Ju keni një visitor nga Amerika!
Ambasada Amerikane në Shqipëri do të sjellë një diplomat Amerikan për të folur me një grup, shkollë të mesme apo universitet. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësinë të dëgjoni nga zyrtarë të Ambasadës Amerikane për çështjet që ju interesojnë. Ne duam të përcjellim te ju kulturën dhe vlerat Amerikane dhe do t’ju japim mundësinë të takoheni me amerikanë të cilët jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ky program i jep mundësinë grupeve të ndryshme të dëgjojnë prezantime dhe të bëjnë pyetje lidhur me politikat e jashtme Amerikane, jetën politike dhe kulturore në Amerikë si dhe të shkëmbejnë ide dhe mendime rreth çështjeve me interes të përbashkët.
Temat e diskutimeve dhe prezantimet janë të shumëllojshme. Ato variojnë nga kultura, sporti, historia, zakonet dhe traditat, ekonomia, polika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Amerikë. Shumë njerëz e konsiderojnë të rëndësishme mundësinë për tu takuar me një diplomat Amerikan. Ky program ofron gjthashtu mundësinë për të folur në ambjente të ndryshme, duke filluar nga shkollat fillore, të mesme dhe grupet universitare. Ne jemi të interesuar të marrim pjesë në konferenca dhe evente kulturore të ndryshme që zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.
Gjithashtu, zyrtarë të ambasadës janë të gatshëm të bëhen pjesë e programit ”Lexojmë me Ambasadën” që do të zhvillohet me shkollat fillore si dhe të japin intervista në mediat lokale të shkruara dhe ato televizive. Numri i të pranishmëve duhet te jetë jo më pak se 30 persona.
Udhëtimi i Folësit Amerikan do të arranxhohet dhe mbështetet me fondet e këtij programi, si dhe do të organizohet nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun.
Formati i zakonshëm në këtë program është që mbas prezantimit vijojnë pyetjet nga salla. Ne i mirëpresim sugjerimet tuaja lidhur me temat e prezantimit. Mbasi të përcaktojmë axhendën e detajuar të folësit, ju jeni të lutur të na jepni orientimet e duhura për të arritur në vendin ku do të zhvillohet prezantimi.
Koordinatorja e këtij programi është Erjona Kurti dhe ju mund ta kontaktoni atë në adresën e e-mail-it kurtie@state.gov ose në numrin e telefonit 04 224 7285 ext. 3253
Çfarë presim nga ju?
Në mënyrë që ne të plotësojmë pritshmëritë tuaja, do t’ju luteshim t’i përgjigjeshit pyetjeve të mëposhtme:
• Cila është tema e prezantimit që ju sugjeroni dhe data e përshtatshme për ju?
• A mund të na jepni ju detaje të axhendës së këtij aktiviteti?
• Sa i gjatë mendoni se duhet të jetë prezantimi?
• Sa do të jetë numri i pjesëmarrësve? Ju lutem kini parasysh që minimumi i numrit të të pranishmëve duhet të jetë 30.
• A do te ketë një seancë pyetjesh mbas prezantimit?
• A keni sugjerime të tjera për prezantime të mundshme në qytetin tuaj?
• A mund të ftoni media lokale në këtë prezantim?
• Keni sugjerime për Folësin e Ambasadës përsa i përket takimeve të tjera që ai mund të zhvillojë në qytetin tuaj, si p.sh takime me nëpunës qeveritar apo ato të kulturës?
• Është i nevojshëm përkthimi i prezantimit në gjuhën shqipe?
Ju mund të gjeni informacione të tjera rreth këtij programi në faqen tonë të internetit: http://tirana.usembassy.gov