Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Të Ngasësh Automjet në Shqipëri
 

Gjatë qëndrimit në një vend të huaj, qytetarët Amerikan mund të hasin në kushte të rrugëve që ndryshojnë shumë nga ato në Shtetet e Bashkuara.  Të dhënat e mëposhtme në lidhje me Shqipërinë ofrohen për referencë të përgjithshme, dhe kjo nuk mund të jetë tërësisht e saktë në një vend apo rrethanë të veçantë.

Rrugët më të mëdha në Shqipëri janë shpesh në riparim e sipër, megjithatë, ata përmirësohen çdo ditë.  Udhëtimi natën jashtë zonave kryesore urbane është veçanërisht i rrezikshëm dhe duhet të shmanget për shkak të kushteve të mjerueshme e rrugëve.  Gjatë muajve të dimrit, udhëtarët mund të hasin kushte të rrezikshme dëbore dhe akulli në rrugë nëpër malet në veri të Shqipërisë.  Autobusët udhëtojnë nëpër qytetet më të mëdha pothuajse gjatë ditës, por ato mund të jenë jo të besueshme dhe të pakëndshme.  Shumë udhëtarë në kërkim të transportit publik preferojnë të përdorin furgonë privatë, të cilat funksionojnë si një sistem alternativ i autobusëve në rrugë dhe veprojnë pothuajse tërësisht orare apo pa vendosur tarifa.  Ju lutemi vini re se disa nga këto furgonë privatë nuk mund të ketë leje zyrtare për të vepruar si autobus dhe mund të mos i përmbahen standarteve të sigurisë dhe mirëmbajtjes.  Personat të cilët dëshirojnë të përdorin furgona privatë duhet të ushtrojnë kujdes.  Nuk ka fluturime brenda për brenda dhe disa nga linjat hekurudhore punojnë në kushte shumë të varfëra.

Duke përfituar nga rasti do të dëshironim t'i kujtonim të gjithë qytetarëve të kenë kujdes të veçantë nëse udhëtojnë në rrethet e Malësisë së Madhe, Shkodrës dhe Tropojës, për shkak të aktiviteteve kriminale në këto rajone me rrezik të mundshëm ndaj qytetarëve Amerikanë.  Aktualisht, punonjësit e qeverisë Amerikane janë objekt i kufizimeve të udhëtimit në lidhje me këto rrethe.  Teksti i plotë i këtij informacioni konsullor gjendet në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Shqipëria: Information Specifik mbi Vendin”.

Aksidentet nga Trafiku

Sipas Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë, aksidentet e trafikut janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes, dhe viktimat e aksidentit janë përdoruesit kryesorë të shërbimeve të urgjencës në spital.  Lëndimet nga trafiku rrugor janë një problem në zhvillim i shëndetit publik kombëtar ne Shqipëri dhe madhësia e tyre është në rritje në nivele alarmante.  Aksidentet nga trafiku në Shqipëri janë 3,5 për qind më të larta se në vendet e tjera të Europës Lindore dhe Qendrore.

Për informacion shtesë në lidhje me sigurinë rrugore, duke përfshirë edhe lidhjet me faqet e Internetit të qeverive të huaja, mund të lexoni në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Siguria Rrugore Jashtë SHBA”.

Lejet Ndërkombëtare për të Ngarë Automjetet (LNA)

Nëse ngisni një automjet në Shqipëri, një qytetar Amerikan mund të përdorë një leje të vlefshme ndërkombëtare të lëshuar në Shtetet e Bashkuara.  Ambasada Amerikane në Tiranë nuk mund të lëshojë, rinovojë apo shtyjë vlefshmërinë e një LNA.  Shoqata Amerikane e Automobilave (SAA) lëshon leje ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara.  Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të SAA (në Anglisht).

Shënim: Një leje ndërkombëtare drejtimi mund të përdoret vetëm për një vit.  Nëse dikush dëshiron të ngasë një automjet në Shqipëri për më shumë se një vit ai ose ajo duhet të aplikojë për një leje shqiptare drejtimi automjeti.

Rinovimi i Lejes Tuaj të Drejtimit

Për të mësuar për mënyrën se si të rinovoni lejen tuaj të drejtimit, regjistrimin e automjetit tuaj, apo qasjen në shërbime të tjera të mjeteve motorike, ju lutemi lexoni informacion në faqen e Internetit të Qeverisë Amerikane “Rinovoni Lejen tuaj të Drejtimit” (në Anglisht).  Që nga Janari i vitit 2005, Shtetet mund të mos shfaqin numrin e sigurimit social në lejet e drejtimit, në regjistrimet e automjeteve me motor, apo dokumentave të tjera identifikimi.  Nëse karta juaj e tanishme tregon numrin e sigurimeve, mbroni veten tuaj kundër vjedhjes së identitetit duke kontaktuar Shtetin tuaj në SHBA për një zëvendësim.