jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Kryesore rreth Ambasadës

Ambasadori Xhon L. Uidhers Viziton GërdecinAmbasadori Xhon L. Uidhers Viziton Gërdecin

Ambasadori Uidhers udhëtoi për në zonën ushtarake të pastrimit dhe vizitoi një familje në fshatin Gërdec më 1 Gusht, për të shikuar përparimin e bërë në procesin e pastrimit dhe për të shprehur shqetësim për sigurinë e atyre që po rindërtojnë pranë zonës së sigurisë.  Ambasadori dëgjoi shpjegime nga përfaqësues ushtarakë shqiptarë dhe përfaqësues të Kompanisë Amerikane EOD mbi statusin e operacionit të pastrimit. Ai u takua edhe me fshatarë, shprehu përsëri ngushëllimet e tij për tragjedinë e tmerrshme, dhe shprehu shqetësim për sigurinë e atyre që kthehen dhe jetojnë shumë pranë zonës së sigurisë.  Ministri i Mbrojtjes Oketa u bashkua me Ambasadorin gjatë vizitës.

Ambasadori John L. Withers II gjate Konferencës Rajonale të Drejtuesve të Trainimit të Policisë

Ambasadori John L. Withers II Hap Konferencën Rajonale të Drejtuesve të Trainimit të Policisë

Në datë 29 Qershor 2008 Ambasadori Withers hapi  Konferencën Rajonale të Drejtuesve të Trainimit të Policisë në Shqipëri, me financimin e OSBE-së dhe mbështetjen e ICITAP Albania.  Ambasadori i uroi mirëseardhjen dhe përgëzoi përfaqësuesit e policisë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi për përpjekjen e tyre të përbashkët për të përmirësuar profesionalizmin e tyre dhe jetët e bashkëqytetarëve të tyre, duke theksuar “Trainimi dhe edukimi i anëtarëve të forcave policore është jetësore për ecjen përpara në ngritjen e një shërbimi policor profesional në një demokraci në zhvillim. Ky lloj ndryshimi  mund të jetë kërcënues për disa, por mirëpritet nga të tjerë që e duan demokracinë dhe shohin drejt përfshirjes në institucionet euro-atlantike.” Konferenca do të  mbahet nga 29 – 31 Qershor 2008. (fjala e plotë)

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun gjate vizites ne Këndin Amerikan në TiranëShefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun viziton Këndin Amerikan në Tiranë

Më 29 Korrik 2008 Shefi i Zyrës së Marrëdhënive me Publikun Bix Aliu vizitoi Këndin Amerikan në Tiranë, i cili ndodhet në Biblotekën Kombëtare dhe prestigjoze të Shqipërisë.  Këndi Amerikan shumë shpejt është bërë një qëndër e rëndësishme e burimit të informacionit per audiencën e gjerë shqiptare e cila kërkon informacion për shoqërinë, kulturën dhe vlerat amerikane.  Bix u takua me Znjsh. Erjonilda Hasrama, koordinatoren e Këndit Amerikan si edhe me përfaqësues të tjerë të Biblotekës Kombëtare për të diskutuar metoda dhe programe të reja për të rritur qëllimin dhe arritjet e këtij këndi.  Këndi ka edhe një kënd në vetvete për Këshillimin Arsimor i cili ofron udhëzime për shqiptarët që janë të interesuar të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. (faqja e kendeve)

Z. Krzysztof Grabowski gjate intervistes ne OraNewsEksperti Financiar Tregon Detajet e Mbështetjes së USAID-it për Bursën e Shqipërisë

Z. Krzysztof Grabowski, këshilltar për tregjet financiare pranë Autoritetit Polak të Mbikëqyrjes Financiare dhe anëtar i Korpusit të Vullnetarëve për Shërbimet Financiare (Financial Services Volunteer Corps -- FSVC) u bë pjesë e një specialeje 20-minutëshe për Bursën e Shqipërisë transmetuar në valët e televizionit OraNews. Grabowski rrëfeu detaje të nismës së mbështetur nga USAID, përmes organizatës jo-fitimprurëse FSVC me seli në Sh.B.A., për të ndihmuar në hartimin e një ligji për fondet e investimeve dhe të rregullores për të qeverisur tregun e kapitalit në Shqipëri. Stacioni televiziv theksoi konstatimin e Grabowskit se Shqipëria është gati për tregun e kapitalit dhe që përfitimet për ekonominë shqiptare nga kjo do të jenë të shumplanëshe. Përmes FSVC-së, USAID po mbështet sektorin financiar në Shqipëri në mënyrë që ai të bëhet më i sigurtë, më tërheqës për burime të reja kapitali, si dhe më eficient në shpërndarjen e burimeve ekzistuese të kapitalit. Programi trevjeçar përdor ekspertë të njohur financiarë, ligjorë dhe ekspertë të rregullave financiare, që janë pjesë e FSVC-së, e cila ofron asistencë teknike për forcimin e aftësive të bankës qendrore në Shqipëri, për sistemin bankar tregtar dhe për përpjekjet për tregjet e kapitalit.

