Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Shkurt 2009

ICITAP Dhuron Sistem te Sofistikuar Trainimi për Policinë Shqiptare

23 Shkurt 2009
Ambasadori i SHBA, John L. Withers II, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, në Shkollën Bazë te Policisë.

Ambasadori i SHBA, John L. Withers II, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, në Shkollën Bazë te Policisë.

Ambasadori i SHBA, John L. Withers II, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, Drejtuesin e Programit ICITAP, Darrel Hart, dhe drejtuesit me te lartë të Policisë së Shtetit, morën pjesë në një ceremoni dhurimi në Shkollën Bazë te Policisë. ICITAP (Programi Ndërkombetar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Kriminale) i dhuroi Policisë se Shtetit nje Simulator Trainimi për Armë Zjarri (STAZ). STAZ,  një sistem i sofistikuar me përdorim të videove  ndërvepruese dhe armë me rreze lazer për simulimin e shënjestrimit dhe vendimarrjes për përdorimin e armës t. 

Ky projekt i ofron Policisë se Shtetit mundësinë për të trajnuar punonjësit e policisë mbi përdorimin e armëve të zjarrit, vlerësimin e aftësive te tyre qitëse bazë dhe të avancuara, si dhe mundesine për të simuluar kushte dhe situata reale ku punonjësit e policisë duhet të vendosin kur dhe sa forcë të përdorin nën kushtet e stresit.  Përveç trajnimit të oficerëve të policisë dhe të rekrutëve te rinj ne mjeshtërine e qitjes, sistemi, falë videove simuluese që ofron, trajnon aftësimin vendimarrës ne lidhje me përdorimin e e justifikuar të forcës vdekjeprurëse. Ky sistem i sofistikuar gjithashtu i ofron Policise së Shtetit mundësinë për të krijuar video ndërvepruese të tjera për t’u përdorur në simulator.

ICITAP ofroi rreth $111,000 si fond kryesor për këte projekt, duke mbuluar blerjen e sistemit STAZ, instalimin e pajisjes si dhe trajnimin e instruktorëve të armëve të zjarrit.  Policia e Shtetit kontribuoi ne rinovimin e një klase ekzistuese për përdorimin ekskluziv te këtij sistemi.

Trainimet dhe programet e asistencës  me karakter reformues që ICITAP ka ofruar që prej vitit 1998 ka ndihmuar në përgatitjen e një force policore shqiptare më të aftë, profesionale dhe moderne. ICITAP-i ka ndihmuar në riorganizimin e Programit të Trainimit të Akademisë duke kombinuar tre vitet e mëparshme akademike dhe institutin një vjeçar në një program të ri mësimor që përfshin si mësimin në klasë dhe trainimin në terren.  Këshilltarët e ICITAP-it kanë punuar gjithashtu për krijimin e një sistemi për ngritje në detyrë, politikës së rekrutimit, dhe krijimit të një Sektori Trainimi në Drejtorinë e Personelit të Policisë Shqiptare, si dhe kanë ofruar trainime të konsiderueshme mbi shkëmbimin dhe menaxhimin e informacionit, përpjekjet kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe korrupsionit, manaxhimin e burimeve njerëzore dhe përgjegjshmërinë e policisë.