Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation

Llotaria Amerikane

Udhëzimet e Llotarisë Amerikane 2010

Programi i Vizave të Llotarisë i autorizuar nga Kongresi Amerikan administrohet vit për vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikqyret nën kushtet e Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50.000 vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Programi vjetor i llotarisë është i disponueshëm vetëm për personat që plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara të pranueshmërisë. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e llotarisë. Vizat shpërndahen midis 6 rajoneve gjeografike, pjesa më e madhe e të cilave u shkon rajoneve me raport të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë u shkon vendeve që kanë dërguar më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA gjatë 5 viteve të fundit. Brenda secilit rajon, asnjë vend i veçantë mund të marrë më shumë se shtatë përqind të vizave të llotarisë së disponueshme në çdo vit.

Për llotarinë e vitit 2010, vendasit e vendeve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar sepse vendet e tyre kanë dërguar një shumë prej më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në 5 vitet e shkuara:

BRAZILI, KANADA, KINA (të lindur në brendësi), KOLUMBIA, REPUBLIKA DOMENIKANE, EKUADORI, EL SALVADORI, GUATEMALA, HAITI, INDIA, XHAMAJKA, MEKSIKA, PAKISTANI, FILIPINET, PERU, KOREA E JUGUT, MBRETËRIA E BASHKUAR (Përveç Irlandës së Veriut) dhe territoret që varen prej saj, dhe VETNAMI

Personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR, dhe Taivan janë të pranueshëm.

Për llotarinë e vitit 2010, Rusia pranohet të bëjë pjesë në listën e vendeve të pranueshme. Gjithashtu edhe Kosova është bërë pjesë e kësaj liste. Asnjë shtet tjetër nuk është hequr nga lista e vendeve të pranueshme për llotarinë e vitit 2010.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur sistemin e regjistrimit elektronik duke filluar që me llotarinë e vitit 2005 në mënyrë që procesi të jetë sa më efikas dhe i sigurtë. Departamenti utilizon teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që bëjnë regjistrime të shumfishta. Llotaria e vitit 2010, për herë të parë, ata persona që bëjnë regjistrimet mund të kontrollojnë statusin a regjistrimit në Internet për të parë nëse regjitrimet janë përzgjedhur ose jo. Regjistrimet e suksesshme do të vazhdojnë të marrin njoftime me postë.

PERIUDHA E REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2010 

Regjistrimet për llotarinë e vitit 2010 duhet të parashtrohen elektronikisht duke filluar të Enjten në orën 12:00 të datës 2 Tetor 2008 dhe mbaron të Hënën në orën 12:00 të datës 1 Dhjetor 2008. Gjatë kësaj periudhe aplikantët mund të plotësojnë formularin elektronikisht në faqen e Internetit http://www.dvlottery.state.gov/
. Aplikimet me e-mail, postë apo faks NUK DO TË PRANOHEN. Aplikantët janë të lutur që mos të presin deri javën e fundit për të aplikuar. Pritet që shumë persona nga e gjithë bota të aplikojnë, gjë që mund të vonojë aplikimin në Internet. Asnjë aplikim nuk do të pranohet mbas orës 12:00 të datës 1 Dhjetor 2008.


KËRKESAT E PRANIMIT TË APLIKIMIT

  • Ju duhet të jetë i lindur në një nga Vendet e Listuara më poshtë.

  • I lindur në një nga Vendet kualifikuese: Në shumicën e rasteve kjo kupton Vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithësesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm për të aplikuar por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një Vend ku Vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë Vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të dyve do ti lëshohet viza që ata të hyjnë në Sh.B.A. njëkohësisht. E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë Vendlindjen në një nga Vendlindjet e prinderve të tij/saj, në qoftë se ky Vend është i kualifikueshëm për programin e DV-2010.

  • Për t'u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës së punës të programit të llotarisë.

    Edukim ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12-vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë); OSE të keni 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine.

Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.


PROCEDURAT E APLIKIMIT TË DV-2010

  • Departamenti Amerikan i Shtetit do të pranojë vetëm Regjistrime Elektronike sipas faqes së Internetit http://www.dvlottery.state.gov/ gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga ora 12:00 e drekës në datën 2 Tetor 2008 dhe duke mbaruar në orën 12:00 të drekës në datën 1 Dhjetor 2008.

