Pretendimi Për Shtetësinë
Pretendimi për Shtetësinë Amerikane Për Personat Me Moshë Mbi 18 Vjeç
(Nëse nuk jeni dokumentuar kurrë si qytetar Amerikan)
Ju mund të pretendoni shtetësinë Amerikane nëse ju keni lindur në Shtetet e Bashkuara, ose nëse ju keni lindur jashtë Shteteve të Bashkuara nga një prind qytetar Amerikan dhe që ky i fundit plotëson kushtet e prezencës fizike në SHBA. Ju lutemi konsultoni “Tabelën e Kushteve të Transmetimit” (PDF 368 KB - në Anglisht). Një pretendim për shtetësi Amerikane varet nga ekzistenca e një lidhje gjaku midis jush dhe prindit tuaj si qytetar Amerikan. Prandaj, në qoftë se jeni një fëmijë i birësuar nga një prind qytetar Amerikan, ju nuk mund të merrni shtetësinë automatikisht pas birësimit. Megjithatë, ju mund të keni të drejtë për shtetësinë nëpërmjet natyralizimit, në përputhje me dispozitat e Aktit Amerikan të Shtetësisë së Fëmijës i vitit 2000. (Ju lutemi lexoni më shumë informacion për këtë çështje në faqet e internetit të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (http://www.dhs.gov/ - në Anglisht) ose të Byrosë së Çështjeve Konsullore (http://travel.state.gov/ - në Anglisht).
Dokumentacioni
Ju lutem shkarkoni dhe stamponi “Listën e Dokumentacionit” (PDF 305.38 KB) dhe paraqiteni atë në datën e takimin tuaj të nënshkruar. Ju lutemi vendosni një [X] për dokumentet që ju do të sillni ditën e caktuar për intervistë sipas kutisë përkatëse në listë për secilin dokument të kërkuar. Dokumentet origjinale do t'ju kthehen përsëri prandaj ju duhet t'i bëni nga një fokopje secilit (lexo kërkesat e fotokopjes). Në qoftë se ju nuk sillni fotokopjet ashtu si kërkohet, ju do të paguani nga një dollarë për çdo dokument që ka nevojë për t'u fotokopjuar. Dokumentacioni duhet paraqitur i renditur sipas rradhës në listë me origjinalin në krye të fotokopjeve.
Caktimi i Takimin
Pasi të keni grumbulluar të gjithë dokumentacionin e kërkuar në listë, ju duhet të caktoni një takim në internet sipas “Sistemit të Takimeve”. Vini re se ky sistem është në Anglisht. Gjithashtu, sigurohuni që kompjuteri juaj të jetë i lidhur me një stampues në mënyrë që të stamponi faqen e konfirmimit të takimit pasi t'a caktoni atë në internet. Kjo fletë ju duhet në mënyrë që të hyni në konsullatë në datën dhe orën e caktuar. Nëse ju paraqiteni 30 minuta me vonesë nga orari i caktuar, takimi juaj mund të anulohet dhe do t'ju duhet të caktoni një takim tjetër për të aplikuar.
Gjatë Aplikimit
Ju lutemi sigurohuni që të keni përfshirë këtë listë të nënshkruar, së bashku me të gjithë dokumentacionin e kërkuar, duke përfshirë origjinalet dhe fotokopjet ashtu si shpjegohet në listë. Nënpunësi konsullor do të mbledhë dokumentacionin dhe ndërkohë do të kryeni edhe pagesën e aplikimit. Pas kësaj do të qëndroni në pritje për të kryer një intervistë me konsullin.
Vini re se, në çdo aplikim për pasaportë detajet janë shumë të rëndësishme dhe gjykohen në veçanti sipas secilit rast. Mund të ndodhë që gjatë intervistimit zyrtari konsullor të kërkojë dokumentacion apo dëshmi të tjera në lidhje me aplikimin tuaj. Në rast se kjo ndodh, sipas rregullores ju do të keni 90 ditë kohë për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, në të kundërt rasti juaj do të mohohet për prova të pamjaftueshme. Nëse ju nevojitet më shumë kohë duhet të na shkruani. Për më tepër, sipas rregullores është barra e juaj për të siguruar dëshmitë e ndryshme që do t'ju kërkohen. Ambasada Amerikane në Tiranë nuk mund t'ju japë ndonjë këshillë juridike/ligjore në lidhje me këtë çështje. Vini re se pagesa e aplikimit nuk rimbursohet.
Lista e Dokumentacionit
-
Shkarkoje dhe Stampoje (PDF 305.38 KB)
Ju lutemi shtypni imazhin për të shkarkuar dhe stampuar listën e plotë dhe ta sillni atë së bashku me dokumentet e kërkuara sipas udhëzimeve në datën dhe orën kur keni caktuar takimin.
Caktoni Takimin
-
Sistemi i Takimeve
Për të caktuar një takim për të aplikuar për këtë shërbim, ju lutemi shtypni në imazh ose në titullin e mësipërm. Vini re se sistemi elektronik i caktimit të takimeve është vetëm në gjuhën Angleze. Pasi të caktoni takimin sipas udhëzimit, ju duhet të stamponi faqen e konfirmimit të takimit dhe t'a keni me vete ditën e caktuar për të aplikuar.
Adobe Reader
-
Shkarkoje Falas
Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF. Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”. Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.