Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation

Llotaria Amerikane

Instruksionet e Llotarisë Amerikane 2007

Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50.000 vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme prej sistemit kompjuterik të programit të llotarisë (DV-2007).

Ju lutemi kini kujdes: Ka patur shumbuj që faqe Interneti të ndryshme, duke mashtruar, janë paraqitur si faqe zyrtare të Qeverisë së Sh.B.A.. Disa nga keto faqe kanë përfituar para duke "plotësuar" formularin e aplikimit të llotarisë. Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar Formularin Elektronik të Llotarisë Amerikane.

SI TË VEPRONI PËR T'U REGJISTRUAR PËR LLOTARINË DV-2007

APLIKIMET PËR LLOTARINË AMERIKANE DV-2007 PRANOHEN NGA E MËRKURA E DATËS 5 TETOR 2005 DERI TË DIELËN E DATËS 4 DHJETOR 2005. APLIKANTËT MUND TË PLOTËSOJNË FORMULARIN EKELTRONIK TË APLIKIMIT NË FAQEN ZYRTARE TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT WWW.DVLOTTERY.STATE.GOV GJATË PERIUDHËS SË REGJISTRIMIT DUKE FILLUAR NË ORËN 12:00 TË DREKËS NË DATËN 5 TETOR 2005. APLIKIMET ME LETËR (ME POSTË, ME SHKRIM, ETJ.) NUK DO TË PRANOHEN. APLIKANTËT JANË TË LUTUR QË TË MOS PRESIN JAVËN E FUNDIT PËR TË APLIKUAR. PRITEN QË SHUMË PERSONA TË APLIKOJNË, GJË QË MUND TË VONOJË APLIKIMIN. APLIKIMET MBAS ORËS 12:00 TË DREKËS NË DATËN 4 DHJETOR 2005, NUK DO TË PRANOHEN.


KËRKESAT E PRANIMIT TË APLIKIMIT

  • Aplikanti duhet të jetë i lindur në një nga Vendet e Listuara më Poshtë.

    I lindur në një nga Vendet kualifikuese: Në shumicën e rasteve kjo kupton Vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithësesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm për të aplikuar por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një Vend ku Vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë Vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të dyve do ti lëshohet viza që ata të hyjnë në Sh.B.A. njëkohësisht. E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë Vendlindjen në një nga Vendlindjet e prinderve të tij/saj, në qoftë se ky Vend është i kualifikueshëm për programin e DV-2007.
  • Aplikantët duhet të kenë ose edukim të mesëm ose punë të kualifikueshme sipas kërkesave të Programit të DV-2007.

    Edukim i mesëm ose punë e kualifikueshme: Një aplikant duhet të ketë OSE një diplomë të shkollës së mesme (pra të vërtetojë me bindje që ka mbaruar 12-vjet shkollë); OSE të ketë 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine.

Në qoftë se aplikanti nuk mund të ketë këto kërkesa, ai ose ajo NUK duhet të aplikojë në Programin e Llotarisë.


PROCEDURAT E APLIKIMIT TË DV-2007

  • Formularët e Aplikimit për DV-2007 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet Internetit Elektronikisht në faqen http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga ora 12:00 e drekës në datën 5 Tetor 2005 dhe duke mbaruar në orën 12:00 të drekës në datën 4 Dhjetor 2005.
  • Lejohet vetëm NJË aplikim për çdo aplikant. Në qoftë se dallohen dy ose më shumë aplikime për një aplikant, ai/ajo do të s'kualifikohen automatikisht.
  • Mbas regjistrimit të suksesshëm të aplikimit, aplikanti do të lexojë në ekran, emrin, mbiemrin, datëlindjen, Vendbanimin dhe datën e regjistrimit të aplikimit të cilën mund ta stampojë (print) dhe ta katë për rekordet e tij/saj.
  • Aplikimet me letër (me anë të postës, me shkrim dore, etj.) nuk do të pranohen.
  • Secili aplikant duhet të ketë një fotografi të kohëve të fundit, aplikimi nuk do të pranohet në qoftë se këto fotografi nuk regjistrohen. Të gjitha fotografitë e aplikantit dhe të bashkëshortit(es) së tij/saj dhe të çdo fëmije nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë të gjithë fëmijët e natyrshëm gjithashtu edhe fëmijët e adoptuar-ligjërisht apo fëmijët e bashkëshortit(es) (përveç fëmijëve me shtetësi amerikane ose me rezidencë të përhershme ligjore), edhe në qoftë se një bashkëshort ose fëmijë është shkëputur nga banimi me aplikantin ose që nuk dëshiron të emigrojë me aplikantin, duhet të regjistrohet në Formularin e Elektronik të Aplikimit. Fotografi në grup nuk do të pranohen; duhet të ketë vetëm një fotografi vetiake për çdo pjestar të familjes.

