Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Si Të Aplikoni

Dokumentacioni i Kërkuar për të Aplikuar për një Vizë Jo-Emigrimi

Ju lutemi lexoni më vëmendje informacionin e mëposhtëm për të shmangur ngatërresat.  Mbasi të keni përgatitur dokumentacionin e mëposhtëm mund të caktoni takimin tuaj nëpërmjet http://albania.usvisa-info.com.

Dështimi për të paraqitur formularët e kompletuar në kohën e intervistës për vizë do të rezultojë në anullimin e datës tuaj të takimit dhe ju do t’iu duhet të caktoni një date tjetër takimi.

Për vizat që aprovohen:
Nëse aplikimi juaj aprovohet, seksionit konsullor do t’i duhet të paktën dy ose tre ditë pune për të përfunduar procesin dhe stampimin e vizës. Për të gjithë aplikantët që banojnë në Shqipëri, pasaporta juaj do të kthehet me anë të shërbimit DHL. Zyrtarët e DHL-së do t'iu kontaktojnë sapo të marrin pasaportën nga zyra jonë. Ju lutemi vini re se nuk ka asnjë tarifë kundrejt këtij shërbimi.

Aplikantët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet të këshillohen që shërbim Brenda ditës nuk është i disponueshëm. Aplikantët duhet të përgatiten të lënë pasaportën e tyre në Ambasadën Amerikane në Tiranë edhe për ditën tjetër për të përfunduar procesin e vizës. Ambasada Amerikane në Tiranë nuk garanton se sa do të zgjasë ky process.

Për aplikimet që mohohen/refuzohen:
Nëse aplikimi juaj i vizës mohohet/refuzohet, pasaporta juaj do të kthehet në përfundim të intervistës, së bashku me një letër që shpjegon se në cilën pjesë të ligjit Amerikan ju nuk kualifikoheni.

Ju lutemi këshillohuni se, Ambasada Amerikane në Tiranë ka organikë folëse në gjuhën Angleze dhe në atë Shqipe për të ndihmuar aplikantët e vizave.

Të gjithë aplikantët për viza jo-emigrimi, ju lutemi sillni:

  1. Formularët e Aplikimit:

    DS-160 - të plotësuar elektronikisht (Për të gjithë aplikantët, pavarësisht nga mosha); NËSE JU NUK SILLNI FAQEN E KONFIRMIMIT TË FORMULARIT DS-160 ME KODIN PËRKATËS, TAKIMI JUAJ DO T'JU SHTYHET PËR DATËN TJETËR TË MUNDSHME.
  2. Pasaporta:

    Një pasaportë, e vlefshme të paktën 6 muaj mbas hyrjes së planifikuar në Shtetet e Bashkuara.

    Ju lutem sillni çdo pasaportë të mëparshme që ju është lëshuar dhe që i keni ende në posedimin tuaj. Nëse ju keni një pasaportë të re dhe pasaporta juaj e mëparshëme nuk ka skaduar akoma, ju duhet t'a anulloni atë fizikisht pranë autoriteteve të policisë lokale.
  3. Fotografia:

    Një fotografi të kohëve të fundit (jo më shumë se 6 muaj të vjetër). Ju lutemi lexoni kërkesat e fotografisë në faqen tonë të Internetit “Kërkesat e Fotografisë”. Fotografitë që nuk përmbushin këto specifikime do të refuzohen dhe aplikantit do t’i kërkohet të sjellë një fotografi të re.
  4. Tarifa e Aplikimit:

    Pagesa aktuale: Për shumë kategori vizash duke përfshirë: vizitorë për biznes ose turizëm, studentë, vizitorë shkëmbimi, media, dhe programet e punës së verës pagesa është 160 Dollarë ose e barazvlefshme në Leke (subjekt për t'u ndryshuar) sipas kursit të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.  Për shumicën e vizave të bazuara në peticion pagesa është 190 Dollarë ose ekuivalenti në Lekë.  Për vizat e investitorëve ju lutem shihni informacionin më poshtë.  Tarifa e aplikimit nuk është e kthyeshme - Tarifat tani do të paguhen në paradhënie, pa ndonjë pagesë shtesë, me para në dorë në çdo degë të Bankës Kombëtare Tregtare me kartë krediti online ose duke telefonuar qendrën e telefonatave. Çdo aplikant duhet të paguajë tarifën individuale përpara se të paraqitet për intervistë.
  5. Pagesa për lëshimin e Vizës – Nëse viza ju lëshohet, do të ketë një pagesë shtesë në bazë reciprociteti, nëse është e aplikueshme. Ju lutemi konsultoni Tabelat Reciproke të Vizave për të zbuluar nëse ju duhet të paguani pagesën shtesë në bazë reciprociteti. Nëse ka pagesë për lëshimin e vizës, ajo është a barabartë afërsisht me pagesën që u ngarkohet qytetarëve Amerikanë kur ata udhëtojnë në shtetet e tjera.
  6. Dëshmitë:

    Aplikantët për viza vizitori duhet të tregojnë që ata kualifikohen sipas parashikimeve ligjore të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Aplikantët duhet të demonstrojnë që ata janë të klasifikuar si vizitorë sipas ligjit Amerikan. Ligji Amerikan i emigracionit parashikon që çdo aplikant ka për qëllim të emigrojë në SHBA. Prandaj, aplikantët duhet ta tejkalojnë këtë parashikim dhe të demonstrojnë që janë të klasifikuar si vizitorë sipas parashikimeve të ligjit Amerikan duke treguar se:
    • Qëllimi i udhëtimit tuaj është për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për biznes dhe kënaqësi;
    • Ata planifikojnë të qëndrojnë për një periudhë specifike të limituar;
    • Kanë dëshmitë fondesh për të mbuluar shpenzimet në Shtetet e Bashkuara;
    • Kanë dëshmi detyruese lidhjesh ekonomike dhe sociale jashtë SHBA; dhe
    • Ata kanë një residence jashtë Shteteve të Bashkuara si dhe lidhje detyruese që do të sigurojnë kthimin në vendin e tyre në fund të vizitës.

      Për më shumë informacion ju mund të vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Viza për Vizitorët.”
  7. Dokumentacioni Shtesë:


Shkëmbyesit Kulturor (Vizat J), Pagesa: 160 Dollarë

Të gjithë aplikantët për viza shkëmbimi kulturor duhet të përgatiten të paraqesin dokumentacionin shtesë si më poshtë:

  • DS-2019, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Vizitorëve Shkëmbyes. Ju Ju duhet të paraqisni një formular të nxjerrë nga sistemi SEVIS, DS-2019, i cili u është dhënë nga sponsori juaj i programit. Të gjithës studentët, ashtu dhe bashkëshortët e tyre dhe vartësit duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Vizitorit Shkëmbyes dhe Studentor (SEVIS), një sistem i bazuar në Internet që mban infomracion aktual dhe të saktë mbi vizitorët shkëmbyes dhe studentor si dhe vartësve të tyre (mbatësit e vizave J-2). Sponsori juaj i programit është përgjegjës për të regjistruar informacionin e formularit DS-2019 në sistemin SEVIS. Vizitorët shkëmbyes që nuk bëjnë pjesë në programet e sponsorizuara nga Qeveria Amerikane do t'i duhet gjithashtu të paguajnë taksën e SEVIS I-901 për çdo program. Pyetjet përsa i përket programit tuaj shkëmbyes duhet t'i drejtohen sponsorit tuaj të programit.
  • DS-7002 (PDF 47.82 KB), Plan Vendosje për Trajnim/Praktikën. Të gjithë vizitorët shkëmbyes (Vizat J) aplikantët e vizave për stazhier ose praktikantë me formularin DS-2019 të lëshuar në ose mbas datës 19 Korrik 2007 (bazuar në kutinë 7 të formularit) duhet gjithashtu të paraqesin Plan Vandosjen për Trajnimin/Praktikën, Formularin DS-7002 kur të aplikojnë për vizën. Nëse formulari juaj DS-2019 është lëshuar përpara datës 19 Korrik 2007, formulari DS-7002 nuk duhet. Për më shumë informacion rreth rregullave të reja për programet e stazhierëve dhe praktikantëve, lexoni Programet e Sektorit Privat, në Programin e Vizitorëve Shkëmbyes të Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore.


Punonjësit e Përkohshëm (Vizat H, L, O, P, Q), Pagesa: 190 Dollare

Ju do t'iu duhet numri i faturës që është i stampuar (printuar) në formularin e aprovuar, peticioni I-129. SHËNIM: Gjatë intervistës, zyrtari konsullor do të përdorë numrin e faturës për të verifikuar aprovimin e peticioninit, formularin I-129. Prandaj, formulari I-797 nuk përdorët më për të verifikuar aprovimin e peticionit, dhe nuk duhet më kur të intervistoheni. Me përjashtim të vizave H-1 dhe L-1, aplikantët mund t'i duhet të tregojnë prova të lidhjeve detyruese me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara të cilën ata nuk kanë për qëllim të braktisin. Është e pamundur të specifikojmë llojin e saktë të kësaj dëshmije sepse rrethanat e aplikantëve ndryshojnë shumë.


