Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
2012 Aktivitete

Ambasadori Arvizu Vendos Lule për Viktimat e Aksidentit të Autobusit (24 Maj 2012)

Ambasadori Arvizu Vendos Lule për Viktimat e Aksidentit të Autobusit

Ambasadori Arvizu Vendos Lule për Viktimat e Aksidentit të Autobusit

Gjatë një vizite në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani,” në shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini dhe pedagogë të universitetit, Ambasadori Arvizu vendosi buqeta lulesh përpara fotove të viktimave të aksidentit të tmerrshëm të autobusit më 21 maj. Duke folur shkurt përpara mediave, Ambasadori Arvizu u shpreh, “Flas jo vetëm në emër të personelit të ambasadës amerikane, por në emër të të gjithë amerikanëve kudo. Është një trishtim i pabesueshëm që rinj kaq të mrekullueshëm humbën jetën në këtë mënyrë. Dhimbja është pothuajse e papërballueshme për mua; nuk mundem të imagjinoj vuajtjen tuaj që i njihnit këta të rinj të mrekullueshëm. Prandaj, lutemi për shpirtin e tyre, lutemi që familjet e miqtë e tyre të gjejnë qetësi. Më vjen shumë mirë që disa i mbijetuan atij aksidenti të llahtarshëm dhe sigurisht lutemi për shërimin e tyre të plotë dhe të shpejtë. Më bëri shumë përshtypje mënyra se si i gjithë vendi u bë një për këtë aksident. Ndoshta kjo është trashëgimia e tij – që njerëzit u bënë të gjithë bashkë për këta të rinj të mrekullueshëm. Përsëris, ngushëllimet më të thella e të sinqerta për cilindo.”