Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Si të Aplikoni
 

(Procedura e mëposhtme mund të ndryshojë nga momenti në moment. Nëse aplikoni përsëri në të ardhmen ju sugjerojmë të vizitoni këtë faqe Interneti për procedurat e reja të mundshme.)

I dashur aplikant i vizës jo-emigruese:

Për të caktuar një datë takimi për vizë jo-emigrimi (p.sh.: biznes, turist, vizitor, student, pune, etj.), ju lutemi ndiqni hapat e mëposhtëm:

SHËNIM:

  1. HAPI I PARË: Plotësoni Aplikimin Online.

    Plotësoni formularin e aplikimit DS-160 (Aplikim për Vizë Jo-Emigrimi) online dhe stamponi vetëm faqen e konfirmimit që ka kodin (barcode). (Aty ka një buton që thotë “Print Confirmation”). Kodi DUHET të jetë i qartë dhe i lexueshëm në faqen e stampuar. Në mënyrë që të plotësoni aplikimin online, ju duhet të keni një fotografi dizhitale që i përmbush kushtet e ngarkimit në Internet. Ju lutemi referojuni faqes së Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Kërkesave të Imazheve Dixhitale - në Anglisht” për të ditur mbi kërkesat e fotografisë.

    Pasi t'a keni plotësuar formularin DS-160, Interneti do t'ju nxisë që të stamponi faqen e konfirmimit që mban kodin e aplikimit tuaj. Kjo faqe duhet të sillet kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për të aplikuar për vizën tuaj jo-emigruese.  NËSE JU NUK SILLNI FAQEN E KONFIRMIMIT TË DS-160, TAKIMI JUAJ DO T'JU SHTYHET PËR DATËN TJETËR TË ARDHSHME.

    E RËNDËSISHME: Ju lutemi tregohuni shumë të kujdesshëm për të plotësuar të gjithë informacionin saktësisht në formularin DS-160.  Gratë e martuara duhet të vendosin emrat e tyre të vajzërisë në fushën ku kërkohen nëse keni pasur emra të mëparshëm ose pseudonime.  Të gjithë aplikantët me informacion jo të plotë, informacion të pasaktë, ose me që nuk kanë vendosur emrat e vajzërisë ose emrat e tjerë të përdorur më parë do t'i kërkohet të plotësojnë edhe njëherë formularin dhe kjo mund të vonojë procesin e aplikimit të tyre.

  2. HAPI DYTË: Caktoni Takimin Tuaj.

    Për të caktuar, ndryshuar apo anulluar takimin tuaj, ju lutemi vizitoni “Kalendarin Elektronik Konsullor”.  

    Për të caktuar takimin tuaj, do t'ju duhet numri i kodit të faqes së konfirmimit të formularit DS-160 si dhe një stampues (printer).  Nëse ju nuk keni një stampues, ju nuk do të jeni në gjendje të stamponi faqen e konfirmimit që ju lejon të hyni në Ambasadë.  Ju nuk mund të ristamponi faqen e konfirmimit pasi të keni dalë nga sistemi.  Kodi i faqes së konfirmimit nuk dërgohet me e-mail, pra ju lutemi mbajeni atë shënim në rast se keni ndonjë problem me stampuesin tuaj.

    Për të mësuar më shumë mbi kohët e pritjes për të marrë një takim, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Koha e Pritjes për Vizë”.

    (Në momentin e hedhjes së emrit dhe mbiemrit, ju lutemi mos përdorni gërmat ç dhe ë; zëvendësojini me gërmat c dhe e).

  3. HAPI I TRETË: Mblidhni Dokumentacionin Tuaj.

    Për një listë të dokumentacionit të kërkuar për të aplikuar për një vizë jo-emigruese, ju lutemi vizitoni faqen tonë të Internetit “Dokumentacioni i Kërkuar për të Aplikuar për një Vizë Jo-Emigrimi”.  Përveç këtyre dokumentave që ju dëshironi të sillni në mbështetje të aplikimit tuaj, ju duhet të keni me vete pasaportën aktuale dhe të gjitha pasaportat e skaduara që mund të keni, faqen e konfirmimit të formularit DS-160 me kodin përkatës, si dhe faqen konfirmimit të datës së takimit.

  4. HAPI I KATËRT: Paguaj Tarifën e Aplikimit në Bankë.

    Tarifat tani do të paguhen në paradhënie, pa ndonjë pagesë shtesë, në çdo degë të Bankës Intesa Sanpaolo. Çdo aplikant duhet të paguajë tarifën individuale përpara se të paraqitet për intervistë dhe duhet të paraqesë të dyja kopjet e mandatit në zyrën konsullore si provë të pagesës. Për më shumë informacion në lidhje me vendndodhjen dhe oraret, ju lutemi konsultoni faqen e Internetit të Bankës Intesa Sanpaolo.