  • Në rast se ka më shumë se NJË regjistrim për një individ, atëherë të gjitha regjistrimet në emër të këtij individi do të s'kualifikohen, pavarësisht se kush e ka regjistruar këtë individ. Ju mund të përgatisni regjistrimin për veten tuaj, ose mund që edhe dikush tjetër t'a regjistrojë atë për ju.
    Mbas regjistrimit të suksesshëm, ju do të lexoni në ekran, emrin tuaj dhe një numër unik identifikimi. Ju mund ta stamponi (print) këtë konfirmim për të dhënat tuaja. Duke filluar nga data 1 Korrik 2009, ju mund të lexoni statusin e regjistrimit tuaj në Internet, duke vendosur numrin unik të identifikimit tuaj dhe informacionin tuaj personal.

  • Aplikimet me letër (me anë të postës, me shkrim dore, e-mail, faks, etj.) nuk do të pranohen.

  • Është shumë e rëndësishme që të gjitha fotografitë e kërkuara të regjistrohen. Regjistrimi juaj do të s'kualifikohet në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen. Fotografi të kohëve të fundit duhen regjistruar elektronikisht për secilin nga pjestarët e familjes tuaj:
    • fotografia juaj
    • e bashkësjortit(es) tuaj
    • e çdo fëmije të pamartuar nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë të gjithë fëmijët e natyrshëm gjithashtu edhe fëmijët e adoptuar-ligjërisht apo fëmijët e bashkëshortit(es), edhe në qoftë se një fëmijë është shkëputur nga banimi me ju ose nuk dëshiron të emigrojë me ju.

    Nuk është e nevojshme të regjistroni një fotografi për fëmijët tuaj me shtetësi amerikane ose me rezidencë të përhershme ligjore.

    Fotografi në grup nuk do të pranohen; duhet të keni vetëm një fotografi vetiake për çdo pjestar të familjes. Nëse dështoni të regjistroni fotografitë e kërkuara për bashkëshorten dhe secili fëmijë do të rezultojë si regjistrim i papërfunduar në sistemin e regjistrimit të aplimit dhe ju do t'ju duhet të ri-regjistroheni. Nëse dështoni të regjistroni fotografinë e duhur për secilin pjestar të familjes atëherë aplikimi juaj dhe i të gjithë pjestarëve të familjes do të s'kualifikohet në kohën kur ju të intervistoheni për vizë.

  • Një fotografi dixhitale e juaja, e bashkëshortit(es) tuaj dhe secilit fëmijë duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin Elektronik të DV-2010. Fotografia mund të prodhohet nga një aparat fotografik elektronik dixhital, ose duke e skanuar fotografinë me një skaner elektronik dixhital.

  • Regjistrimet janë subjekt i s'kualifikimit dhe refuzimit të visave për rastet kur fotografitë nuk janë të kohës së tashme ose janë manipuluar ose nuk përmbajnë specifikimet e shpjeguara më poshtë.


UDHËZIMET PËR TË REGJISTRUAR NJË FOTOGRAFI DIXHITALE:

Fotografia duhet të jetë një imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohet:

Specifikimet e Përbëra të Fotografisë:

  • Pozicioni i Kokës:
    • Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit;
    • Koka e personit NUK duhet të jetë e vendosur lart, poshtë ose anash;
    • Koka e personit duhet të mbulojë rreth 50% të sipërfaqjes së fotografisë.

  • Sfondi:
    • Personi që fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë të shndritshëm;
    • Fotografi me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.

  • Epiqendra (fokusi):
    • Fotografia duhet të jetë në qendër.

  • Sendet Dekorative:
    • Fotografitë, të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli, apo sende që zvogëlojnë siperfajen e fytyrës, NUK do të pranohen.

  • Mbulimet e Kokës dhe Kapelet:
    • Fotografi ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele, pranohen vetëm përshkak të besimit fetar, edhe në qoftë se ndodh një gjë e tillë, fytyra nuk duhet mbuluar;
    • Fotografitë ku aplikanti ka mbuluar fytyrën, jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen;
    • Fotografitë ku aplikanti ka vendosur kapele për shkak të detyrës (ushtarak, infermier, etj.) nuk do të pranohen.

  • Përbërja e Fotografisë:
    • Fotografitë me ngjyra me thellësi "24-bit" janë të preferuara. Fotografitë mund të shkarkohen nga një aparat fotografik dixhital në kompjuter os ato mund të skanohen në kompjuter. Në qoftë se ju përdorni një skaner përbërja e fotografisë duhet të jetë "TrueColor" ose "24-bit". Fotografitë me ngjyra ose bardh-e-zi duhet të skanohen me këtë përbërje për kërkesat e DV-2010.

