Viza Emigruese
Viza për të Fejuarit
Një i fejuar është një person i cili është i lidhur ose i kontraktuar për t'u martuar. Martesa duhet të jetë e ligjshme sipas ligjeve të shtetit në SH.B.A. ku martesa do të bëhet.
Në përgjithësi, dy njerëz duhet të takohen brenda dy viteve të kaluara. Shërbimet e Emigracionit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në SH.B.A. bën disa përjashtime të këtij rregulli. Për shëmbull, mund të jetë e kundërta sipas disa traditave që një burrë dhe një grua të takohen para martese.
Ndonjëherë Shërbimet e Emigracionit konsiderojnë një person të fejuar megjithëse kontrata e martesës mund të ketë përfunduar. Në raste të tilla, peticioneri (Qytetari Amerikan) dhe bashkëshorti/ja e tij/saj nuk janë takuar, dhe ata nuk e kanë konsumuar martesën.
Supozoni që ju jeni një Qytetar Amerikan dhe ju doni që e fejuara juaj të udhëtojë në SH.B.A. për t'u martuar me dhe jetuar në SH.B.A. me ju. Atëherë ju duhet të dorëzoni një peticion për të fejuarën e huaj në SH.B.A..
Për më shumë informacion vizitoni: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1315.html#4a - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.