KORRIK 2009
Monitoruesit Vendor Paraqesin Raportin Përfundimtar
Stafi i zyrës së Mardhënieve me Publikun morri pjesë në konferencën për shtyp të Koalicionit Shqiptar të Monitoruesve Vendor, i cili vëzhgoi proçesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit nëpermjet angazhimit të 2,500 monitoruesve në të gjithë vendin. Koalicioni paraqiti raportin përfundimtar me rezultatet dhe gjetjet mbi këtë proçes. Kjo nismë është mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Zyrës së Mardhënieve me Publikun. Konferencën për shtyp e ndoqën monitorues, përfaqesues të organizatave jo-qeveritare vendase, si dhe të atyre ndërkombëtare. Aktiviteti u mbulua gjerësisht nga media.
Fjalimi i Presidentit Barak Obama
Mesazhi për Ramazanin,
Washington, DC
Në emër të popullit Amerikan – përfshirë komunitetet myslimane në të pesëdhjetë shtetet – dua që të uroj Myslimanët në Amerikë dhe në të gjithë botën. Gëzuar muajin e Begatë të Ramazanit!
Ramazani është muaji në të cilin Myslimanët besojnë se Kurani iu shfaq Profetit Muhamed, duke nisur me një fjalë të thjeshtë – lexo. Si i tillë, është një muaj kur Myslimanët reflektojnë mbi diturinë dhe udhëheqjen që sjell besimi, si dhe mbi përgjegjësinë që qëniet njerëzore kanë për njëri tjetrin, dhe për Zotin.
Ashtu si shumë njerëz të besimeve të ndryshme që e njohin Ramazanin nëpërmjet komunitetit dhe familjeve tona, ashtu edhe unë e di që kjo është një periudhë festive – një kohë në të cilën familjen mblidhen së bashku, miqtë shtrojnë iftare dhe ushqimi ndahet mes tyre. Por une e di që Ramazani është gjithashtu edhe një kohë devotshmërie dhe relfektimi intensiv – një kohë gjatë të cilës Myslimanët agjërojnë gjatë ditës dhe kryejnë ritualin e lutjes gjatë natës, duke recituar dhe dëgjuar të gjithë Kuranin përgjatë muajit. (fjala e plote)