Një fotografi dixhitale e secilit aplikant, bashkëshortit(es) së tij/të saj dhe fëmijëve duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin Elektronik të DV-2007. Fotografia mund të prodhohet nga një aparat fotografik dixhital, ose duke e skanuar fotografinë me një skaner dixhital.


UDHËZIMET PËR TË REGJISTRUAR NJË FOTOGRAFI DIXHITALE:

Fotografia duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohet:

Specifikimet e Kopmozuara të Fotografisë:

  • Pozicioni i Kokës:
    • Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit;
    • Koka e personit nuk duhet të jetë e e vendosur lart, poshtë ose anash;
    • Koka e personit duhet të mbulojë rreth 50% të sipërfaqjes së fotografisë.
  • Sfondi:
    • Personi që fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë të shndritshëm;
    • Fotografi me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.
  • Epiqendra (fokusi):
    • Fotografia duhet të jetë në qendër.
  • Sendet Dekorative:
    • Fotografitë, të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli, apo sende që zvogëlojnë siperfajen e fytyrës, nuk do të pranohen.
  • Mbulimet e Kokës dhe Kapelet:
    • Fotografi ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele, pranohen vetëm përshkak të besimit fetar, edhe në qoftë se ndodh një gjë e tillë, fytyra nuk duhet mbuluar;
    • Fotografitë ku aplikanti ka mbuluar fytyrën, jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen;
    • Fotografitë ku aplikanti ka vendosur kapele për shkak të detyrës (ushtarak, infermier, etj.) nuk do të pranohen.

Specifikimet Teknike të Fotografisë:

  • Në qoftë se aplikanti bën një fotografi të re me anë të një aparati dixhital:
    Lloji i Formatit të FotografisëFotografia duhet të jetë e formatit JPEG
    Madhësia e FotografisëMaksimumi i madhësisë së Fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 62,500 bytes
    Rezolucioni i Fotografisë320 pika (pixels) e Lartë me 240 pika (pixels) e Gjerë
    Thellësia e Ngjyrave të FotografisëNgjyra 24-bit ose Stil-Gri 8-bit (Shënim: Fotografi Monokrone ose nën 2-bit ngjyra, nuk do të pranohen)

     

  • Në qoftë se aplikanti skanon një fotografi me skaner dixhital: Përpara se fotografia të skanohet ajo duhet të ketë keto specifikime të stampimit (printimit):
    Përmasat e Stampimit (printimit)50mm x 50mm katrore
    Ngjyrat e Stampimit (printimit)Fotografia mund të jetë me ngjyra ose Stil-Gri

    Mbas stampimit (printimit), fotografia duhet të ketë këto specifikime të skanimit:

    Rezolucioni i Skanimit150 dots per inch (dpi)
    Lloji i Formatit të FotografisëFotografia duhet të jetë e formatit JPEG
    Madhësia e FotografisëMaksimumi i madhësisë së Fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 62,500 bytes
    Rezolucioni i Fotografisë300 me 300 pika (pixels)
    Thellësia e Ngjyrave të FotografisëNgjyra 24-bit ose Stil-Gri 8-bit (Shënim: Fotografi Monokrone ose nën 2-bit ngjyra, nuk do të pranohen)


REGJISTRIMI I APLIKIMIT

Formularët e Aplikimit për DV-2007 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet Internetit Elektronikisht në faqen http://www.dvlottery.state.gov. Në qoftë se nuk plotësoni Formularin plotësisht, ose me gabime, aplikanti do të skualifikohet. Ju lutemi shikoni listën poshtë, për mënyrën e regjistrimit:

