Skip Global Navigation to Main Content

Studentët YES Festojnë Ditën e Tokës në Shtëpinë e Fëmijës (11 prill 2013)

Studentët YES Festojnë Ditën e Tokës në Shtëpinë e Fëmijës

Studentët YES Festojnë Ditën e Tokës në Shtëpinë e Fëmijës

Më 22 prill, për të përkujtuar Ditën Botërore të Vullnetarizmit Rinor dhe Ditën e Tokës, një grup studentësh nga programi rinor i shkëmbimit dhe studimit (YES) vizituan Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Duke punuar së bashku me fëmijët, studentët e programit YES mbollën lule, trëndafila dhe pemë në kopshtin përpara jetimores. Ndërkohë, fëmijët më të vegjël vizatuan kartolina në lidhje me Ditën e Tokës. Ambasadori Arvizu mori pjesë për të përshëndetur fëmijët dhe për t’I falenderuar për punën e tyre. Ai u foli atyre për rëndësinë e Ditës së Tokës, duke theksuar nevojën për një mjedis të pastër dhe duke vënë në dukje se veprimet që ne ndërmarrim sot do të ndikojnë në jetën e brezave të ardhshëm. "Toka nuk iu është dhënë juve nga prindërit tuaj – ajo ju është huazuar nga fëmijët tuaj," tha ambasadori, duke cituar një proverb nga Amerikanët autoktonë. Ai u kërkoi të gjithëve që të përkujtojnë Ditën e Tokës, qoftë dhe vetëm për një ditë, duke menduar për planetin tonë.