Specifikimet Teknike të Fotografisë:

  • Në qoftë se aplikanti bën një fotografi të re me anë të një aparati dixhital:
    Lloji i Formatit të FotografisëFotografia duhet të jetë e formatit JPEG
    Madhësia e FotografisëMaksimumi i madhësisë së Fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 240 KB
    Rezolucioni i Fotografisë600 pika (pixels) e Lartë me 600 pika (pixels) e Gjerë
    Thellësia e Ngjyrave të FotografisëNgjyra 24-bit (Shënim: Fotografi bardh-e-zi, monokrome ose nën 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do të pranohen)

     

  • Në qoftë se aplikanti skanon një fotografi me skaner dixhital: Përpara se fotografia të skanohet ajo duhet të ketë keto specifikime të stampimit (printimit):
    Përmasat e Stampimit (printimit)50mm x 50mm katrore
    Ngjyrat e Stampimit (printimit)Fotografia mund të jetë me ngjyra (e preferuar) ose 24-bit stil gri

    Mbas stampimit (printimit), fotografia duhet të ketë këto specifikime të skanimit:

    Rezolucioni i SkanimitTë skanohet me rezolucion 150 dots per inch (dpi)
    Lloji i Formatit të FotografisëFotografia duhet të jetë e formatit JPEG
    Madhësia e FotografisëMaksimumi i madhësisë së Fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 240 KB
    Rezolucioni i Fotografisë600 me 600 pika (pixels)
    Thellësia e Ngjyrave të FotografisëNgjyra 24-bit (Shënim: Fotografi bardh-e-zi, monokrome ose nën 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do të pranohen)


INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK

(KUJDES: mos shkruani gërmat Shqip “çÇ ëË” Zëvendësojini me “cC - eE”)

Formularët e Aplikimit për DV-2010 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet Internetit Elektronikisht në faqen http://www.dvlottery.state.gov. Në qoftë se nuk plotësoni Formularin plotësisht, ose me gabime, aplikanti do të skualifikohet. Formulari i regjistrimit do t'ju kërkojë që të përfshini informacionin e mëposhtëm:

  1. EMRI I PLOTE - Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (Jo i Babait);

  2. DATA E LINDJES - Data, Muaji, Viti;

  3. GJINIA - Mashkull ose Femer;

  4. QYTETI I LINJDES;

  5. SHTETI I LINJDES;

  6. SHTETI I PRANUESHËM OSE I KULIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LLOTARISË DV-2010 - Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Kjo nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni;

  7. FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT - Sigurohuni që të përfshni fotografinë tuaj, të bashkëshortit(es) dhe secilit prej fëmijëve;

  8. ADRESA E POSTËS - (Në kujdes të..., Rruga, Lagjia, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose Fshati/Komuna, Qyteti, Shteti;

  9. NUMRI I TELEFONIT - Jo e Detyrueshme;

  10. ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) - Jo e Detyrueshme;

  11. CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË JU POSESONI, QË NGA KJO DITË? - Ju duhet të tregoni NJË nga nivelet e edukimit ju përket: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë Profesionale, (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar;

  12. GJENDJA CIVILE - I pa-martuar, I martuar, I ndarë, I/E ve, Ligjërisht i/e ndarë;

  13. NUMRI I FËMIJËVE QË JANË TË PAMARTUAR NËN MOSHËN 21 VJEÇ - Regjistrimet DUHET të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit(es) tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyral, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit(es), që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërin e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Vine re se fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk mund të përfshihen sepse nuk kualifikohen për programin e llotarisë amerikane DV-2010. Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në s'kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;

  14. INFORMACIONI MBI BASHKËSHORTIN(EN) - Emri, Data e Linjdes, Gjinia, Qyteti i Linjdes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia; Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në s'kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;

  15. INFORMACIONI MBI FËMIJËT - Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia: Përfshi të gjithë fëmijët e deklaruar në pikën 14 sipër.


PËRZGJEDHJA E APLIKANTËVE

Aplikantët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjithë aplikimeve të kualifikuara. Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me postë midis periudhës së muajit Maj dhe Korrik të vitit 2009 dhe do të pajisen me udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat mbi emigracionin në SH.B.A. Ata që përzgjidhen rastësisht NUK do të njoftohen me e-mail. Personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi. Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane nuk do të japin një listë të aplikantëve fitues. Bashkshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t'u bashkuar me aplikantin primar. Vizat e llotarisë DV-2010 do të lëshohen gjatë periudhës 1 Tetor 2009 deri më 30 Shtator 2010.

Përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave tek aplikantët fitues dhe pjestarëve të pranueshëm të familjes së tyre, duhet të ndodhi gjatë mesnatës së 30 Shtatorit të 2010. Mbas kësaj date, nën asnjë rrethanë, nuk mund të lëshohet asnjë vizë e llotarisë DV-2010, gjithashtu asnjë pjestar i familjes nuk mund të marrë vizat e llotarisë DV-2010, për t'u bashkuar me aplikantin primar në SH.B.A mbas kësaj date.

Njoftim i rëndësishëm:
Për t'u regjistruar në programin e vitit DV-2010, nuk ka pagesë. Qeveria e SH.B.A. nuk ka punësuar këshillues të jashtëm apo shërbime private për të drejtuar programin e llotarisë DV-2010. Cilido ndërmjetës apo të tjerë që ofrojnë ndihmë për të përgatitur studimin e dosjes së llotarisë DV-2010 për aplikantët, e bëjnë këtë pa autoritetin apo miratimin e qeverisë së SH.B.A. Përdorimi i kujtdo ndërmjetësi të jashtëm apo ndihme për të përgatitur një aplikim të llotarisë DV-2010 është krejtësisht zgjedhje e aplikantit.

Aplikanti mund të aplikojë vetë duke plotësuar formularin elektronik në Internet pa patur nevojën e një ndërmjetësi të paguar, i cili do të bëjë të njëjtën gjë. Çdo aplikim i pranuar gjatë periudhës së regjistrimit të llotarisë do të ketë një shans të barabartë dhe të rastësishëm që të zgjidhet brenda rajonit. Megjithatë, në qoftë se vërtetohet më shumë se një aplikim për person, aplikanti do të skualifikohet, pavarësisht nga burimi i ndryshëm i aplikimit.


PYETJE TË NDRYSHME RRETH REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2010

  1. Ç'FARË DO TË THOTË TERMI "VENDËS"? A MUND TË APLIKOJË NJË PERSON I CILI NUK KA LINDUR NË NJË SHTET KUALIFIKUES?

    "Vendës" quhet ai person i lindur në një shtet të veçantë, pavarësisht nga vendbanimi apo kombësia e personit. Por për qëllime emigracioni termi "vendës" gjithashtu nënkupton një person i cili është "barrë" e një shteti tjetër nga ai në të cilin ai/ajo ka lindur, sipas kushtit të caktuar nga Seksioni 202(b) i Aktit të Kombësisë dhe Emigracionit.

    Për shembull, në qoftë se fituesi (aplikanti primar) ka lindur në një shtet që nuk është i pranueshëm për llotarinë e këtij viti, ai/ajo mund të kërkojë "barrën" e shtetit ku ka lindur bashkëshorti(ja), por atij/asaj nuk mund t'i lëshohet një vizë DV-1, vetëm në rast kur edhe bashkëshorti(ja) është e kualifikueshme t'i lëshohet një vizë DV-2, dhe të dy mund të hyjnë në SH.B.A. sëbashku me viza DV.

  2. A KA NDONJË NDRYSHIM APO KËRKESA TË REJA NË PROCEDURA PËR KËTË REGJISTRIM TË APLIKIMIT TË LLOTARISË?

    Për llotarinë e vitit 2010, ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit duke përdorur informacionin e faqes së konfirmimit. Sepse ky informacion konfirmimi do të përdoret vetëm një herë - në kohën e regjistrimit - është exstremisht e rëndësishme që të stamponi këtë informacion konfirmimi për përdorim të mëvonshëm.  Nëse e humbisni këtë informacion, ju gjithsesi do të merrni një letër nga Qendra Konsullore në Kentucky me postë duke ju njoftuar për përzgjedhjen tuaj, nëse ju jeni i përzgjedhur. Ju nuk do të merrni përgjigje nëse nuk jeni përzgjedhur, por ju mund të kontrolloni këtë në Internet duke përdorur informacionin e konfirmimit.

    Përmasat e fotografisë për llotarinë e vitit 2010 kanë ndryshuar në 600 me 600 pika. Fotografi të vjetra të përdorura vitet e kaluara nuk mund të ri-përdoren për DV-2010. Fotografi bardh-e-zi nuk do të pranohen.

  3. A KËRKOHEN FIRMA APO FOTOGRAFI PËR SECILIN PJESTAR TË FAMIJLES, APO VETËM PËR APLIKANTIN PRIMAR?

    Firmat nuk kërkohen në regjistrimet e bëra elektronikisht. Kërkohet fotografi për secilin aplikant të llotarisë, gjithashtu edhe për bashkëshortin(en) dhe fëmijët a pamartuar nën moshën 21 vjeç. Fotografi familjare apo në grup nuk pranohen.