  1. EMRI I PLOTE - Mbiemri, Emri, Emri i Mesit;
  2. DATA E LINDJES - Data, Muaji, Viti;
  3. GJINIA - Mashkull ose Femer;
  4. QYTETI I LINJDES;
  5. VENDI/SHTETI I LINJDES;
  6. FOTOGRAFIA E APLIKANTIT;
  7. ADRESA E POSTËS - (Rruga, Lagjia, Numri i Pallatit ose Shtepise) ose (Fshati)(Komuna), (Qyteti), (Shteti);
  8. NUMRI I TELEFONIT - Jo e Detyrueshme;
  9. ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (E-MAIL) - Jo e Detyrueshme;
  10. VENDI/SHTETI I KULIFIKUESHËM, NË QOFTË SE VENDI/SHTETI I LINDJES SË APLIKANTIT ËSHTË I NDRYSHËM NGA VENDI/SHTETI I LINDJES - Në qoftëse aplikanti kërkon që Vendi/shteti i lindjes të jetë ndryshe nga Vendi/shteti i lindjes së tij/saj, ky informacion duhet indikuar në aplikim/formular;
  11. GJENDJA CIVILE - I pa-martuar, I martuar, I ndarë, I/E ve, Ligjërisht i/e ndarë;
  12. NUMRI I FËMIJËVE QË JANË TË PAMARTUAR NËN MOSHËN 21 VJEÇ - Përveç fëmijëve që kanë shtetësi Amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme;
  13. INFORMACIONI MBI BASHKËSHORTIN(EN) - Emri, Data e Linjdes, Gjinia, Qyteti i Linjdes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia;
  14. INFORMACIONI MBI FËMIJËT - Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia.


PËRZGJEDHJA E APLIKANTËVE

Aplikantët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjithë aplikimeve të kualifikuara. Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me postë midis periudhës së muajit Maj dhe Korrik të vitit 2006 dhe do të pajisen me udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat mbi emigracionin në SH.B.A. Personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi. Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane nuk do të jenë në gjëndje të sigurojnë një listë të aplikantëve fitues. Bashkshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t'u bashkuar me aplikantin primar. Vizat e llotarisë DV-2007 do të lëshohen gjatë periudhës 1 Tetor 2006 deri më 30 Shtator 2007.

Për të marrë një vizë, aplikantët e përzgjedhur duhet të plotësojnë të gjithë kërkesat për t'u pranuar sipas ligjit të SH.B.A. Përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave tek aplikantët fitues dhe pjestarëve të pranueshëm të familjes së tyre, duhet të ndodhi gjatë mesnatës së 30 Shtatorit të 2007. Mbas kësaj date, nën asnjë rrethanë, nuk mund të lëshohet asnjë vizë e llotarisë DV-2007, gjithashtu asnjë pjestar i familjes nuk mund të marrë vizat e llotarisë DV-2007, për t'u bashkuar me aplikantin primar në SH.B.A mbas kësaj date.

Njoftim i rëndësishëm:
Për të hyrë në programin vjetor DV-2007, nuk ka pagesë. Qeveria e SH.B.A. nuk ka punësuar këshillues të jashtëm apo shërbime private për të drejtuar programin e llotarisë DV-2007. Cilido ndërmjetës apo të tjerë që ofrojnë ndihmë për të përgatitur studimin e dosjes së llotarisë DV-2007 për aplikantët, e bëjnë këtë pa autoritetin apo miratimin e qeverisë së SH.B.A. Përdorimi i kujtdo ndërmjetësi të jashtëm apo ndihme për të përgatitur një aplikim të llotarisë DV-2007 është krejtësisht zgjedhje e aplikantit.

Aplikanti mund të aplikojë vetë duke plotësuar formularin elektronik në Internet pa patur nevojën e një ndërmjetësi të paguar, i cili do të bëjë të njëjtën gjë. Çdo aplikim i pranuar gjatë periudhës së regjistrimit të llotarisë do të ketë një shans të barabartë dhe të rastësishëm që të zgjidhet brenda rajonit. Megjithatë, në qoftë se vërtetohet më shumë se një aplikim për person, aplikanti do të skualifikohet, pavarësisht nga burimi i ndryshëm i aplikimit.


