jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Viza për në SHBA
 
  Shërbimet për Viza Viza Jo-Emigruese Viza Emigruese Si të Emigrojmë në SH.B.A. Dorëzimi i I-130 Viza që Përfitohen nga Familja Viza që Përfitohen nga Punësimi Viza për të Fejuarit

Viza Emigruese

Si të Emigrojmë në SH.B.A.

Në mënyrë që të emigroni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju duhet të keni një të afërm i cili mund të bëjë peticion emigrimi për ju.  Ky i afërm mund të jetë prindi, bashkëshorti, fëmija ose vëllai dhe motra dhe duhet të jetë Shtetas Amerikan ose Rezident i Ligjshëm i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më shumë informacion në faqen e Internetit: http://uscis.gov

Një mënyrë tjetër për të emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është nëpërmjet punësimit.  Në mënyrë që të merrni një vizë emigrimi për punësim, një punëdhënës që banon në Sh.B.A. duhet të bëjë një peticion për ju në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të Sh.B.A.-së (DHS), dhe në Shërbimet e Emigracionit dhe Kontrollit Kufitar (BCIS), përpara se ju të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Në qoftëse peticionet aprovohen, BCIS do të njoftojë Ambasadën Amerikane përkatëse që viza mund të lëshohet.  Ju lutemi bëni kujdes se vizat e punësimit do të lëshohen vetëm duke marrë më parë autorizimin e BCIS.

Tjetër mënyrë aplikimi për emigrim është Llotaria Amerikane e cila organizohet çdo vit nga Qeveria e Sh.B.A.-së.  Informacionin se si të aplikoni mund ta gjeni në faqen e internetit http://travel.state.gov.

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin

- Më shumë Informacion -
U.S. Citizenship and Immigration Services • USCIS website



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!