jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Burime
 
  Qëndra e Burimit të Informacionit - IRC Këndet Amerikane Programi i Shkëmbimeve Akademike Linke Mediash Linke Qeveritare të SHBA

Ambasada Amerikane Organizon Konkursin e Artit për Studentët e rinj me temë – “Respekti dhe Shumëllojshmëria nëpërmjet Artit”

Tiranë: Ambasada Amerikane në Tiranë do të organizoje një konkurs mbarëkombëtar, me titullin “Respekti dhe Shumëllojshmëria nëpërmjet Artit” nga data 1 Nëntor deri më 15 Dhjetor. Të rinjtë nga mosha 10 deri 18 vjeç janë të mirëpritur të sjellin piktura origjinale pa kornizë, me temën e respektit dhe larmishmërisë. Ky konkurs arti feston bashkëpunimin e diversitetit,  ndërbesimit, dhe atë ndërkulturor. Tradita e gjatë e Shqipërisë në lidhje me tolerancën dhe respektin për diversitetin janë temat që duhet të pasqyrohen në punimet artistike që do të dorëzohen.
Të interesuarit mund t’i dorëzojnë punimet e tyre pranë hyrjes së Ambasadës Amerikane deri në orën 17:00, të datës 15 Dhjetor. Kandidatët për konkurs mund t’i dorëzojnë punimet e tyre edhe nëpërmjet Shërbimit Courier, në adresë të Konsullatës Amerikane – Rr. Elbasanit, Nr. 103, Tiranë, nëse ato mbërrijnë në Ambasadë para afatit përfundimtar. Emri, mosha, shkolla, dhe numri i telefonit të artistit duhet të bashkangjiten në secilën prej punimeve që do të marrin pjesë në konkurs. Cdo student mund të dorëzojë vetëm një punim për konkurrim. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të krijueshmërisë së tyre, shprehjes dhe respektimit të temës së respektit dhe diversitetit. Ambasada do t’i mbajë punimet e artit për t’i prezantuar, ndaj ato nuk do tu kthehen artistëve. Lutemi të paraqisni piktura të cilat të jenë në përmasa jo më shumë se 60 cm me 90 cm.
Punimet që do të fitojnë do të shfaqen brenda në Ambasadën Amerikane për një afat kohor të caktuar. Artistët fitues do të ftohen për një tur për të parë Ambasadën, një prezantim me Ambasadorin Amerikan dhe një prezantim me “Ambasada në Koleksion Arti” që është aktualisht i ekspozuar në Residencën e Ambasadorit. Gjykimi i punimeve do të bëhet në bazë të grupmoshave 10 deri 14 vjeç dhe 15 deri 18 vjeç. Fituesit do të kontaktohen nëpërmjet telefonit/celularit, emailit ose faksit deri më datë 17 Dhjetor 2009.

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!