PYETJE QË HASEN SHPESH RRETH VIZAVE DHE PËRGJIGJE
Pyetje: Do të doja të vizitoja Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si mund të marr një vizë?
Përgjigje: Nëse doni të vizitoni SHBA-ne si turist ju duhet nje vize B-2.
Së pari, ju duhet të kërkoni një takim duke përdorur një nga tre mënyrat e mëposhtme:
Pyetje: Sa kushton viza? A do të më kthehen paratë nëse nuk më jepet viza?
Përgjigje: Tarifa e aplikimit është $100 dollarë amerikanë ose shuma e barazvlefshme në Leke.
Të gjithë ata që aplikojnë për një vizë amerikane, kudo nëpër botë, duhet ta paguajnë këtë tarifë. Kjo tarifë nuk kthehet mbrapsht edhe nëse viza nuk lëshohet.
Pyetje: Çfarë merr parasysh një zyrtar konsullor kur vendos t’ia lëshojë apo jo vizën një personi?
Përgjigje: Zyrtarët konsullorë marrin parasysh rrethanat personale të aplikantit, planet e udhëtimit, burimet e të ardhurave dhe lidhjet jashtë ShBA-së për të garantuar largimin nga ShBA-ja pas një vizite të përkohëshme.
Pyetje: Herën e fundit m’u refuzua viza, nëse sjell dokumenta shtesë a do të më lëshohet viza herës tjetër?
Përgjigje: Aplikimi për një vizë jo-emigrimi nuk është një process që bazohet në dokumentacionin e paraqitur. Aspekti më i rëndësishëm është përcaktimi që aplikanti ka lidhjet e majftueshme shoqërore dhe/apo ekonomike që garantojnë se aplikanti nuk do të qëndrojë gjatë, nuk do të kërkojë punësim, apo të përdorë vizën për qëllime të pashkrhura gjatë aplikimit.
Pyetje: Sa gjatë mund të qëndroj në ShBA?
Përgjigje: Periudha e vlefshmërisë së vizës ka të bëjë vetëm me periudhën gjatë së cilës ju mund të udhëtoni në ShBA. Autoritetet Amerikane të emigrimit kanë të drejtën e plotë për të lejuar hyrjen dhe për të përcaktuar kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj. Për shembull, një vizë me vlefshmëri një-vjeçare nuk do të thotë se mund të qëndroni automatikisht një vit në ShBA.
Pyetje: Dëshiroj të studioj në ShBA. Çfarë duhet të bëj?
Përgjigje: Për t’u kualifikuar për vizën e studentore, aplikanti duhet të jetë pranuar nga një institucion arsimor i liçensuar. Pas pranimit, shkolla lëshon një document të quajtuar "I-20." Ky document specifikon shkollën dhe programin në të cilin studenti është pranuar dhe sa do të jenë shpenzimet e arsimimit dhe të jetesës për kohëzgjatjen e programit. Për t’u kualifikuar për vizë, aplikanti duhet të tregojë se ai/ajo kanë të ardhurat e majftueshme apo mënyra të tjera për të paguar shpenzimet e arsimimit dhe të jetesës.
Pyetje: Si mund të marr një vizë shkëmbimi kulturor?
Përgjigje: Vizat e shkëmbimit kulturor janë të ngjashme me vizat studentore për faktin se institucioni pritës në Amerikë duhet t’i lëshojë aplikantit një formular që përcakton natyrën dhe kohëzgjatjen e programit (DS-2019). Do t’ju duhet të tregoni se keni për qëllim të ktheheni në Shqipëri për të ndarë atë që keni përfituar nga shkëmbimi kulturor në ShBA.
Pyetje: Cila është proçedura për të aplikuar për Programin e Lotarisë DV?
Përgjigje: Çdo vjeshtë Departamenti i Shtetit shpall periudhën për t’u regjistruar në Programin e Lotarisë, që zakonisht është në muajt Tetor dhe Nëntor. Ju duhet ta transmetoni aplikimin tuaj elektronikisht
(shikoni këtu për informacion më të detajuar)