Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
2012 Deklarata

Shoqata e Mësuesve të Gjuhës Angleze në Shqipëri (ELTA) feston 10 Vjetorin e Krijimit (24 Maj 2012)

Drejtori I Korpusit të Paqes në Shqipëri Hill Denham, si edhe Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Betsy Lewis duke mbajtur fjalimin

Drejtori I Korpusit të Paqes në Shqipëri Hill Denham, si edhe Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Betsy Lewis duke mbajtur fjalimin

Shoqata e Mësuesve të Gjuhës Angleze në Shqipëri (ELTA) me rastin e 10 Vjetorit të krijimit të saj organizoi një konferencë në datat 18 -20 Maj në Tiranë ,ku morën pjesë rreth 178 mësues të gjuhës angleze nga e gjithë Shqipëria, rajoni e më gjerë për të mësuar teknika, medota dhe teknologjitë e reja të mësimdhënies. Drejtori I Korpusit të Paqes në Shqipëri Hill Denham, si edhe Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane Betsy Lewis ishin të pranishëm në ceremoninë hapëse dhe uruan ELTA-ën për 10 vitet e shërbimit në Shqipëri. Mësueset erdhën nga cdo zonë e vendit, por gjithashtu pati pjesëmarrje edhe nga vendet e tjera të huaja si Shtetet e Bashkuara, Anglia, Greqia, Italia, Maqedonia, Kosova dhe Bosnja. Përvec sesioneve të larmishme të workshopeve, konferenca u dha gjithashtu mundësi mësuesve të krijojnë lidhje, të njihen me materiale dhe burime të reja. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e mbështeti konferencën me financime, materiale të ndryshme, etj.