Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Deklaratë e Ambasadës së SHBA ( 22 maj 2012)

Deklaratë e Ambasadës së SHBA (22 maj 2012)

Ambasadori Arvizu dhe i gjithë personeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë dëshirojnë të shprehin hidhërimin e tyre të thellë dhe ngushëllime të sinqerta për ata që humbën njerëzit e tyre të dashur në aksidentin tragjik që ndodhi dje afër Himarës. Për të gjithë ata që i mbijetuan aksidentit, mendimet dhe lutjet tona janë për shërimin tuaj të shpejtë.