Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Diplomatët dhe Zyrtarët

Diplomatët dhe Zyrtarët e Qeverisë së Huaj

Një qytetar i një vendi të huaj, që dëshiron të hyjë në Shtetet e Bashkuara, në përgjithësi duhet që fillimisht të marrë një vizë, ose jo-emigrimi për qëndrim të përkohshëm, ose emigrimi për banim të përhershëm. Lloji i vizës që ju duhet të keni përcaktohet nga ligji i emigracionit, dhe lidhet me qëllimin e udhëtimit tuaj. Viza e llojit A u lëshohen diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë për udhëtim në Shtetet e Bashkuara. Me përjashtim të Kreut të Shtetit të Qeverisë që kualifikohet për vizë A pavarësisht nga qëlimi i udhëtimit të tij apo të saj në Shtetet e Bashkuara, lloji i vizës që i duhet diplomatëve ose zyrtarëve të tjerë të qeverisë varet nga qëllimi tyre i udhëtimit në Shtetet e Bashkuara.

Një vizë lejon një qytetar të huaj të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara dhe në "portën hyrëse" (psh: aeroport) të kërkojë leje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara inspektorit të emigracionit. Një vizë nuk garanton hyrje në Shtetet e Bashkuara.

Si të Kulaifikohesh për një Vizë Diplomatike

Për t'u kualifikuar për një vizë A-1 ose A-2, ju duhet të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara në në emër të qeverisë tënde për t'u angazhuar vetëm në aktivitete zyrtare për këtë qeveri. Fakti që mund të ketë interes ose kontroll qeveritar në një organizatë nuk është në vetvete një faktor përcaktues në përcaktimin nëse ju kualifikoheni për një vizë të llojit A; deyrat dhe shërbimet e veçanta që do të kryhen duhet të jenë me karakter ose natyre qeveritare, si është vendsor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në përputhje ligjet Amerikane të Emigracionit. Zyrtarët qeveritarë që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për të kryer funksione jo-qeveritare të një natyre komerciale, ose që udhëtojnë si turistë, i duhet një lloj tjetër vize, dhe nuk kualifikohen për llojin e vizës A.

Zyrtarët e huaj që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara me punë zyrtare duhet të marrin një viza A përpara se të udhëtojnë. Ata nuk mund të udhëtojnë me viza turistike, ose pa vizë sipas Programit të Faljeve të Vizave. Ju lutemi mbani shënim se ligji Amerikan i vizave tregon që nëse një aplikant është i titulluar me vizën A si kryesor ose i varur nga kryesori, ai ose ajo duhet të marrë një vizë A. Përjashtimet nga ky rregull janë jashtzakonisht të limituara.

Aplikantët e kualifikuar për vizën A që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për detyra me qëndrim më pak se 90 ditë do t'i lëshohen viza me shënimin "TDY" (detyrë e përkoshme).

Zyrtarët e Qeverisë Vendore

Zyrtarët e qeverisë lokale që përfaqësojnë shtetin e tyre, provincën, qytezën, ose ndonjë entitet politik lokal nuk kualifikohen me statusin e vizës A; atyre do t'i duhet një vizë B.

Si të Aplikoni - Dokumentacioni i Kërkuar

Si pjesë e procesit të aplikimit për vizë, kur aplikohet jashtë Amerikës, një intervistë në zyrën konsullore të ambasadës është e kërkueshme për shumicën e aplikantëve të vizës. Ambasada Amerikane në Tiranë nuk kërkon një intervistë për ata persona që aplikojnë për llojin e vizave A-1 dhe A-2; gjithsesi, zyrtari konsullor mun dtë kërkojë një intervistë. Ju lutemi dërgoni një notë zyrtare nga institucioni juaj me anë të korrierit duke përfshirë edhe informacionin për kontakt.

Punonjësit personal, infermierët dhe shërbyesit e mbajtësve të vizave A, që janë, aplikantët e vizave A-3, u kërkohet një intervistim. Për më tepër, si pjesë e intervistimit për vizës, atyre do t'i merren edhe shenjat e gishtërinjve elektronikisht.

Formularët e aplikimit për vizë duhen dërguar në Ambasadë. Çdo aplikant dhe çdo shoqërues, duhet të plotësojë dhe dorëzojë formularët dhe dokumentacioni si shpjegohet më poshtë:

  • Formularin DS-160, të firmosur dhe plotësuar;
  • Një notë diplomatike. Nota diplomatike është konfirmim me shkrim nga qeveria/institucioni kërkues për statusin e aplikantit. Aplikantët e vizave A-3 duhet të kenë gjithashtu një notë diplomatike të përfshirë me aplikimet e tyre për të konfirmuar statusin e punës;
  • Një pasaportë të vlefshme të paktën 6 muaj më shumë nga data e daljes nga Shtetet e Bashkuara (vetëm nëse marrëveshjet midis vendeve lejojnë përjashtime);

Procesimi i Vizës dhe Tarifat e Lëshimit

Individët që kualifikohen për vizat e llojeve A, G, C-3, NATO, përjashtohen nga pagesa e tarifave për vizës. Për më tepër, individët që mbajnë pasaporta diplomatike mund të përjashtohen nga kjo tarifë pavarësisht nga klasifikimi i vizës apo qëllimi i udhëtimit të tyre, nëse ata plotësojnë kushtet e 22 CFR 21.26 (c)(1)(i) deri në (xvi). Të zotërosh një pasaporte diplomatike ose e barazvlefshme me të nuk është e mjatueshme për të mos paguar tarifën e vizave diplomatike. Zyrtari konsullor do të përcaktojë nëse aplikanti i vizës përjashtohet nga tarifa sipas ligjeve Amerikane të emigracionit. Zotëruesit e pasaportave zyrtare nuk tarifohen për vizat zyrtare, por u kërkohet të paguajnë të gjitha pagesat në lidhje me vizat jo-zyrtare.

Pjestarët e Menjëhershëm të Familjes

Pjestar të menjëhershëm të familjes përcaktohen si bashkëshorti(ja) dhe fëmijët e pamartur të çdo moshe të cilët janë banorët e shtëpisë të aplikantit kryesor, edhe nëse studiojnë në një vend tjetër. Familja e menjëhershme përfshin gjithashtu të afërm të ngushtë të aplikantit kryesor ose të bashkëshortit(es) të cilët kanë lidhje gjaku, martese ose birësimi dhe që nuk janë banorë të ndonjë shtëpie tjetër, që banojnë rregullisht në shtëpinë e aplikantit kryesor, dhe që njihen si të varur të aplikantit kryesor nga qeveria e interesuar.  Ata janë të papërshtatshëm për vizat A, por mund të aplikojnë për vizat e llojit B, nëse kualifikohen për vizë. aplikantët e vizave B duhet të paguajnë tarifën e aplikimit për vizë.

Informacion Shtesë

Nuk do të jepet asnjë siguri mbi lëshimin e vizave në paradhënje. Prandaj, planifikime finale për udhëtimin ose blerja e biletave të parimbursueshme nuk duhet bërë pa u lëshuar viza..

Veç rasteve kur është anulluar më parë, një vizë është e vlefshme deri në datë e skadimit të saj. Prandaj, nëse udhëtuesi ka një vizë Amerikane vizitori në një pasaportë të skaduar, mos e shkëpusni fletën e vizës nga pasaporta e skaduar. Ju mund t'a përdorni atë duke bashkëngjitur pasaportën e skaduar me të renë që aplikoni për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Diplomatët dhe Zyrtarët e Qeverisë së Huaj”.

Më Shumë Informacion