Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Organizatat Ndërkombëtare dhe NATO

Punonjësit e Organizatave Ndërkombëtare dhe NATO-s

Një qytetar i një vendi të huaj, që dëshiron të hyjë në Shtetet e Bashkuara, në përgjithësi duhet që fillimisht të marrë një vizë, ose jo-emigrimi për qëndrim të përkohshëm, ose emigrimi për banim të përhershëm. Lloji i vizës që ju duhet të keni përcaktohet nga ligji i emigracionit, dhe lidhet me qëllimin e udhëtimit tuaj. Viza e llojit G u lëshohen diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë për udhëtim në Shtetet e Bashkuara. Me përjashtim të Kreut të Shtetit të Qeverisë që kualifikohet për vizë A pavarësisht nga qëlimi i udhëtimit të tij apo të saj në Shtetet e Bashkuara, lloji i vizës që i duhet diplomatëve ose zyrtarëve të tjerë të qeverisë varet nga qëllimi tyre i udhëtimit në Shtetet e Bashkuara.

Një vizë lejon një qytetar të huaj të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara dhe në "portën hyrëse" (psh: aeroport) të kërkojë leje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara inspektorit të emigracionit. Një vizë nuk garanton hyrje në Shtetet e Bashkuara.

Organizatat Ndërkombëtare

Për t'u kualifikuar për një vizë G, duhet që qëllimi i i udhëtimit tuaj në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë në pajtim me detyrat zyrtare.

Anëtarët e përhershëm të një qeverije të njohur të caktuar në një organizate ndërkombëtare janë të përshtatshëm për një vizë të llojit G-1. Përfaqësuesit e një qeverije të njohur që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara përkohësisht për të marrë pjesë në takime me një organizatë të caktuar ndërkombëtare janë të përshtatshëm për një vizë të llojit G-2 dhe përfaqësuesit e qeverive të pa-njohura ose jo-antare janë të përshtatshëm për viza të llojit G-3. Vizat G-4 u lëshohen individëve që shkojnë në Shtetet e Bashkuara për të marrë një takim në një organizatë ndërkombëtare të caktuar, duke përfshirë Kombet e Bashkuara.  Ju lutemi vini re se ligji Amerikan i vizave tregon që nëse një aplikant i vizës titullohet me një vizë G si kryesor ose i varur nga kryesori, ai ose ajo duhet të marrë një vizë G. Përjashtimi nga ky rregull është jashtëzakonisht i limituar.

NATO

Një aplikant klasifikohet nën simbolin e vizës NATO-1, NATO-2, NATO-3, NATO-4, NATO-5, ose NATO-6 nëse kërkon leje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara në kuadër të zbatimit të dispozitave të Marrëveshjes mbi Statusin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ose të Protokollit mbi Statusin e Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar të krijuar në bazë të Traktatit të Atlantikut Verior. Kjo përfshin përfaqësuesit kombëtar, stafin ndërkombëtar dhe familjen e menjëhershme të një individi të klasifikuar si NATO-1 deri në NATO-6. Ju lutemi vini re se ligji Amerikan i vizave tregon se nëse një aplikant i vizës titullohet me një vizë NATO si kryesor ose i varur nga kryesori, ai ose ajo duhet të marrë një vizë NATO. Përjashtimi nga ky rregull është jashtëzakonisht i limituar.

Gjithsesi, shumë prej personelit të forcave të armatosura janë të përjashtuar nga kërkesat e pasaportës dhe vizës nëse ata janë ose të lidhur me Aleatët e Shtabit të NATO-s në Shtetet e Bashkuara dhe që udhëtojnë për punë zyrtare, ose do të hyjnë në Shtetet e Bashkuara sipas Marrëveshjes për Statusin e Forcave të NATO-s. Në rastin e fundit, ju duhet të mbani me vete karta zyrtare udhtarake identiteti dhe urdhër udhëtimin nga NATO. Kur udhëtoni me status përjashtimi, një personel i tillë përgjithësisht hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me avionë ushtarakë ose anije detare.

Si të Aplikoni - Dokumentacioni i Kërkuar

Si pjesë e procesit të aplikimit për vizë, kur aplikoni jashtë Amerikës, një intervistë në zyrën konsullore të ambasadës kërkohet për shumicën e aplikantëve. Për ata që aplikojnë për vizat G-1, G-2, G-3, G-4, NATO-1, NATO-2, NATO-3, NATO-4, NATO-5 dhe NATO-6, ambasadat dhe konsullatat në përgjithësi nuk bëjnë intervistë; gjithsesi, zyrtari konsullor mund të kërkojë të bëjë një intervistë. Për më tepër, aplikantët e vizave G1-4 dhe NATO1-6 janë të përjashtuar nga kërkesat e marrjes së shenjave të gishtërinjve. Ju lutemi dërgoni një notë zyrtare nga institucioni juaj me anë të korrierit duke përfshirë edhe informacionin për kontakt.

