John L. Withers II
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri -- Dr. John L. Withers, II
 Ambasadori John Withers |
John L. Withers II (Xhon Uidhërs) u konfirmua nga Senati si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri më 28 qershor 2007. Para marrjes së këtij emërimi, Dr. Withers ka shërbyer nga viti 2003-2005 si Drejtor i Qendrës së Operacioneve në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe, nga viti 2001 -2002, si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Veriore e Qendrore. Nga viti 1997-2000, Ambasadori Withers ka qenë Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Riga, Letoni. Ai ka shërbyer si Ndihmës Special i Zyrës së Zëvendës Sekretarit të Shtetit nga viti 1993-1996.
Ambasadori Withers e filloi karrierën e tij në Shërbimin Diplomatik në vitin 1984. Ai ka shërbyer në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Hagë si Zyrtar Politik nga viti 1985 -1986; si Zyrtar Përgjegjës në Zyrën e Çështjevë Kineze nga viti 1986 – 1988; si Zyrtar Politik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Lagos, Nigeri, nga viti 1988 -1990. John Withers ka shërbyer si Zyrtar Politik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Moskë nga viti 1991 deri në 1993. Për një përiudhë të shkurtër kohe në vitin 1993 ai ka shërbyer si zyrtar përgjegjës për Irlandën dhe Islandën në Zyrën e Çështjeve të Europës Veriore.
Ambassadori Withers ka gradën e Doktorit të Shkencave (PhD) në Historinë Moderne të Kinës nga Universiteti i Yale (Jeil), një gradë Master në Studime të Azisë Lindore nga Universiteti i McGill, dhe është diplomuar për histori në Universitetin e Harvardit. Ai ka përfunduar gjithashtu një kurs kërkimor të nivelit pasuniversitar në Universitetin e Nanjing, në Nanjing, Kinë. Ai ka studiuar gjuhën kineze, ruse, holandeze, si dhe frëngjisht e letonisht.
John Withers është i biri i ish-Drejtorit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), John L. Withers, Sr. dhe ka kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë së tij në Laos, Tailand, Burma, Kore, Etiopi dhe Kenia. Ai është i martuar me Maryruth Coleman, e cila shërben aktualisht si Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Lubjanë, Slloveni.