Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Informacion Për Udhëtarët

Lajmet e Fundit

  • Mesazhe Sigurie për Qytetarët Amerikanë
    Tubim i Partisë Demokratike

    13-05-2013: Ambasada Amerikane njofton qytetarët Amerikanë se Partia Demokratike (PD) ka caktuar të mbajë një tubim politik sot, të hënën, më datë 13 maj, në orën 7:30 pasdite në sheshin Nënë Tereza.  Më Shumë Mesazhe Sigurie »

  • Mesazhe Emergjence për Qytetarët Amerikanë
    Të Reja mbi Përmbytjet në Veriun e Shqipërisë

    10-04-2013: Ministria Shqiptare e Punëve të Brendshme ka njoftuar gjendjen e jashtëzakonshme për fshatrat Obot, Dajç, Berdicë, Velipojë në rajonin përmbytur bregdetar dhe në rajonin e Shkodrës, për shkak të shirave të vazhdueshme të rënda dhe rritjen e fluksit të ujit në lumenjtë Drin dhe Buna në veri.  Më Shumë Mesazhe Emergjence »

  • Dy Pasaporta Amerikane
    Shpërndarja e Pasaportave me anë të Postës Private

    29-03-2013: Duke filluar nga data 2 prill 2013, në rast të miratimit të aplikimit tuaj për pasaportë, ju do të keni dy mundësi për të marrë pasaportën e re.  Më Shumë Lajme për Pasaportat »

  • Programi i Ndihmës për Votimet Federale (Logoja)
    Ne Kërkojmë Mendimin Tuaj

    02-04-2013: Formulari i regjistrimit për të votuar në mungesë (FPCA)(SF-76) dhe Fleta Federale e Votimit në Mungesë (FWAB)(SF-186) janë përditësuar me disa ndryshime për të rritur përdorimin e tyre në mënyrë sa më efikase. Ne kërkojmë mendimin dhe sugjerimin tuaj mbi pikpamjen teknike të formularëve.  Më Shumë Lajme mbi Votimet »

  • Mesazhe për Qytetarët Amerikanë
    Nivele të Larta të Aflatoksinës në Qumësht

    27-02-2013: Mediat vendore dhe ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për ndotjen e qumështit me aflatoksin në Ballkan.  Më Shumë Mesazhe »

  • Njoftim nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Kujdes Mbarëbotëror
    Kujdes Mbarëbotëror

    19-02-2013: Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar këtë Kujdes Mbarëbotëror për përditësimin e informacionit mbi kërcënimin e vazhdueshëm të veprimeve terroriste dhe dhunën kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjithë botën. 

  • IRS Logo
    IRS Zbaton Ndryshimet e Kërkesave për Aplikimin e ITINs

    10-01-2013: Që nga data 1 Janar 2013, IRS filloi zbatimin e procedurës së re për lëshimin e Numrave të Identifikimit për Taksapaguesit Individualë (ITINs). Të krijuar veçanërisht për qëllim të administrimit taksativ, ITINs u lëshohen vetëm personave që nuk janë të ligjshëm për të marrë një numër sigurimesh shoqërore.  Më shumë informacion mbi Taksat »

  • Zyra Amerikane e Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave
    Njoftim për Qytetarët Amerikanë nga Sektori i Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave

    18-10-2012: Miliona qytetarë Amerikanë udhëtojnë jashtë rregullisht. Ndërsa pjesa më e madhe e tyre i binden ligjeve, disa prej tyre kryejnë krime kundër të miturve në vende të huaja. “Mesazhi jonë është i qartë për të gjithë qytetarët Amerikanë: Ne i konsiderojmë këto krime seriozisht,” thotë Peter Vincent, drejtori i Hetimeve të Sigurisë Kombëtare në Zyrën e Punëve Ndërkombëtare. 

  • Administrata Amerikane e Sigurimeve Shoqërore
    Sigurimet Shoqërore Njoftojnë Rritje të Përfitimeve 1.7 Përqind për Vitin 2013

    16-10-2012: Përfitimet mujore nga Sigurimet Shoqërore dhe shtesat e saj do të rriten 1.7 përqind në vitin 2013, për afërsisht 62 milion Amerikanë. 

  • Stema e Twitter
    Na ndiqni në Twitter!

    20-07-2012: Sektori i Shërbimeve të Qytetarëve Amerikanë në Ambasadë Amerikane në Tiranë është tashmë në Twitter. Ju lutemi na ndiqni për të marrë të rejat më të fundit për qytetarët Amerikanë. 

  • Some Credit Cards
    Pranimi i Kartave të Kreditit për Kryerjen e Pagesave

    01-09-2011: Që nga data 1 Shtator 2011, Ambasada Amerikane në Tiranë pranon kryerjen e pagesave me anë të kartave të kredit për të gjitha Shërbimet e Qytetarëve Amerikan (duke përfshirë shërbimet e pasaportave dhe raportimeve të lindjes), pagesat për birësimet, dhe për shumicën e shërbimeve që kanë lidhje me Departamentin e Sigurisë Kombëtare (duke përjashtuar tarifat e aplikimeve për falje).