PYETJE TË NDRYSHME RRETH REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2007

  1. Ç'FARË DO TË THOTË TERMI "VENDËS"? A MUND TË APLIKOJË NJË PERSON I CILI NUK KA LINDUR NË NJË SHTET KUALIFIKUES?

    "Vendës" quhet ai person i lindur në një shtet të veçantë, pavarësisht nga vendbanimi apo kombësia e personit. Por për qëllime emigracioni termi "vendës" gjithashtu nënkupton një person i cili është "barrë" e një shteti tjetër nga ai në të cilin ai/ajo ka lindur, sipas kushtit të caktuar nga Seksioni 202(b) i Aktit të Kombësisë dhe Emigracionit.

    Për shembull, në qoftë se fituesi (aplikanti primar) ka lindur në një shtet që nuk është i pranueshëm për llotarinë e këtij viti, ai/ajo mund të kërkojë "barrën" e shtetit ku ka lindur bashkëshorti(ja), por atij/asaj nuk mund t'i lëshohet një vizë DV-1, vetëm në rast kur edhe bashkëshorti(ja) është e kualifikueshme t'i lëshohet një vizë DV-2, dhe të dy mund të hyjnë në SH.B.A. sëbashku me viza DV.

  2. A KA NDONJË DETYRIM APO KËRKESA TË REJA NË PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR REGJISTRIMIN E LLOTARISË?

    Të gjitha aplikimet e llotarisë DV-2007 duhen plotësuar elektronikisht në adresën e Internetit http://www.dvlottery.state.gov duke filluar nga e Mërkura e datës 5 Tetor 2005 deri të Dielën e datës 4 Dhjetor 2005. Nuk do të pranohen aplikimet me postë.

    Departamenti i Shtetit Amerikan ka krijuar një sistem regjistrimi elektronik për llotarinë në mënyrë që të bëjë më efektiv dhe më të sigurtë procesin e Vizave të Llotarisë DV. Departamenti përdor teknologji speciale për të identifikuar aplikantët që kryejnë mashtrim për qëllime ilegale emigrimi ose që aplikojnë dy ose më shumë herë.

  3. A KËRKOHEN FOTOGRAFI PËR SECILIN PJESTAR TË FAMIJLES, APO VETËM PËR APLIKANTIN PRIMAR?

    Kërkohet fotografi për secilin aplikant të llotarisë, gjithashtu edhe për bashkëshortin(en) dhe fëmijët a pamartuar nën moshën 21 vjeç. Fotografi familjare apo në grup nuk pranohen.

  4. A MUNDET QË PERSONAT TË CILËT BANOJNË NË SH.B.A. TË APLIKOJNË NË PROGRAMIN E LLOTARISË DV-2007?

    PO, aplikanti mund të aplikojë për llotarinë DV-2007 edhe kur ndodhet në SH.B.A. ose në ndonjë shtet tjetër.

  5. A MUNDET QË NJË BASHKSHORT DHE NJË BASHKSHORTE TË BËJNË APLIKIME TË VEÇANTA?

    Po, secili prej tyre mund të bëj nga një aplikim të veçantë.

  6. CILAT JANË KËRKESAT PËR EDUKIMIN DHE EKSPERIENCËN E PUNËS?

    Ligji dhe rregullat kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një edukim të mesëm ose, brenda pesë viteve të shkuara, të ketë patur dy vjet eksperiencë pune në një punë që kërkon të paktën dy vjet trajnim ose eksperiencë. Edukim i mesëm do të thotë të vërtetosh që aplikanti ka mbaruar të paktën 12 vjet shkollë. Prova të dokumentuara të edukimit të mesëm apo të eksperiencës së punës duhen paraqitur përpara zyrtarit konsullor në ditën e intervistës.

  7. SI DO TË ZGJIDHEN APLIKIMET FITUESE?

    Të gjitha aplikimet do të numërohen nga kompjuteri. Mbas përfundimit të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të zgjedhë rastësisht aplikimet e pranuara sipas rajonit gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar si fitues, aplikimi i dytë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i dytë i regjistruar si fitues, e kështu me rradhë. Pasi të jetë përzgjedhur një aplikim si fitues, atëherë aplikantit do t'i dërgohet një njoftim me anë të postës nga Qendra Konsullore në Kentucky, e cila do të përmbajë udhëzimet mbi aplikimin për vizë. Kjo Qendër do të vazhdojë të ndjekë rastet e atyre që kanë fituar deri sa ata të udhëzohen që të paraqiten për intervistën e aplikimit të marrjes së vizës në zyrën konsullore përkatëse.