    Shënim: Tarifa e aplikimit për vizë momentalisht është 160 Dollarë, dhe momentalisht kursi i këmbimit është 110 Lekë për 1 Dollarë.  Kjo tarifë dhe ky kurs këmbimi janë subjekt për të ndryshuar.


Ju duhet të keni me vete një kopje të faqes së konfirmimit të takimit ditën e intervistës në mënyrë që të hyni në konsullatë. Sistemi nuk do t'iu dërgojë automatikisht një faqe konfirmimi. (Ju lutemi stamponi atë faqe duke përdorur butonin e stampimit në faqen e Internetit).

Të gjithë aplikantët duhet të sjellin të gjitha pasaportat, të tanishmen dhe të skaduarat që mund të kenë. Pasaportat Shqiptare të pavlefshme duhen anulluar fizikisht nga autoritet përkatëse Shqiptare.

Çdo aplikant i vizës duhet të ketë takimin e tij/saj. Nëse aplikoni si familje, çdo pjestar që aplikon duhet të caktojë takim pavarësisht nga mosha dhe të ketë një faqe konfirmimi të formularit DS-160 me kod.

Nëse e humbisni numrin e identitetit të faqes së konfirmimit ose nëse nuk e keni printuar atë dhe ju duhet t'a printoni, ju lutemi na shkruani një e-mail në adresën evisatirana@state.gov duke na dhënë emrin tuaj të plotë, datëlindjen, kodin e formularit DS-160 dhe një numër telefoni.

E RËNDËSISHME: Për të parandaluar prenotime të shumëfishta nga i njëjti person, Ambasada Amerikane në Tiranë rezervon të drejtën për të anulluar çdo takim që nuk duket i vlefshëm. Ju lutemi shqiptoni emrin tuaj saktësisht. Mos përdorni gërmat ç dhe ë; zëvendësojini me gërmat c dhe e. Emra të ndryshëm me të njëjtin numër pasaporte mund të jenë subjekt anullimi.

Orari i takimit që është shënuar në faqen e konfirmimit tuaj, është orari në të cilin do të hyni brenda në konsullatë. Nuk është orari i intervistimit tuaj. Letra juaj e takimit si dhe docukentacioni i kërkuar do të kontrollohen dhe përzgjidhen sapo ju të paguani për aplikimin. Ju lutemi sigurohuni që dokumentat të jenë sipas rashës. Intervista juaj do të zhvillohet sapo të grumbullohet dokumentacioni i nevojshëm për intervistim. Ju lutemi përgatituni të qëndroni në Ambasadë deri në orën 12:00 paradreke. Materiale të lexueshme lejohen t'i keni me vete, por pajisje elektronike (duke përfshirë celularët), ushqimet, pije të ndryshme dhe çanta të madha nuk do të lejohen në Ambasadë. Pajisjet elektronike mund të lihen në hyrje të Ambasadës/Konsullatës, gjithsesi, për të përshpejtuar hyrjen, ju lutemi mos is sillni ato me vete.

Për shkak të hapësirës së limituar që kemi në dhomën e pritjes, vetëm njëri nga aplikantët (nëse aplikoni si familje ose shoqëri) do të lejohet brenda për të paraqitur dokumentacionin, me përjashtim të rasteve kur aplikanti shoqërohet me fëmijë nën moshën 16 vjeç, ose në raste të veçanta të tjera. Pjestarët e tjerë (duke përfshirë të afërmit, shoqëria, bashkëpunëtorë, avokatë, etj.) nuk do të lejohen të hyjnë në ndërtesë, vetëm në rastet kur kërkohen nga zyrtarët konsullorë.

Hapat e Aplikimit

Informacion Shtesë

  • Shëmbull Barkodi të DS-160
    Shëmbuj Kodi të DS-160

    Kodet e papranueshme (ato që nuk lexohen nga skanerat tanë për shkak të cilësisë së dobët dhe disa faktorëve të tjerë) nuk do të pranohen. Aplikantit do t'i shtyhet data e aplikimit për vizë në datën tjetër të mundshme.

  • Harta e Shqipërisë
    Aplikantët me banim jashtë Shqipërisë

    Aplikantët me banim jashtë Shqipërisë mund të aplikojnë për vizë në Ambasadën Amerikane në Tiranë.  Gjithësesi, aplikantët duhet të jenë të vetëdijshëm që zyrtari konsullor që interviston nuk është i familjarizuar me kushtet e vendit të tyre si dhe gjuhën që mund të jetë ndryshe nga ajo që flitet në SHBA dhe Shqipëri.  Kjo gjë mund të bëjë të vështirë që ata të demonstrojnë se kualifikohen për vizë në zyrën tonë.