Qytetarët Amerikanë
I dashur qytetar Amerikan,
Në rast se keni ndonjë emergjencë pas orarit të punës që përfshin një qytetar Amerikan, ju lutemi telefononi Ambasadës në numrin +355-(0)4-224-7285 deri në 89, dhe kërkoni të flisni me zyrtarin në detyrë (duty officer). Shërbimet emergjente përfshijnë: Humbja e pasaportës Amerikane, Arrestimi/Burgosja e një qytetari Amerikan, Sëmundje Serioze për Jetën e një qytetari Amerikan, Rrëmbimi i fëmijës nga prindi tjetër, apo Vdekja e një qytetari Amerikan.
Gjithashtu ne do të donim t'ju informojmë se ne përditësojmë shpesh Informacionin Konsullor për Shqipërinë për të pasqyruar një format standard në të gjithë botën, si dhe për ndryshime të tjera të veçanta në Shqipëri. Ne do të përfitonim nga ky rast për të kujtuar të gjithë qytetarëve të përdorin kujdes të veçantë kur udhëtojë për në veri të Shqipërisë, përkatësisht në rrethet e Malësisë së Madhe, Shkodrës, dhe Tropojës, për shkak të valës së fundit të aktiviteteve kriminale në këto rajone dhe rrezikun e mundshëm për qytetarët Amerikan që udhëtojnë atje. Aktualisht, punonjësit e qeverisë Amerikane janë subjekt i kufizimeve të udhëtimeve në këto rrethe. Teksti i plotë i këtij Informacionit Konsullor për Shqipërinë gjindet në faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit Amerikan të Shtetit "Shqipëria: Informacioni Specifik Konsullor - në Anglisht".
Për informacionet më të fundtit të sigurisë, Amerikanët që jetojnë dhe udhëtojnë jashtë vendit duhet të monitorojnë rregullisht faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit Amerikan të Shtetit http://travel.state.gov/, ku njoftimet aktuale mbarë-botërore, njoftimet publike, dhe paralajmërimet e udhëtimit mund të gjenden. Informacion të përditësuar mbi sigurinë mund të merret edhe duke telefonuar numrin falas në SHBA 1-888-407-4747, ose, për thirrësit jashtë SHBA dhe Kanada, një linjë të rregullt me pagesë në numrin 1-317-472-2328. Këto numra janë në dispozicion nga ora 8:00 deri në orën 20:00, nga e Hëna deri të Premten (me përjashtim të festave).
Përveç kësaj, ju lutemi merrni një moment dhe lexoni lajmet e fundit të cilat gjinden në faqen tonë të Internetit “Informacion për Udhëtarët” për lajme dhe informacion të përditësuar nga Seksioni Konsullor i Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, ju mund të kontaktoni Seksionin Konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë me postë elektronike në adresën ACSTirana@state.gov, apo nëpërjmet numrit kryesor të Ambasadës +355-(0)4-224-7285 deri në 89.
Që nga data 25 Tetor 2010, shërbimet e qytetarëve Amerikan do të jenë nga e Hëna deri të Enjten, në orën 13:15 deri në 15:15, me përjashtim të festave. Për udhëzime se si të caktoni një takim, ju lutem vizitoni faqen tonë të Internetit "Shërbimet për Publikun".
Kontakt Emergjence
-
+355-(0)4-224-7285
Përfshin: Viktimat e Krimit, Arrestim/Burgim, Vdekje, Rrëmbim Fëmije nga Prindi, Sëmundje Serioze për Jetën, Humbje e Pasaportës të një qytetari Amerikan.

