjes”

E Dërguara Speciale e SHBA për Luftën kundër Anti-Semitizmit dhe Përfaqësuesja Speciale e SHBA pranë Komuniteteve Muslimane Nxisin Rininë Shqiptare të Përfshihet në Nismën “2012 Orë kundër Urrejtjes”


E Dërguara Speciale e SHBA për Luftën kundër Anti-Semitizmit Hannah Rosenthal dhe Përfaqësuesja Speciale e SHBA pranë Komuniteteve Muslimane Farah Pandith vizituan Tiranën në datat 8 dhe 9 Mars për të nxitur përfshirjen e rinisë shqiptare në nismën “2012 Orë Kundër Urrejtjes”.  E Dërguara Speciale Rosenthal dhe Përfaqësuesja Speciale Pandith u takuan me Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Kulturës Aldo Bumçi, Kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve fetare për të diskutuar tolerancën dhe liritë fetare në Shqipëri. Pjesët kulminante të vizitës ishin takimet me studentët dhe stafin e Medresesë  “Haxhi Mahmud Dauti” si dhe diskutimi me studentë të Universitetit të Tiranës mbi diversitetin dhe harmoninë fetare dhe nismën “2012 Orë Kundër Urrejtjes”.

Rosenthal dhe Pandith i bënë thirrje studentëve që të përfshihen në nismën “2012 Orë Kundër Urrejtjes”, të japin pak nga koha e tyre -- “bëni diçka për dikë që nuk ngjan si ju, nuk lutet si ju dhe nuk jeton si ju. Ne i kërkojmë brezit të ri të punojnë së bashku për të ndërtuar një botë më të fortë, më të begatë. Asnjë grup nuk mund t’ia dalë i vetëm”.  Rosenthal kujtoi se Shqipëria shpëtoi të gjithë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke bërë “atë që ishte e drejtë dhe e respektueshme”. Pandith i nxiti studentët shqiptarë që të shkruanin në faqen e nismës në Facebook dhe të ndanin historinë e ditëve të sotme, ku “një person nuk etiketohet ‘musliman’, “ortodoks’, apo ‘katolik’, por thjesht shqiptar.”

Tirana ishte ndalesa e fundit e turit europian për të promovuar nismën “2012 Orë Kundër Urrejtjes”, pas Londrës dhe Athinës. “2012 Orë Kundër Urrejtjes” është një fushatë për t’i dhënë fund fanatizmit dhe për të nxitur respektin midis kulturave, feve, traditave, klasave shoqërore dhe gjinive.   Nisma u prezantua për herë të parë zyrtarisht nga Rosenthal dhe Pandith më 17 shkurt 2011, para Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Vienë. Më tepër informacion për nismën “2012 Orë Kundër Urrejtjes” mund të gjendet online në http://www.state.gov/s/2012hoursagainsthate/.

###