  4. PËRSE VENDASIT E DISA SHTETETEVE NUK KUALIFIKUHEN PËR TË APLIKUAR PËR PROGRAMIN E LLOTARISË?

    Vizat e llotarisë kanë për qëllim që të pajisin me vizë emigrimi personat nga shtete të cilat kanë një fluks emigracioni të ulët në krahasim me ato vende ku emigracioni është më i lartë se ç'kërkohet. Ligji thotë që asnjë viza nuk do të lëshohet për vendsasit e shteteve me "pranim të lartë".  Ligji përcakton këtë që të nënkuptojë shtetet nga të cilët kanë emigruar ligjërisht për në SHtetet e Bashkuara 50.000 persona me kategori të ndryshme vizash emigrimi gjatë pesë viteve të fundit.  Çdo vit, Departamenti i Emigracionit (USCIS) kontrollon fluksin e hyrjeve të emigrantëve në më nyrë që të ndalojë emigrimin me viza llotarie atyre shteteve që e kanë kaluar numrin e caktuar.

  5. CILI ËSHTË LIMITI NUMERIK PËR DV-2010?

    Sipas ligjit, pragrami i llotarisë Amerikane bën të vlefshëm çdo vit një maksimum prej 55.000 vizash për personat e pranueshëm. Gjithsesi, Akti i Lehtësimit të Përshtatjes së Nikaraguas dhe Amerikës Qëndrore (ALPNAQ) i kaluar nga Kongresi në Nëtor të 1997, përcakton se duke filluar nga llotaria e vitit 1999, dhe për aq kohë sa nevojitet, më shumë se 5,000 e 55,000 vizave që shpërndahen vit për vit do të jenë të pordorshme për programin (ALPNAQ). Reduktimi aktual i limitit prej më shumë se 5,000 vizash llotarie ka filluar me llotarinë e vitit 2000 dhe ka të ngjarë të qëndrojë në efekt edhe përgjatë programit DV-2010.

  6. KUSH JANË LIMITET RAJONALE TË LLOTARISË PËR VITIN 2010?

    Shërbimi Amerikan i Qytetarisë dhe Emigracionit (SAQE) vendos limitet rajonale të llotarisë çdo vit bazuar në formulën e specifikuar ne Seksionin 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Sapo SAQE të ketë përfunduar llogaritjet, do të shpallet limiti rajonal i vizave.

  7. KUR DO TË PRANOHEN HYRJET PËR PROGRAMIN E LLOTARISË 2010?

    Periudha e hyrjeve të llotarisë Amerikane të vitit 2010, do të pranohen gjatë periudhës të njoftuar më sipër. Çdo vit miliona njerëz aplikojnë për programin gjatë periudhës së regjistrimit. Numri masiv i hyrjeve krijon një punë shumë të madhe në përzgjedhjen dhe procesimin e fituesve. DUke mbajtur periudhën e hyrjeve gjatë Tetorit, Nëntorit dhe Dhjetorit do të sigurojë që të përzgjedhurit të njoftohen në kohë, dhe i jep aplikantëve dhe stafit konsullor kohë të përgatiten për procesimin e vizave. Ju jeni fuqimisht i inkurajuar të aplikoni sa më herët. Asnjë hyrje nuk do të lejohet mbas orës 12:00 të drekës të Hënën e datës 1 Dhjetor 2008.

  8. A MUNDEN QË PERSONAT QË JANË NË SHBA TË APLIKOJNË PËR PROGRAMIN?

    Po, një aplikant mund të jetë në SHBA apo në ndonjë vend tjetër, dhe hyrja mund të bëhet nga SHBA ose nga ndonjë vend tjetër.

  9. A ËSHTË SECILI APLIKANT I LIMITUAR TË REGJISTROJË VETËM NJË HERË GJATË PERIUDHËS SË REGJISTRIMIT VJETOR?

    Po, ligjet lejojnë vetëm një hyrje për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Individët për të cilët i'u është regjistruar më shumë se një hyrje do të skualifikohen. Departamenti Amerikan i Shtetit do të punësojë teknologji të sofistikuar dhe çdo gjë tjetër të identifikojë individët që parashtrojnë kërkesa të shumëfishta gjatë periudhës së regjistrimit. Njerëz që parashtrojnë më shumë se një hyrje do të skualifikohen dhe të dhënat do të ruhen përgjithmonë në sistemin e Departamentit të Shtetit. Individët mund të aplikojnë për programin çdo vit gjatë periudhës së regjistrimit.