Punonjësit e Përkohshëm Fetarë (Vizat R), Pagesa: 190 Dollare

Ju do t'iu duhet numri i faturës që është i stampuar (printuar) në formularin e aprovuar, peticioni I-129. SHËNIM: Gjatë intervistës, zyrtari konsullor do të përdorë numrin e faturës për të verifikuar aprovimin e peticioninit, formularin I-129. Prandaj, formulari I-797 nuk përdorët më për të verifikuar aprovimin e peticionit, dhe nuk duhet më kur të intervistoheni. Zyrtarët konsullorë mund t'iu kërkojnë çfarëdo dokumentacioni të nevojshëm, dhe aplikanti duhet të përgatitet të paraqesë çfarëdo ose të gjitha nga dokumentat që pasojnë për të verifikuar që aplikanti dhe organizate fetare kualifikohen për statusin e vizës R, duke përfshirë:

  • Prova të përjashtimit nga taksat ose që kanë të drejtë përjashtimi nga taksat dhe;
  • Një letër nga një zyrtar i autorizuar të njësisë së veçantë të organizatës punëdhënëse që siguron:

    • Se nëse anëtarësimi fetar i aplikantit është mirëmbajtur, në tërësi ose pjesërisht, jashtë Shteteve të Bashkuara, organizatat fetare të huaja dhe të Shteteve të Bashkuara i përkasin të njëjtit sekt fetar;
    • Se, menjëherë përpara aplikimit për vizë R, i huaji ka qenë anëtar i sektit fetar për periudhën e kërkuar 2 vjeçare;
  • Nëse aplikanti është një ministër, ai ose ajo është i/e autorizuar të drejtojë falje fetare për atë sekt. Detyrat duhen përshkruar në detaje; ose
  • Nëse aplikanti ka për profesion fenë, ai ose ajo të ketë të paktën një diplomë universiteti ose të barabartë me të, dhe që një diplomë e tillë të jetë e kërkueshme për të praktikuar profesionin fetar; ose
  • Nëse aplikanti do të punojë në një punë ose zanat si jo-profesionit, ai ose ajo kualifikohet nëse puna që do të bëjë lidhet më funksionin e traditave fetare;
  • Marrëveshje për shpërblimin, duke përfshirë shumën dhe burimin e rrogës, lloje të tjera kompensimi si ushqimi dhe strehimi, dhe çdo përfitim tjetër kur vlera monetare mund të fiksohet, dhe një deklaratë nëse një shpërblim i tillë do të bëhet në këmbim të shërbimeve;
  • Emrin dhe vend-ndodhjen e njësisë së veçantë organizative të sektit fetar ose or filialin për të cilin aplikanti do të kryejë shërbimet;
  • Nëse i huaji do të punojë për një organizatë që është e lidhur me një sekt fetar, një përshkrim të natyrës së marrëdhënies midis dy organizatave;
  • Dëshmi të aktiviteteve dhe metodave operacionale të organizatës fetare; dhe
  • Letrat e përfshirjes së organizatës nën ligjin e aplikueshëm të shtetit.


Media e Huaj (Vizat I), Pagesa: 160 Dollare
 
Prova të punësimit – Paraqisni si në vijim:

  • Stafi Gazetar: Një letër nga punëdhënësi ku të përfshihet emri i punonjësit, pozicioni me kompaninë, dhe qëllimin dhe kohën e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
  • Gazetar i Pavarur i kontraktuar nga një organizatë mediatike: Një kopje të kontratës me organizatën, ku të përfshihet emri i punonjësit, pozicioni me organizatën; qëllimin dhe kohën e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, dhe kohëzgjatja e kontratës.
  • Ekuipazhi i Filmit Mediatik: Një letër nga punëdhënësi ku të përfshihet ky informacion: emri, pozicioni që mban me kompaninë; titulli dhe një përshkrim i shkurtër i programit që do të filmohet dhe periudhën kohore që do të duhet për të filmuar në Shtetet e Bashkuara.
  • Kompani e Pavarur Prodhimi e kontraktuar nga një organizatë mediatike: Një letër nga organizata që ka mandatin e punës ku të përfshihet ky informacion: emri, titulli dhe një përshkrim i shkurtër i programit që do të filmohet, periudha kohore e kërkuar për filmimin në Shtetet e Bashkuara dhe kohëzgjatja e kontratës.


Investitorët me Bazë Traktati (Vizat E2), Pagesa: 270 Dollare

Investitorët me bazë traktati, duhet të plotësojnë edhe formularin DS-156E (PDF 591.05 KB), Aplikim Jo-Emigrues për Tregtar dhe Investitor me bazë Traktati, së bashku me formularin DS-160.

Nji aplikant për vizën e Investitorit me Bazë Traktari (E-2) duhet fillimisht të vërtetojë që ndërmarrja e investimeve të përmbushë kërkesat e ligjit, dhe të përputhet me kërkesat e shumta që ka klasifikimi i vizës E-2. Zyrtari konsullor mund t'i japë aplikantit formular të posaçëm për këtë qëllim. Aplikanti duhet të presë nga zyrtari konsullor që t'i kërkojë dokumentacion shtesë, për të vendosur rreth pranueshmërisë të një vizë për investiror me bazë traktati. Është e pamundur për të cilësuar dokumentacionin e saktë që kërkohet sepse rrethanat e aplikantit ndryshojnë shumë. Nu ju sugjerojmë të lexoni informacion në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Vizat për Investitorët me Bazë Traktati” për kërkesat për t'u kualifikuar për një vizë të tillë.

Adobe Reader

  • Shkarkoje Falas
    Shkarkoje Falas

    Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF.  Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”.  Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.