Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokracinë
Kush mund të aplikojë për grante?
Ato organizata shqiptare jo-qeveritare, të cilat nuk kanë kurrfarë lidhjeje me palë politike apo fetare, kanë të drejtë të aplikojnë. Organizatat dhe individet amerikane nuk kane te drejtë të aplikojnë për grante në këtë program. Grantet nuk mund të financojnë udhëtimin e shtetasve amerikanë nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri.
Kur aplikohet për grante?
Komisioni për Demokracinë i cili shqyrton projektet mblidhet dy deri ne tre herë ne vit. Ju mund të gjeni afatet për dergimin e projekt-propozimeve në faqen e internetit të ambasadës.
Sa është buxheti maksimal që mund të kërkohet në një aplikim?
Shuma maksimale e një granti individual është 24,000 USD. Eshtë shumë e rëndësishme që projekti të përfshijë ndarjen sa më të hollësishme në zërat përbërës.
Sa kohë nevojitet për marrjen e fondeve?
Zakonisht duhen 3-4 muaj që projektet të shqyrtohen nga Komisioni për Demokracinë i Ambasadës Amerikane dhe të miratohen nga zyra perkatëse në Departementin e Shtetit në Uashington, D.C. Pas miratimit të projektit marëveshja e grantit nënshkruhet nga zyrtari i granteve të Ambasadës Amerikane dhe përfituesi i grantit. Pas nënshkrimit të marëveshjes nevojitet një muaj deri në lëvrimin e këstit të parë të grantit. Pagesat bëhen vetëm me transferta bankare. Të gjitha transfertat bëhen në dollarë amerikanë.
Çfarë detyrimesh ka përftuesi i grantit kur projekti përfundon?
Të gjithë përftuesit e granteve DUHET të paraqesin një raport pershkrues në përfundim të projektit, duke shpjeguar se si programi ia arriti qëllimit/-eve. Gjithashtu duhet paraqitur një raport financiar i detajuar sëbashku me kopjet e të gjitha faturave që vërtetojnë shpenzimin e të gjitha fondeve të akorduara.
Sa herë mund të aplikojë një organizatë?
Në përgjithësi, nuk ka kufizim. Grantet janë individuale, për një herë, dhe nëse një organizatë kërkon dy grante, kërkesat duhet të jenë për projekte të ndryshme.