  10. A MUNDET QË NJË BASHKSHORT DHE NJË BASHKSHORTE TË BËJNË APLIKIME TË VEÇANTA?

    Po, secili prej tyre mund të bëj nga një aplikim të veçantë nëse i përmbahen kërkesave të programit.

  11. CILËT JANË PJESTARËT E FAMILJES QË DUHET TË PËRFSHIJË NË APLIKIMIN E LLOTARISË?

    Në hyrjen tuaj ju duhet të listoni bashkëshortin(en) tuaj dhe të gjithë fëmijët në moshën 21 vjeç, me përjashtim të fëmijëve të cilët janë qytetarë Amerikanë ose Rezident të Përhershëm Ligjorë. Ju duhet të listoni bashkëshortin(en) tuaj edhe nëse jeni momentalisht të ndarë. Në qoftë se jeni ndarë ligjërisht ju nuk duhet të listoni ish bashkëshortin(en) tuaj. Ju duhet të listoni TË GJITHË fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin fillestar të hyrjes së regjistrimit të llotarisë, pavarësisht se ata janë fëmijët tuaj natyral, fëmijët e bashkëshortit(es), apo fëmijët ligjërisht të adoptuar sipas ligjeve të vendit tuaj (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë të përhershme ligjore). Listoni të gjithë fëmijët në moshën 21 vjeç në kohën e hyrjes së regjistrimit të llotarisë, edhe në qoftë se ata/ato nuk jetojnë me ju apo që nuk dëshironi që të emigrojnë me ju nën programin e llotarisë.

    Fakti që ju i listoni pjestarët e familjes nuk do të thotë që ata/ato do të udhëtojnë me ju. Ata/ato mund të zgjedhin të qëndrojnë mbrapa. Gjithsesi, nëse ju përfshini një pjestar të ligjshëm në formularin e aplikimit për vizë të cilin nuk e keni përfshirë në hyrjen fillestare të regjistrimit të llotarisë, rasti juaj do të skualifikohet.

  12. DUHET UNË TË PARASHTROJ HYRJEN TIME, APO MUNDET QË DIKUSH TJETËR TA BËJË NË EMRIN TIM?

    Ju mund të përgatisni dhe të parashtroni hyrjen tuaj, ose dikush tjetër mund ta bëjë në emrin tuaj. Pavarësisht, se ju apo një mik, shok, noter, etj. mund të kenë bërë hyrjen në emrin tuaj, vetëm një hyrje lejohet për një individ, dhe regjistruesi është përgjegjës të sigurojë që hyrja është bërë me informacion të saktë. Nëse hyrja juaj përgjidhet, letra e njoftimit do të dërgohet vetëm në adresën e përfshirë në regjistrim. Të gjithë hyrësit, përfshirë ata që nuk janë përzgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e hyrjeve të tyre në Internet.

  13. CILAT JANË KËRKESAT PËR EDUKIMIN DHE EKSPERIENCËN E PUNËS?

    Ligji kërkon që secili aplikues duhet të ketë të paktën një adukim të mesëm ose të ngjashëm ose të ketë, Brenda 5 viteve të fundit, 2 vite experience pune në një punësim që kërkon të paktën 2 vite trainim os experience. Një “edukim i mesëm ose i ngjashëm” përkufizohet si përfundim i suksesshëm i një edukimi 12 vjeçar elementar dhe sekondar në Shtetet e Bashkuara ose përfundim i suksesshëm i një kursi edukimi formal elementar dhe sekondar i krahasuar me një edukim shkollor të mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurse studimi formale e plotësojnë këtë kërkesë; programe me correspondence apo certifikata të ngjashme nuk pranohen. Prova të dokumentuara përsa i përket edukimit dhe punës duhet t’i dorëzohen zyrtarit konsullor intervistues në kohën e intervistës për vizë.

    Çfarë Punësimi kualifikohet për Programin e Vizave të Diversitetit (DV)?

    Për të vendosur pranueshmërinë bazuar në eksperiencën e punës, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Kjo bazë të dhënash grupon eksperiencën e punës në pesë “zona pune”. Megjithëse ka shumë kategori punësimesh të listuara në këtë bazë të dhënash, vetëm disa prej tyre kualifikohen për Programin e Vizave të Diversitetit (DV) Për t’u kualifikuar për një vizë Diversiteti në bazë të punëzimit, ju duhet të keni, Brenda 5 viteve, 2 vjet experience në një punësim që është projektuar në Zonën e Punës 4 ose 5, e klasifikuar me një shtrirje të Përgatitjes Specifike 7.0 ose më lart.

