Viza Emigruese
Viza që Përfitohen nga Bashkimi Familjar
Akti i Emigracionit dhe Kombësisë lejon emigrimin e të huajve në SH.B.A. bazuar nga lidhja familjare që përfituesi ka me një Qytetar të SH.B.A. ose rezident i përhershëm ligjor me "Green Card". Emigrimi bazuar në familje bazohet në dy kategori: të pa-limituar dhe të limituar.
TË PA-LIMITUARIT
Të afërmit e Drejt-për-Drejt të një Qytetari Amerikan (IR): Bashkëshorti/ja, i/e ve, fëmija i pamartuar nën moshën 21 vjeç, dhe prindi i Qytetarit Amerikan me moshë 21 vjeç e sipër.
Rezidentët që Rikthehen (SB): Emigrantët që kanë jetuar më parë në SH.B.A. si rezidentë të përhershëm ligjorë dhe që janë duke u kthyer në SH.B.A. mbas një vizite jashtë SH.B.A-ve të më shumë se një vit.
TË LIMITUARIT
Preferenca e Parë Familjare (F1): Djemtë dhe Vajzat e pamartuar të Qytetarit Amerikan dhe fëmijët e tyre, nqs. kanë (23,400).
Preferenca e Dytë Familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minor, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar mbi 20 vjeç rezidentëve të përhershëm ligjor (114,200). Të paktën 27 përqind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; mbetja do të lihet djemve dhe vajzave të pamartuar.
Preferenca e Tretë Familjare (F3): Djemtë dhe Vajzat e martuar të Qytetarëve Amerikan, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre (23,400).
Preferenca e Katërt Familjare (F4): Vëllezërit dhe motrat e Qytetarëve Amerikan mbi moshën 21 vjeç, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, provided the U.S. citizens are at least 21 years of age (65,000).
Për më shumë informacion vizitoni: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1306.html - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.