TV Kukësi Prezanton Programet e Këndit Amerikan

Koordinatori i Këndit Amerikan Z. Besnik Elezi dhe Vullnetari i Korpusit të Paqes Z. Tienmu Ma ishin të ftuar në studiot e TV Kukësit në 21 Korrik.  Ata patën rastin të tregonin për programet e ndryshme që Këndi Amerikan në Kukës ka organizuar për muajt e verës.  Z. Ma shpjegoi programet e ndryshme në gjuhën angleze të ofruara në këtë sallë kurse Z. Elezi bëri një përshkrim të shërbimeve të ofruara si edhe dha një informacion në lidhje me koleksionet e librave për lexuesit.  Ata diskutuan Kurset Verore të Gjuhës Angleze të cilat jepen dy herë në javë në Këndin Amerikan, pa pagesë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kukësit.  TV Kukësi shikohet në gjithë veriun e Shqipërisë dhe në qytetet në kufi me Kosovën.

Ambasada Amerikane në Shqipëri shpall programin e ri të Folësit Amerikan

Ambasada Amerikane në Shqipëri do të sjellë një diplomat Amerikan për të folur me një grup, shkollë të mesme apo universitet. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësinë të dëgjoni nga zyrtarë të Ambasadës Amerikane për çështjet që ju interesojnë. Ne duam të përcjellim te ju kulturën dhe vlerat Amerikane dhe do t’ju japim mundësinë të takoheni me amerikanë të cilët jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ky program i jep mundësinë grupeve të ndryshme të dëgjojnë prezantime dhe të bëjnë pyetje lidhur me politikat e jashtme amerikane, jetën politike dhe kulturore në Amerikë si dhe të shkëmbejnë ide dhe mendime rreth çështjeve me interes të përbashkët. (informacion i plotë)

Muzika " New Country" Vjen në Shqipëri

Duke performuar për publikun entuziast shqiptar, Banda The Ranch Hands nga Nashville e Tennessee i prezantoi Shqipërise një aspekt të panjohur më parë: muzikën "neë country".  Me financimin e Zyrës së Marrëdhënive me Publikun në Tiranë dhe bashkitë lokale, banda dha tre koncerte nga 29 Qershori deri në 3 Korrik si pjesë e turit të tyre Europian.  Duke e filluar me dy intervista të drejtpërdrejta në televizion, banda dha koncert në qytetet bregdetare të Vlorës dhe Durrësit dhe më pas me një performancë finale në Tiranë.  Banda The Ranch Hand pati një audiencë të konsiderueshme edhe pse Festivali Vjetor i Xhazit ndodhte në të njëjtën kohë. 

Qëndra Jonë e Burimit të Informacionit - IRC tani e hapur për publikun

Qëndra e Burimit të Informacionit e Ambasadës Amerikane (IRC) është një shërbim kërkimor dhe reference për zyrtarët, gazetarët, kërkuesit, nxënësit dhe të tjerë me një interes profesional në shtetet e Bashkuara. Fushat e ekspertizës përfshijnë politikën, shoqërinë dhe kulturën e Shteteve të Bashkuara; Legjislacioni i shtetit dhe federal i shteteve të Bashkuara, ligje dhe rregullore; Marrëdhëniet ndërkombëtare, siguria, mbrojtja dhe stabiliteti etj.  Koleksionet e Qendrës së Burimit të Informacionit përfshijnë banka të dhënash on-line, një koleksion reference të azhornuar, dokumenta qeveritare të kohëve të fundit të SHBA dhe raporte të organizatave mendim-formuese (think tank) dhe akses në botimet periodike Amerikane. (informacion i plote)

Lajme të Fundit

- SHBA në Fokus -

          
Zgjedhjet Presidenciale 2008




    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On! Turn Admin On!