  14. SI DO TË ZGJIDHEN APLIKIMET FITUESE?

    Në Qendrën Konsullore të Kentucky-it, të gjitha hyrjet e marra për secilin rajon do të numërohen. Mbas përfundimit të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të zgjedhë rastësisht aplikimet e pranuara sipas rajonit gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar si fitues, aplikimi i dytë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i dytë i regjistruar si fitues, e kështu me rradhë. Të gjitha hyrjet e marra brenda periudhës së regjistrimit do të kenë një shans të barabartë për t’u zgjedhur breda secilit rajon. Pasi të jetë përzgjedhur një hyrje si fitues, atëherë aplikantit do t'i dërgohet një njoftim me anë të postës nga Qendra Konsullore në Kentucky, e cila do të përmbajë udhëzimet mbi aplikimin për vizë. Kjo Qendër do të vazhdojë të ndjekë rastet e atyre që kanë fituar deri sa ata të udhëzohen që të paraqiten për intervistën e aplikimit të marrjes së vizës në zyrën konsullore përkatëse.

  15. A MUND TË ZGJEDHURIT TË RREGULLOJNË STATUSIN E TYRE ME EMIGRACIONIN?

    Po, sipas termave të Seksionit 245 të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë, të përzgjedhurit që janë pizikisht të pranishëm në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojnë në zyrat e emigracionit për rregullim statusi në resident të përhershëm. Aplikantët duhet të sigurohen që zyra e emigracionit të përfundojë dosjet e tyre, përfshirë procesin e çdo pjestari derivativ, përpara dates 30 Shtator 2010, sepse në këtë date skadon dhe programi DV-2010. Asnjë vizë nuk do të jetë në dispozicion mbas kësaj date, në asnjë rrethanë.

  16. A DO TË NJOFTOHEN APLIKANTËN QË NUK KANË FITUAR?

    Duke fillur me DV-2010, të gjithë aplikuesit, duke përfshirë edhe ata që NUK kanë fituar, do të mund të kontrollojnë statusin e hyrjeve të tyre në faqen e Internetit E-DV, dhe aty do të mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur ose jo. Aplikantët duhet të ruajnë faqen e konfirmimit në momentin që aplikojnë. Ky informacion do të jetë i vlefshëm nga data 1 Korrik 2009, deri më date 30 Qershor 2010. Të gjitha letrat e njoftimeve do të dërgohen në adresën e regjistruar nga ju mbas 6 ose 7 muajsh mnas mbylljes së regjistrimit.

  17. SA INDIVIDË DO TË PËRZGJIDHEN?

    Janë 50,000 viza të disponueshme për llotarinë DV-2010, por më shumë individë do të përzgjidhen. Sepse është e mundur që shumë aplikantë të përzgjedhur nuk do të kualifikohen për vizë. Intervistat për programin llotarisë DV-2010 do të fillojnë në Tetor 2009. Qendra Konsullore në Kentucky të SHBA do të dërgojë letrat e takimeve aplikantëve të përzgjedhur 4 deri në 6 javë përpara date së tyre të takimit. Çdo muaj, vizat do t’i lëshohen aplikantëve që kualifikohen gjatë atij muaji, gjithsesi varet nga numri i vizave në dispozicion. Në momentin që të gjitha 50,000 vizat lëshohen, programi mbyllet. Kjo do të thotë që mund të ketë nga ata aplikantë që nuk do të arrijnë të marrin një vizë. Prandaj do të ishte mire që aplikantët të përgatiten saktësisht ditën e intervistës.

  18. CILA ËSHTË MOSHA MINIMALE E APLIKANTIT PËR TË APLIKUAR NË PROGRAMIN LLOTARINË DV?

    Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për DV, por kërkesat e llotarisë për edukimin e mesëm bëjnë që mosha minimale e personave për të aplikuar të jetë 18 vjeç.

  19. A KA NDONJË PAGESË PËR PROGRAMIN E LLOTARISË DV?

    uk ka pagesë për të plotësuar formularin elektronik të aplikimit.  Aplikantët e DV duhet të paguajnë vetëm ditën e tyre të intervistës në sportelin e kasierit konsullor. Detajet mbi pagesat do të përfshihen në letrën e udhëzimeve që do t’ju jepet nga Qendra Konsullore për aplikantët e përzgjedhur.

  20. A MUND QË APLIKANTËT E LLOTARISË TË PËRFITOJNË FALJE PËR PAPRANUESHMËRITË QË MUND TË KENË?

    Të gjthë aplikantë janë subject papranueshmërie nën Aktin Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë. Nuk ka ndonjë parashikim të veçantë për falje mbi papranueshmëritë përveç ato të parashikuara në këtë Akt. Disa parashikime për falje të përgjithshme për njerëz me të afërm që janë qytetarë Amerikan apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë mund të janë të disponueshme edhe për aplikantët e llotarisë, por koha e shkurtër e programit mund t’a bëjë të vështirë që aplikantët të përfitojnë nga këto falje.