  8. A DO TË NJOFTOHEN APLIKANTËN QË NUK KANË FITUAR?

    Jo, Aplikantët që nuk kanë fituar nuk do të njoftohen në asnjë lloj mënyre. Vetëm fituesit do të njoftohen me anë të postës brenda pesë deri në shtatë muaj mbas mbarimit të regjistrimit të aplikimeve. Pra çdokush që nuk do të marrë njoftim me anë të postës brenda ketyre muajve do të thotë që nuk e ka fituar llotarinë.

  9. CILA ËSHTË MOSHA MINIMALE E APLIKANTIT PËR TË APLIKUAR PËR LLOTARINË DV-2007?

    Mosha minimale e personave për të aplikuar është 18 vjeç.

  10. A KA NDONJË PAGESË PËR PROGRAMIN E LLOTARISË DV-2007?

    Nuk ka pagesë për të plotësuar formularin elektronik të aplikimit në programin e llotarisë DV-2007. Vetëm në rast se aplikanti fiton, atij/asaj do t'i dërgohen udhëzime të veçanta për çmimin e aplikimit për marrjen e vizës në ditën e intervistës.


LISTA E VENDEVE KUALIFIKUESE SIPAS RAJONIT

Lista e mëposhtme tregon shtetet, vendësit e të cilave KUALIFIKOHEN sipas rajonit gjeografik:

AFRIKA

Algjeri, Angola, Benin, Botsvana, Burkina Faso, Burund, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Republika e Afrikës Qendrore, Çad, Komoros, Kongo, Republika Demokratike e Kongos, Cote D'Ivoire, Xhibuti, Egjipt, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Etiopia, Gabon, Gambia, Gana, Guinea, Guinea Bisau, Kenia, Lesoto, Liberi, Libi, Madagaskar, Malavi, Mali, Mauritani, Mauricius, Marok, Mozambik, Namibi, Niger, Nigeri, Ruanda, Sao Tome dhe Princip, Senegal, Seishel, Siera Leone, Somali, Afrika e Jugut, Sudan, Zvasiland, Tanzani, Togo, Tinizi, Uganda, Zambia, Zimbabve.

AZIA

Afganistan, Bahrein, Bangladesh, Butan, Brunei, Burma, Kamboxhia, Timori Lindor, Hong Kong (Rajon Administrativ Special), Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Japoni, Jordani, Kuvajt, Laos, Liban, Malajzi, Maldivet, Mongoli, Nepal, Koreja e Veriut, Oman, Katar, Arabia Saudite, Singapor, Sri Lanka, Siri, Tajvan, Tajland, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemen.

Vendësit e këtyre vendeve aziatike nuk kualifikohen për këtë vit:

Kina, Indi, Pakistan, Koreja e Jugut, Filipinet, Vietnam.

EUROPA

Shqipëri, Andora, Armeni, Austri, Azerbaxhan, Biellrusi, Belgjikë, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Irlandë, Itali, Kazakistan, Kirgistan, Letoni, Lihtenshtein, Lituani, Luksemburg, Makau (Rajon Administrativ Special), Maqedoni (Ish Republikë Jugosllave), Malta, Moldavi, Monako, Hollandë, Irlanda e Veriut, Norvegji, Portugali, Rumani, San Marino, Serbi dhe Mal i Zi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Taxhikistan, Turqi, Turkmenistan, Ukrainë, Uzbekistan, Qyteti i Vatikanit.

Vendësit e këtyre vendeve europiane nuk kualifikohen për këtë vit:

Britania e Madhe, Polonia dhe Rusia, Britania e Madhe (Mbretëria e Bashkuar) që përfshin: Anguila, Bermuda, Ishujt Virxhinia, Ishujt Kejmen, Ishujt Falklend, Gjilbraktari, Montserrat, Pitcairn, St. Helena, Ishujt Turk dhe Kaikos.