jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Viza për në SHBA
 
  Shërbimet për Viza Informacion i Përgjithshëm Orët e Shërbimit Llotaria Amerikane Fotografia e Vizës Ftesat dhe Letrat Mbështetëse Humbja e Pasaportës me Vizë Pyetje për Vizat Formularët e Aplikimit Viza Jo-Emigruese Viza Emigruese Rezidentët e Përhershëm Ligjor

Shërbimet Për Viza

INFORMACION I RËNDËSISHËM

Ju lutemi lexoni Pyetje të Shpeshta për Vizat për më shumë informacion.


Informacion i Përgjithshëm

Çfarë është një Vizë?

Viza është leje aplikimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viza lëshohet vetëm nga Ambasada ose Konsullata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një zyrtar konsullor vendos në qoftë se një aplikant është i kualifikueshëm për një vizë. Qytetarët e disa vendeve të caktuara kanë mundësinë për të udhëtuar pa vizë bazuar në Programin e Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program), sipas disa kritereve të caktuara. Viza i jep mundësi një qytetari të huaj të udhëtojë pranë një pike kufitare të SH.B.A., si p.sh; në një aeroport internacional, një port detar apo një pikë kufitare tokësore. Në kufirin e hyrjes, një oficer i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, vendos nëse aplikanti mund të hyjë ose jo në SH.B.A. dhe vendos gjithashtu kohëzgjatjen e qëndrimit të tij. Për më shumë informacion mbi vizat jeni të lutur të vizitoni faqen e Internetit të Departamentit të Shtetit Amerikan: http://travel.state.gov - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën Angleze.

Qytetarë të disa vendeve mund të udhëtojnë pa vizë me Programin e Udhëtimit pa Vizë nëse këta plotësojnë disa kushte. Udhëtarët që kualifikohen për të marrë pjesë në Programin e Udhëtimit pa Vizë janë të këshilluar që në datën 3 Qershor 2008, Departamenti i Sigurisë Kombëtare shpalli Rregullin Përfundimtar për të zbatuar Sistemin Elektronik të Autorizimit për të Udhëtuar. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni në faqen e Internetit: http://www.dhs.gov/xnews/releases/pr_1212498186436.shtm. Të gjithë udhëtarët e kualifikuar sipas Programit të Udhëtimit pa Vizë janë të rekomanduar që përpara se të planifikojnë për të udhëtuar të lexojnë udhëzime në faqen e Internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare http://www.dhs.gov/ për çdo të re mbi këtë sistem.

 

Llojet e Vizave Të Përkohshme (Jo-Emigruese)

Diplomatët dhe Zyrtarët e Qeverisë së Huaj (Vizat A)

Punonjësit e Organizatave Ndërkombëtare dhe NATO-s (Vizat G dhe NATO)

Biznes, Turizëm, Vizitor dhe Mjekim (Vizat B1/B2)

• Viza Studentore (Vizat F dhe M)

• Vizitorët e Programit të Shkëmbit (Vizat J)

• Punonjësit e Përkohshëm (Vizat H, L, O, P dhe Q)

• Punonjësit e Përkohshëm Fetarë (Vizat R)

• Tregtarët dhe Investitorët me bazë Traktati midis dy Vendeve (Vizat E-1 dhe E-2)

• Media e Huaj (Vizat I)

 

 


Faqja u rishikua në datën: 9 Qershor 2009, në orën: 13:15

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin

- Më Shumë Informacion -

Pagesat për shërbimet e Vizave

• SEVIS


- SI TË NA KONTAKTONI -

Adresa:
Zyra Konsullore
Ambasada e SH.B.A.
Rr. Elbasanit, Nr. 103
Tiranë, Shqipëri

Tel: +355-4-224-7285
(Nga ora 2:00 deri në 4:00 mbasdite)

Faks: +355-4-237-4957

Posta elektronike (e-mail):
TiranaUSConsulate@state.gov

(Ne marrim qindra mesazhe përditë. Do të ishte shumë ndihmëse për ne nëse ju shkruani natyrën e mesazhit tuaj në fushën e subjektit të e-mailit. Në të kundërt mesazhi juaj nuk do të lexohet. Gjithashtu, duhet të kini parasysh që stafit tonë do t'i duhet rreth 10 ditë pune për të rishikuar dhe përgjigjur mesazhit tuaj. Faleminderit.)




 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!