Programe të Shkëmbimeve Akademike
Seksioni i Marrëdhënieve Publike administron programet e shkëmbimeve akademike të Ambasadës, përfshi programet Fullbrajt dhe Hubert H. Hamfri. Programe të tjera të shkëmbimeve akademike përfshijnë Programin për Zhvillimin e Pedagogëve të Rinj dhe Programet e Këshillave Amerikanë.
Për informacione të mëtejshme mbi këto programe ndiqni faqet e mëposhtme që disponohen vetëm në anglisht.
Seksioni i Marrëdhënieve Publike menaxhon gjithashtu Programin Udhëheqës të Vizitorëve Ndërkombëtarë (IVLP), një program joakademik për të ndërtuar të kuptuarin më të mirë mbi Shtetet e Bashkuara mes udhëheqësve dhe politikëbërësve aktualë e të ardhshëm në Shqipëri.
Informacion mbi Testet TOEFL, GRE, dhe GMAT
http://www.ets.org/
http://www.gre.org/
http://www.toefl.org/
http://www.gmat.org/
Ambasada Amerikane nuk administron më testet e standartizuara të kërkuara për pranim në universitete në Sh.B.A. Më poshtë gjendet informacioni i kontaktit për Qendrën e re të Administrimit të Testeve në Tiranë:
Qëndra e Administrimit të Testeve
Shkolla Jo-Publike "Drita e Diturisë"
Rr. Ismail Qemali, Nr.31/1 Tiranë
Drejtuese: Pranvera Haçkaj
Telefon: +355 4 245 510