VIza Emigruese
Të emigrosh në Shtetet e Bashkuara dhe të jetosh atje përgjithmonë është një vendim i rëndësishëm dhe i komplikuar. Kjo faqe ka informacion për të ndihmuar qytetarët e huaj, që dëshirojnë të emigrojnë përgjithmonë, të përcaktojnë vizat, kërkesat, dhe materialet që i duhen për të aplikuar për emigracion në Shtetet e Bashkuara. Për informacion se kush mund të emigrojë në Shtetet e Bashkuara vizitoni Llojet e Vizave për Emigracion. Në përgjithësi, në mënyrë që të aplikojë për një vizë emigrimi, një qytetar i huaj duhet të sponsorizohet nga një ose disa të afërm qytetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një rezident Amerikan i përhershëm ligjor, ose nga një punëdhënës i ardhshëm, dhe të jetë përfituesi i një peticioni të miratuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Prandaj hapi i parë është dorëzimi i peticionit.
Faqja u rishikua në datën: 4 Qershor 2009, në orën: 9:25