Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
2012 Aktivitete

Sportistët e Rinj Shqiptarë marrin pjesë në Kampin e Basketbollit (2 Gusht 2012)

Sportistët e Rinj Shqiptarë marrin pjesë në Kampin e Basketbollit

Sportistët e Rinj Shqiptarë marrin pjesë në Kampin e Basketbollit

Tetë nxënës të shkollave të mesme dhe një trajner nga Klubi i Basketbollit të Tiranës janë duke marrë pjesë në “Kampin Rajonal të Basketbollit për të Rinjtë” në Bar të Malit të Zi, i cili mbahet nga 29 Korriku deri në 2 Gusht. Mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës Amerikane, skuadra shqiptare është bashkuar me skuadra të tjera nga i gjithë rajoni. Kampi, i organizuar nga Ambasada Amerikane në Podgoricë, është një aktivitet vjetor që mbledh së bashku mbi 50 sportistë të rinj, për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe ndëretnik nëpërmjet sportit. Trajnerë nga rajoni dhe ish basketbollistë nga Universiteti Georgetown u mësojnë pjesmarrësve jo vetëm rregullat themelore te basketbollit, por edhe mbi mundësitë e mrekullueshme edukuese që sporti mund t’i ofrojë të rinjve. Sportistët mësojnë gjithashtu se aftësitë e fituara nga basketbolli – këmbëngulja, etika, puna në ekip, udhëheqja dhe integriteti – janë të rëndësishme në jetë po aq sa edhe në fushën e basketbollit.