Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokracinë

Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokracinë mbështet iniciativat e organizatave shqiptare jo-qeveritare të pavarura, me qëllim zhvillimin e shoqërisë demokratike civile në Shqipëri.

Programi i Komisionit për Demokracinë financon projekte në mbarë Shqipërinë, që perfshijnë një spektër të gjerë çështjesh si: shteti ligjor, respektimi i të drejtave të njeriut, qeverisja me pjesmarrje, zgjidhja e konflikteve, reforma ekonomike, zhvillimi i biznesit, edukimi qytetar, trajnimi i medias, ndergjegjësimi mjedisor, lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore, dhunës në familje dhe korrupsionit, dhe përmirësimi i procesit zgjedhor.

Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokracinë pranon tani projekt-propozime deri në 29 Maj 2013.  Vëmendje e veçantë do i kushtohet nismave në cdonjërën prej fushave të përmendura më sipër që përfshijnë pjesmarrjen dhe aktivizmin qytetar.

Të gjitha aplikimet duhet të jenë në anglisht. Ju duhet të përdorni formën e aplikimit të cilën mund mund ta merrni duke kontaktuar në adresën cukoi@state.gov dhe që duhet të përfshijë:

  • Emrin, adresën, numrin e telefonit, faksit, adresën e-mail të organizatës, dhe emrin e personit që duhet kontaktuar;
  •  Numrin e vendimit të gjykatës për organizatën;
  •  Numrin e llogarisë bankare të organizatës;
  •  Një përshkrim të shkurtër të misionit dhe të punës së organizatës;
  •  Përshkrimin e projektit;
  •  Përmbledhje ekzekutive e projektit (jo më e gjatë se një paragraf)
  •  Një përshkrim të synimeve të projektit dhe si mund të maten këto në përfundim të projektit;
  •  Kohëzgjatjen e projektit nga data e fillimit deri në datën e përfundimit;
  •  Buxhet të hollësishëm, ndarë në të gjithë zërat përbërës;
  •  Sasia e ndarjes së shpenzimeve (cost-sharing) nga ana e grant-kërkuesit;
  •  Financime të mëparshme nga donatorë të ndryshëm
     (emri i donatorit, qëllimi i projektit dhe shuma e akorduar).

Cilido projekt që nuk mbulon pikat e mësipërme nuk do të shqyrtohet.

Në paketën aplikuese duhet të përfshihen gjithashtu edhe kopje të vendimit të regjistrimit të organizatës në gjykatë, statutit të organizatës, si dhe CV-të e stafit kryesor të projektit.

Organizatat kanë të drejtë të përfitojnë fonde nga ky program jo më shpesh se një herë në dy vjet.

Ju duhet të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e mëposhtëme:

Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokracinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Rruga e Elbasanit, Nr.103
Tiranë, Shqipëri.

Përveç kësaj, një kopje elektronike e aplikimit duhet të dërgohet gjithashtu në adresën elektronike cukoi@state.gov