jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Viza për në SHBA
 
  Shërbimet për Viza Viza Jo-Emigruese Viza Emigruese Si të Emigrojmë në SH.B.A. Dorëzimi i I-130 Viza që Përfitohen nga Familja Viza që Përfitohen nga Punësimi Viza për të Fejuarit

Viza Emigruese

Dorëzimi i Peticionit I-130 për Bashkim Familjar nga Qytetari Amerikan

Duke filluar nga data 20 Mars 2007, zyra konsullore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Shqipëri do të pranojë dorëzimin e peticioneve (formulari I-130) për bashkim familjar nga qytetarët Amerikan me banim në Shqipëri me të afërmit e tyre relativ.

Në qoftë se ju jeni një Qytetar Amerikan rezident në Shqipëri, ju mund të dorëzoni formularin I-130 në zyrën tonë duke u paraqitur çdo ditë, gjatë orarit për qytetarët amerikan, nga e Hëna në të Premte, 2 me 4 mbasdite.  Në mënyrë që t'ju pranohet dorëzimi i peticionin, ju duhet të provoni që ju jeni rezident të Shqipërisë për më shumë se 6 muaj duke prezantuar një Leje Qëndrimi të lëshuar nga organet e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë.

Dokumentat e kërkuara për dorëzimin e I-130 në zyrën tonë.

Në qoftë se ju jeni një Qytetar Amerikan rezident në SH.B.A., ju duhet të dorëzoni formularin I-130 në zyrën e shërbimit Amerikan të emigracionit (U.S. Citizenship and Immigration Services - USCIS) të vendit ku ju banoni.  Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e Internetit të USCIS http://www.uscis.gov/ - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën Angleze.

 


Faqja u rishikua: 8 Janar 2008  10:10

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!