  21. A MUNDED QË PERSONAT ME PROCES EMIGRACIONI NË NJË KATEGORI TJETËR VIZE TË APLIKOJNË PËR LLOTARINË AMERIKANE?

    Po, persona të tillë mund të aplikojnë për programin e llotarisë DV.


LISTA E VENDEVE KUALIFIKUESE SIPAS RAJONIT

Lista e mëposhtme tregon shtetet, vendësit e të cilave KUALIFIKOHEN sipas rajonit gjeografik:

AFRIKA

Algjeri, Angola, Benin, Botsvana, Burkina Faso, Burund, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Republika e Afrikës Qendrore, Çad, Komoros, Kongo, Republika Demokratike e Kongos, Bregu i Filidishtë, Xhibuti, Egjipt, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Etiopia, Gabon, Gambia, Gana, Guinea, Guinea Bisau, Kenia, Lesoto, Liberi, Libi, Madagaskar, Malavi, Mali, Mauritani, Mauricius, Marok, Mozambik, Namibi, Niger, Nigeri, Ruanda, Sao Tome dhe Princip, Senegal, Seishel, Siera Leone, Somali, Afrika e Jugut, Sudan, Zvasiland, Tanzani, Togo, Tunizi, Uganda, Zambia, Zimbabve.

AZIA

Afganistan, Bahrein, Bangladesh, Butan, Brunei, Burma, Kamboxhia, Timori Lindor, Hong Kong (Rajon Administrativ i Veçantë), Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Japoni, Jordani, Kuvajt, Laos, Liban, Malajzi, Ishujt Maldive, Mongoli, Nepal, Koreja e Veriut, Oman, Katar, Arabia Saudite, Singapor, Sri Lanka, Siri, Tajvan, Tajland, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemen.

Vendësit e këtyre vendeve aziatike nuk kualifikohen për këtë vit:

Kina, Indi, Pakistan, Koreja e Jugut, Filipinet, Vietnam.

EUROPA

Shqipëri, Andora, Armeni, Austri, Azerbaxhan, Biellrusi, Belgjikë, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Irlandë, Irlanda e Veriut, Itali, Kazakistan, Kirgistan, Letoni, Lihtenshtein, Lituani, Luksemburg, Makau (Rajon Administrativ i Veçantë), Maqedoni (Ish Republikë Jugosllave), Malta, Moldavi, Monako, Hollandë, Norvegji, Portugali, Rumani, San Marino, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Taxhikistan, Turqi, Turkmenistan, Ukrainë, Uzbekistan, Qyteti i Vatikanit.

Vendësit e këtyre vendeve europiane nuk kualifikohen për këtë vit:

Britania e Madhe, Polonia dhe Rusia, Britania e Madhe që përfshin: Anguila, Bermuda, Ishujt Virxhinia, Ishujt Kejmen, Ishujt Falklend, Gjilbraktari, Montserrat, Pitcairn, St. Helena, Ishujt Turk dhe Kaikos.

AMERIKANE E VERIUT

Bahamas

Vendësit e këtyre vendeve aziatike nuk kualifikohen për këtë vit:

Kanada, dhe Meksikë.

OQEANIA

Australia (dhe vendet e varura prej saj), Ishujt Fiji, Kiribati, Ishujt Marshall, Mikronesia, Shtetet e Federuara të Nauru, Zelanda e Re (dhe vendet e varura prej saj), Palau, Papua Guinea e Re, Ishujt Soloman, Tonga, Tuvalu, Vanuatu, Samoa.

AMERIKA E JUGUT, QENDRORE DHE KARAIBET

Antigua dhe Barbuda, Argjentinë, Barbados, Belize, Bolivia, Kili, Kosta Rika, Kuba, Domenik, Grenada, Guajana, Honduras, Nikaragua, Panama, Paraguai, Shën Kits dhe Nevis, Santa Luçia, Shën Vincent dhe Granadines, Surinam, Trinidad dhe Tabako, Uruguai, Venezuela

Vendësit e këtyre vendeve aziatike nuk kualifikohen për këtë vit:

Brazil, Columbia, Republika Domenikane, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Haiti, Xhamajkë, Meksikë, dhe Peru.

 



Faqja u rishikua në datën: 4 Qershor 2009, në orën: 10:40