Punonjësit personal, infermierët dhe shërbyesit e mbajtëve të vizave G dhe NATO, që janë, aplikantët e vizave G-5 dhe NATO-7, duhen intervistuar. Për më tepër, si pjesë e intervistimit për vizës, atyre do t'i merren edhe shenjat e gishtërinjve elektronikisht.

Formularët e aplikimit për vizë duhen dërguar në Ambasadë. Çdo aplikant dhe çdo shoqërues, duhet të plotësojë dhe dorëzojë formularët dhe dokumentacioni si shpjegohet më poshtë:

  • Formularin DS-160, të firmosur dhe plotësuar;
  • Një notë diplomatike. Nota diplomatike është konfirmim me shkrim nga qeveria/institucioni kërkues për statusin e aplikantit. Aplikantët e vizave G-5 dhe NATO-7 duhet të kenë gjithashtu një notë diplomatike të përfshirë me aplikimet e tyre për të konfirmuar statusin e punës; Nëse hyni në shtetet e Bashkuara pa vizë sipas sipas Marrëveshjes për Statusin e Forcave të NATO-s ose të Protokollit mbi Statusin e Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar të krijuar në bazë të Traktatit të Atlantikut Verior, ju duhet të keni me vete karta zyrtare udhtarake identiteti dhe urdhër udhëtimin nga NATO;
  • Një pasaportë të vlefshme të paktën 6 muaj më shumë nga data e daljes nga Shtetet e Bashkuara (vetëm nëse marrëveshjet midis vendeve lejojnë përjashtime);


Procesimi i Vizës dhe Tarifat e Lëshimit

Individët që kualifikohen për vizat e llojeve A, G, C-3, NATO, përjashtohen nga pagesa e tarifave për vizës. Për më tepër, individët që mbajnë pasaporta diplomatike mund të përjashtohen nga kjo tarifë pavarësisht nga klasifikimi i vizës apo qëllimi i udhëtimit të tyre, nëse ata plotësojnë kushtet e 22 CFR 21.26 (c)(1)(i) deri në (xvi). Të zotërosh një pasaporte diplomatike ose e barazvlefshme me të nuk është e mjatueshme për të mos paguar tarifën e vizave diplomatike. Zyrtari konsullor do të përcaktojë nëse aplikanti i vizës përjashtohet nga tarifa sipas ligjeve Amerikane të emigracionit. Zotëruesit e pasaportave zyrtare nuk tarifohen për vizat zyrtare, por u kërkohet të paguajnë të gjitha pagesat në lidhje me vizat jo-zyrtare.

Pjestarët e Menjëhershëm të Familjes

Pjestar të menjëhershëm të familjes përcaktohen si bashkëshorti(ja) dhe fëmijët e pamartur të çdo moshe të cilët janë banorët e shtëpisë të aplikantit kryesor, edhe nëse studiojnë në një vend tjetër. Procedurat e aplikimit janë të njëjta ashtu si për aplikantin kryesor. Nëse shoqëroni ose udhëtoni për t'u bashkuar me një anëtar të ushtrisë me urdhër udhëtimin e NATO-s, bashkëshorti(ja) dhe familjët duhet të aplikojnë për llojin e vizës NATO-2. Nëse shoqëroni një mbajtës së vizës G, bashkëshorti(ja) dhe fëmijët duhet të aplikojnë me të njëjtën kategori të vizës G. Një partner i pamartur, edhe nëse njihet si i varur nga aplikanti kryesor nga qeverija e interesuar ose organizata ndërkombëtare, nuk do të jetë i(e) përshtashëm(me) për vizë të llojit G ose NATO, por mund të aplikojë për një vizë të llojit B, nëse kualifikohet. Aplikantët e vizave B duhet të paguajnë tarifën e aplikimit për vizë.

Informacion Shtesë

Nuk do të jepet asnjë siguri mbi lëshimin e vizave në paradhënje. Prandaj, planifikime finale për udhëtimin ose blerja e biletave të parimbursueshme nuk duhet bërë pa u lëshuar viza..

Veç rasteve kur është anulluar më parë, një vizë është e vlefshme deri në datë e skadimit të saj. Prandaj, nëse udhëtuesi ka një vizë Amerikane vizitori në një pasaportë të skaduar, mos e shkëpusni fletën e vizës nga pasaporta e skaduar. Ju mund t'a përdorni atë duke bashkëngjitur pasaportën e skaduar me të renë që aplikoni për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Punonjësit e Organizatave Ndërkombëtare dhe NATO-s.

Më Shumë Informacion